Intervista e Dumanit/ Lapardhaja: Dje konfirmoi që SPAK dhe ai janë indiferent ndaj sulmeve politike! Një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë, fat për shoqërinë shqiptare

TIRANË - Analisti Namir Lapardhaja foli në Report Tv mbi intervistën e mbrëmshme të kreut të SPAK, Altin Dumani në RTSH. Lapardhaja më herët shkruajti dhe një shkrim duke vlerësuar Dumanin për fisnikëri në përgjigje të sulmeve nga politika, Meta dhe Berisha. 

'Ai është shkrim nuk është vetëm për intervistën e mbrëmshme por në vazhdën e punës deritashme të SPAK në drejtimin e Dumanit. Përgjatë kësaj kohe ka pasur sulme disproporcional në adresë të Dumanit nga politika dhe subjektet e hetimit të SPAK. Këto subjekte janë investuar edhe me njerëzit e tyre në media duke na portretizuar një Duman nga epitetet më të ulëta dhe si mashë e qeverisë. Për të dhënë kontrastin me çka është dhënë kam zgjedhur dhe atë titull ‘Fisnik Dumani’ për ti dhënë kontrast me epitetet negative që i janë vënë. Sa e drejtë dhe e vërtetë dhe e mbështetur në ligj është puna e SPAK duhet parë kush e sulmon SPAK.'

Lapardhaja thekson për Esmeralda Dodaj se Dumani është i pakorruptueshëm dhe është një fat për shoqërinë shqiptare. 

'Klasë politike në 34 vjet e ka thyer besimin e publikut dhe shqiptarëve duke mos ia kthyer besimin në shërbesa por duke u pasuruar në mënyrë ekstreme. Kemi një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë dhe detyrimin ligjor që është mbi 100 euro. Nëse do kishte qoftë dhe një të çarë të vetme ku të ngulej leva dhe dalta e sulmeve do e kishin thërrmuar Dumanin, por është një figurë fat për shoqërinë shqiptare.'

Dje Dumani konfirmoi sipas Laparadhasë se ai dhe prokuror të tjerë të SPAK nuk shohin televizor. 

'Dje konfirmoi një tjetër shkrim timin, që SPAK dhe Dumani nuk shohin televizor dhe janë indiferent dhe nuk ndikohen nga akuzat politike. Ajo që mungoi për 34 vite ishte drejtësia në nivele të larta dhe pandëshkueshmëria e kateve të larta. Fakti që Dumani dhe të tjerë janë indiferentë ndaj sulmeve politike është lajm i mirë.'

Opozita që sulmon Dumanin është në konflikt interesi me të. 

'Opozita është thellësisht e fragmentarizuar. Flasim për atë fragmente që janë në konflikt me zotin Dumani dhe ka një pjesë tjetër që është në mbështetje të SPAK. E sulmojnë Dumanin si njeri të amerikanëve. Vetëm në ‘45 u ekzekutuan kundërshtarët si mbështetës të amerikanëve. Dumani dha përgjigje që një prokurori të mbështetet nga SHBA nuk është lajm i keq. SHBA mbështetin institucionin dhe drejtësinë dhe krijesën e tyre që është reforma në drejtësi. Fatmirësisht që SPAK mbështeten nga amerikanët pasi mund të mbështeten dhe nga Rusia apo Irani.'

Ndërsa mendon se Dumani nuk donte të jepte ndonjë mesazh. 

'Nuk mund duk që ishte intervistë donte të jepte mesazhe. Ai tregoi ato që ai ka dhe bën në përditshmërinë e tij.'

Më tej komentoi dhe vendimin e Apelit për Berishën. 

'Nuk jam në gjendje të deklaroj si ishte vendimi i Apelit. Atje ka jurist të zotë por që kanë dhe koherencë me vendimet e gjykatave të tjera. Nuk kam çfarë komentoj për vendimin e Apelit. Ajo që vërej se Berisha si kurrë më parë nuk sulmoj një gjykatë para vendimit të saj. Ai më parë sulmonte me retorikën qoftë trupën e gjyqtarëve apo gjykatën, nuk e pamë këtë sulm në gjykatën e Apelit. Kërkoi largimin e një gjyqtareje, nuk kërkoi të tërhiqej relatori, një person që ka qenë pre e sulmeve të Berishës. Sulmet i bëri pas daljes së vendimit. Gjatë kësaj kohe ka pritur një përgjigje tjetër nga Apeli apo garancia që ka kërkuar nga pushtetit. Dhe vetë kryeministrit Rama nuk i intereson një Berishë i izoluar.'

Sa i përket takimit të Ramës nesër me diasporën në Londër, analisti u shpreh se kryeministri po takon mërgatën që ka krijuar vetë në Angli. 

'Rama po zhvillon takime me diasporën por nuk kemi të qartë modulin apo si do votojë diaspora. Kërkesa për të votuar është legjitime, por në gjykimin tim gjatë viteve është eksportuesi më i madh i shqiptarëve në të gjithë botën. Po shkon të takoj mërgatën që ka krijuar gjatë qeverisjes së tij.'
 

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'