Intervista/ Anastas Kostandini: 
Si e kam njohur Sofa Zengon

Intervista/ Anastas Kostandini: <br />Si e kam njohur Sofa Zengon
TIRANE- Anastas Kostandini (Taso) kujton si e ka njohur Sofien në studion e vogël në shtëpinë e motrave Zengo në Korçë, të cilën e vizitonte shpesh. E mbushur me vepra arti gjithandej, ku siç thotë ai “vetëm në tavan nuk kishte të tilla”, Sofia Zengo Papadhimitri në atë shtëpizën e saj mblidhte telajot, skicat, vizatimet, kujtimet e Akademisë së Athinës, por edhe modelet e modelët që pozonin për portretet e saj në studio. Taso kujton edhe bashkëshortin e Sofia Zengos, Aqile Papadhimitrin. Shpeshherë, të zhytur me Sofinë në biseda për artin e pikturën, ata përfundonin duke drekuar së bashku.

Kujtimet e Tasos e marrin pikënisjen nga aktivitetet e 100-vjetorit të lindjes së artistes, ku pas botimit të librit “Sofia Zengo, një jetë e pikturuar”, me autorë djemtë e saj, Jani dhe Vangjush Papadhimitri, vjen dhe një ekspozitë me 80 punime të panjohura më parë.

Mbrëmë në Galerinë Kombëtare të Arteve u çel ekspozita personale e Sofia Zengo Papadhimitrit, e kuruar nga Ylli Drishti në bashkëpunim me familjen Papadhimitri. Veprat në teknikën e vajit dhe vizatime në karbon janë përzgjedhur nga punët e viteve 1936-1976. 25 punime në vaj janë pjesë e koleksionit të GKA-së, e të tjerat pjesë e koleksionit të familjes.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kuti, Tavo thellon diferencën! Ka marrw 1150, Gjikuria 559

Hapen 8 kuti, Tavo thellon diferencën! Ka marrw 1150, Gjikuria 559