Interpoli kërkon 17 serbë të
dyshuar për krime lufte në Kosovë

Interpoli kërkon 17 serbë të<br />dyshuar për krime lufte në Kosovë
Policia ndërkombëtare e INTERPOL ka shpallur në kërkim 19 shtetas serbë të cilët akuzohen për krime lufte ndaj Kosovës. Lajmi bëhet i ditur nga Zëri i Amerikës sipas të cilave për Momir Stojanoviç dhe 16 serbë të tjerë, është lëshuar urdhër arresti në faqen e INTERPOL, ku është vendosur me kërkesën e një prokurori ndërkombëtar të Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

Urdhër arresti pasoi një periudhë hetimesh pesë vjeçare, që lidhen me kohën kur Momir Stojanoviç ishte pjesë e korpusin të dikurshëm të Ushtrisë Jugosllave në Prishtinë.

Stojanoviç dhe 16 persona të tjerë dyshohen për përfshirje në masakrën e fshatit Mejë të komunës së Gjakovës më 27 prill të vitit 1999, kur ishin vrarë afro 400 shqiptarë. Trupat e shumicës prej tyre ishin fshehur për një kohë në një varrezë masive në Serbi.

Në të njëjtin urdhër arrest janë edhe Nikola Miçunoviç, Zoran Mirkoviç, Momçilo Stijoviç, Momçilo, Milutin dhe Miladin Novakoviç, Dragan e Aleksandër Pekoviç, Zhivko Vuksanoviç, Mirash Gegoviç, Predrag Stojanoviç, Muharrem Ibraj, Misho Popoviç, Dimitrije Rashoviç, Sreten Camoviç dhe Llazar Drashkoviç.

Në bazë të këtij urdhër arresti ditë më parë Podgoricë, kryeqyteti Malit të Zi, është arrestuar Mirash Gegoviç, i cili ndodhet në paraburgim.

Momir Stojanoviç aktualisht është deputet i Partisë Përparimtare të Serbisë, që udhëhiqet nga kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryetar i komisionit parlamentar për çështje të sigurisë. Ai u tha mediAve serbe se urdhër arresti ndaj tij është trysni politike ndërsa pret mbështetjen e shtetit serb.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Noizy reagon për sherrin në Kosovë: Nuk preka njeri, urdhër-arresti është i padrejtë

Noizy reagon për sherrin në Kosovë: Nuk preka njeri, urdhër-arresti është i padrejtë