TIRANE - Shemsi Prençi, dha dje publikisht dorëheqjen nga posti i drejtorit të policisë së qarkut Dibër, detyrë që e mbante prej disa muajsh. Një një intervistë për “Shqiptarja.com”, Prençi thotë se ishte i detyruar të largohej, sepse kishte humbur betejën me mafian e kromit, e cila shtrihet nga Bulqiza, te Policia e Shtetit deri të qeveritarët dhe kryeministri largimin e tij duke akuzuar strukturat më të larta të shtetit shqiptar, deri tek kryeministri i vendit në përfshirjen me mafian. Kryepolici me një karrierë të gjatë brënda uniformave blu për herë të parë ka folur hapur jo vetëm për konfliktet brënda Policisë së Shtetit, por dhe për ekzistencën e një mafie që sipas tij favorizohet nga kryeministi Sali Berisha.
Kryepolici ka denoncuar ekzistencën e kësaj mafie e që sipas tij, nuk bëhet fjalë për kriminelë oridinerë, por për fije që lidhen deri në krye të shtetit shqiptar. Policë, zyrtarë, pronarë kompanish e deri tek kryeministri Berisha duket kanë lidhje ndërmjet tyre e që për kryepolicin nuk janë gjë tjetër veçse mafia që s'ka atdhe, por vetëm shpellën e krimit. "Kur dëgjova Berishën të fliste për këtë mendova se e ka mësuar nga librat. Por, fatkeqësisht, i gjetur përballë shpellave të mafies më Bulqizë, përballë heshtjes së strukturave të larta të shtetit, deri tek Kryeministri i Shqipërisë, të denoncimeve që unë kam bërë nga thellësia e minus 1400 metrave të eizistencës së shpellave të mafias, e kur këto ranë në vesh të shurdhët kuptova të vërtetën e tmerrshme se njohja e kryeministrit për mafien vjen nga brenda shpellave të saj dhe jo nga librat"-deklaroi gjatë bërjes publike të dorheqjes së tij, Drejtuesi i Parë Shemsi Prençi. Kryepolici tha gjithashtu se disponon dokumenta dhe informacione për ekzistencën e kësaj mafia por shpreson që një dëshmi e tillë të bëhet fillimisht pranë organeve të Prokurorisë së Përgjithshme, tek e cila beson se do të nisë hetimet e të mos jetë e lidhur me shpellat e mafies në pushtet.
Në një intervistë për "Shqiptarja.com", ish-drejtori i Policisë së Qarkut Dibër akuzoi strukturat e larta shtetërore se janë implikuar në atë që ai e quajti "mafia e shpellave", e cila shfrytëzon barbarisht kromin dhe jetën e minatorëve të Bulqizës.
Z. Prençi ju dhatë dorëheqjen dhe, nga sa ju keni deklaruar, këtë e bëtë për shkak të mafies së kromit ku janë përfshirë strukturat e Ministrisë së Brëndshme. Për cilat struktura e keni fjalën?
Dorëheqja ime vjen si rezultat i një reflektimi dhe përballje të përditshme me mafien e kromit në Bulqizë. Sapo kam marrë detyrën e Drejtorit të Policisë së Qarkut në Dibër, krahas problematikave të tjera në garantimin e rendit në qytet, jam përballur me elementë kriminalë si dhe me zotërues të galerive të kromit, që falë mbështetjes politike vidhnin pasurinë kombëtare. Të gjitha rastet e konstatuara unë i kam denoncuar qoftë në prokurori po ashtu dhe në të gjitha strukturat e hierarkisë së Ministrisë së Brëndshme. Por ajo që unë nuk dija është se të përfshira në këtë segmente ishin dhe strukturat e Policisë së Shtetit. Tashmë e them me bindje se këto struktura janë të përfshira në këtë mafie që sot nëntokën e Bulqizës e ka kthyer në shpella ku shfytëzohen qindra punëtorë, ku jeta e tyre dhe në këtë momente që flasim është e rrezikuar seriozisht. Në kushte, kur asnjë prej strukturave të Ministrisë së Brendëshme nuk ka reaguar në përballje me mafien e kromit jam detyruar të jap dorheqjen. Pasi kam bërë detyrën që më ngarkon ligji duke i denoncuar në të gjitha insitucionet, sot, pa uniformën e policit, mund të flas të vërtetat që unë di në lidhje më këtë krim që po i bëhet pasurisë tonë kombëtare. Mund të flas për ekzistencën e shpellave të mafies, kreu i së cilës është në Tiranë.
