Intervista e Papa Françeskut, flet për transeksualët: Janë bij të Zotit! Ata erdhën në Vatikan dhe u larguan prej aty duke qarë...

Papa Francesku gjatë fundjavës është pritur me duartrokitje në Parkun Eduardi VII në Lisbonë... Por para nisjes, ai ka dhënë një intervistë për revistën katolike “Vida Nueva”, ku vëmendjen më të madhe e ka marrë përsëritja e  përkrahjes së tij për komunitetin LGTB, duke u ndalur tek transeksualët.

“Herën e parë që një grup transeksualësh erdhën në Vatikan dhe më vizituan, u larguan prej aty duke qarë, e duke më thënë se sapo u kisha dhënë dorën... Kjo, sikur të kisha bërë diçka të jashtëzakonshme për ta. Por ata janë bij të Zotit!”, është shprehur Papa Francesku

Edhe në këtë bisedë ai garanton se do të vijojë ‘ofensivën e paqes’ për Ukrainën.

“Kardinali Matteo Zuppi, kryepeshkop i Bolonjës po punon në mënyrë intensive, si përgjegjës për dialogët. Ka shkuar tashmë në Kiev, ku këmbëngulin për fitoren, duke mos i mëshuar ndërmjetësimit. Ka shkuar edhe në Moskë, ku është përballur me një sjellje që mund ta konsiderojmë diplomatike nga ana e Rusisë. Progresi që vlen të përmendet lidhet me kthimin e fëmijëve ukrainas në vendin e tyre. Po bëjmë gjithçka kemi në dorë për të garantuar që çdo anëtar i familjes që kërkon kthimin e fëmijëve, të mund ta arrijë. Për këtë po mendoj për të zgjedhur një përfaqësues të përhershëm, si urë lidhëse mes autoriteteve ruse dhe atyre të Ukrainës. Për mua, mes dhimbjes së Luftës, ky është një hap i madh”, ka thënë Ati i Shenjtë.

Ndër të tjera Ati i Shenjtë është shprehur se kryepeshkopi Zuppi pas Uashingtonit, do të bëjë një vizitë në Pekin, pasi të dy vendet mbajnë çelësin për të ulur tensionet e konfliktit.

 

/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025