Interpoli sjell në Shqipëri, një të
kërkuar për  vrasje nga Cakrani

Interpoli sjell në Shqipëri, një të<br />kërkuar për  vrasje nga Cakrani
TIRANË – Interpoli ka ekstraduar sot nga Londra për në Shqipëri, shtetasin shqiptar Ilirian Nuri Zeqaj, 41 vjeç, nga Cakrani i Fierit. Zeqaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga gjykata e Fierit në vitin 2000 për vrasje me paramendim.

I ekstraduari Ilirian Zeqaj, më datë 26 korrik 1999, në fshatin Cakran në bashkëpunim me një shtetas tjetër, kanë vrarë për motive hakmarrje dy shtetas. Si rezultat i bashkëpunimit e shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës me Interpol Londra, më datën 27 korrik 2011 është bërë arrestimi i tij në Londër me qëllim ekstradimin në Shqipëri. Sot, ky person, në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim