Intervista e parë e çiftit,Princ Harry:
Yjet u rreshtuan kur takova Meghanin

Intervista e parë e çiftit,Princ Harry:<br />Yjet u rreshtuan kur takova Meghanin<br>
Harry dhe Meghan Markle kanë zbuluar propozimin e Princit për martesë, i cili ishte ulur në gjunjë në pritje të një “po-je” ndërsa ata ishin pjekje një pulë në shtëpi.

Çifti i lumtur dha intervistën e tyre të parë të përbashkët në “Mishal Husain” të BBC-së, disa orë pas konfirmimit të angazhimit të tyre.

Më herët Meghan tregoi edhe unazën e saj të mrekullueshme që përmban tre gurë - një nga Botsvana ku çifti pushoi së fundi, dhe dy diamante nga koleksioni personal i nënës së tij Diana.

Lajmi mbi dasmën e çiftit, e cila pritet të në pranverën e ardhshme, u dha nëpërmjet një deklarate të shkurtër ditën e sotme.

Princi Harry tha gjatë intervistës se ai dhe aktorja amerikane Meghan Markle ranë në dashuri "kaq shpejt" dhe kur ai u takua me të u duk se "yjet u rreshtuan".

Çifti i tha se më përpara ata nuk njiheshin fare me njëri-tjetrin.

Nuk e njihja Meghan më parë. E njoh atë vetëm pasi ma prezantoi një mik. Më pas e bukur zonja Markle u fut në jetën time", tha Princi.



 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

38/2
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në