Interpoli ka lëshuar një njoftim për urdhër-arreste ndërkombëtare me kërkesë të autoriteteve amerikane, DASH dhe FBI për skandalin e korrupsionit.
Urdhri është lëshuar për dy ish-zyrtarëve të lartë të FIFA-s dhe 4 shefave ekzekutivë. Akuzat ndaj personave në fjalë lidhen me korrupsionin.
Në “listën e zezë” janë ish-zëvendëspresidenti i FIFA-s, Jack Warner nga Trinidadi dhe ish-anëtari i komitetit ekzekutiv Nicolas Leoz nga Paraguaji.
Persona të tjerë në listën e kërkimit të Interpolit janë edhe argjentinasit Alejandro Burzaco, vëllezërit Hugo dhe Mariano Jinkis dhe braziliani Jose Margulies.
Ndaj 6 personave rëndojnë akuzat e shantazhit, konspiracionit dhe korrupsionit.
Njoftimi vjen një ditë pasi Sepp Blatter ka hequr dorë nga posti i presidentit të FIFA-s.
d.b/shqiptarja.com