Ju thoni që keni denoncuar në prokurori ekzistencën e kësaj mafie që vepron në Bulqizë. A mund të më bëni me dije cilat janë kallëzimet që ju keni kryer?
Kallëzimet qe ne kemi bërë, në një farë mënyrë vërtetojnë dhe lidhjet e strukturave të Ministrisë së Brëndshme dhe Policisë së Shtetit me mafien e kromit. Pak ditë më parë në prokurorinë e Peshkopisë është depozituar kallëzimi për tre efektivat e lartë të komisariteve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Dibrës. Këta oficerë policie janë njerëzit më besnikë të drejtorit të SHKB-së, Astrit Halili. Në emër të uniformës së Policisë së Shtetit kanë ushtruar terror ndaj banorëve duke favorizuar hapur kompani që kanë licencën e shfrytëzimit të kromit. Të gjitha rastet e konstatuara unë i kam informuar periodikisht në SHKB, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, por çdo denoncim i imi është përcjellë me indiferentizëm duke më bërë që të bindem që struktura të tilla o janë pjesë e mafies së kromit, ose janë marrë peng prej tyre. Unë në cilësinë e drejtorit të Policisë u kam vënë në dispozicion dokumenta që vërtetojnë inkriminimin dhe veprimtarinë kriminale të oficerëve të policisë dhe kompanive të kromit, por në vend të reagimit të shtetit unë kam pësuar sulmin e një kompanie mediatike që ka interesa të drejtëpërdrejta në galeritë e kromit në Bulqizë. Sot, pa uniformën e policisë së shtetit, unë dola për të folur pikërisht për këto skandale që kanë përfshirë policinë, por dhe të ekzistencës së mafies së kromit. Jam i bindur që kam vepruar drejt sepse tashmë nuk kam më vlerë thënia që "njeriu flet dhe me heshtjen e tij".
Z. Prençi në deklaratët tuaj ju flisni për ekzistencën e mafies, e unë nuk besoj se vetëm denoncimi që ju u keni bërë efektivave të policisë së komisariateve që ju drejtonit përbën këtë zinxhir. A mund të më flisni më konkretisht?
Nga verifikimet që unë kam mundur të bëj në këtë përballje në një periudhë të shkurtër kohore që unë kam qënë nën drejtimin e Policisë së Qarkut të Dibrës kam konstatuar se në galeritë e Bulqizës janë licensuar kompani, përfaqësuesit e së cilës janë në Ministrinë e Ekonomisë së Tregtisë dhe Energjitikës, të cilët kanë lidhje të ngushta me përfaqësues të qeverisë, të shtetit shqiptar, për të cilët besoj se dhe do të kemi rast për të folur. Këta njerëz sot nuk kanë të ngopur duke shfytëzuar djersën e baballarëve të fëmijëve të mbetur jetimë në shpellat e krimit në Bulqizë.
Z. Prençi, gjatë reagimit të saj Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit thotë se ju jeni pezulluar nga detyra që ditën e henë. Ju jeni vënë në dijeni pë rkëtë vendim?
Jo. Kjo nuk është absolutisht e vërtetë. Një reagim i tillë ka ardhur si rezultat e dorëheqjes sime, por po ju them se është një veprim krejtësisht i kompromentuar. Së pari, qoftë edhe gojarisht unë nuk jam njoftuar për pezullimin tim nga detyra. Deri mbrëmjen e së mërkurës unë kam qenë në detyrë, madje dhe me misione të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm Hysni Burgaj. E kjo është krejtësisht e vërtetueshme. Kjo deklaratë është një hakmarrje për shkak të asaj që unë kam denoncuar publikisht pas dorëheqjes së dhënë e besoj që Prokuroria e Përgjithshme do të hapë hetimet dhe unë jam i gatshmëm të bashkëpunoj me gjithë sa di për ekzistencën e kësaj mafie në Bulqizë ndaj së cilës si Drejtori i Policisë së Shtetit unë rezultova i "dështuar" në eliminimin e saj. Arsyet se përse unë ua bëra me dije.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Prençi dha dje doreheqjen