Intervista e plotë e Bushatit te “5 Pyetjet nga Babaramo”

Z.Bushati, gjatë qëndrimit tuaj në Sofje, është përfolur në fundjavë, jeni takuar me homologun Kotzias është lajm i vërtetë?
Po jemi takuar…

Çfarë diskutuat?
Kemi diskutuar sërish duke marrë në shqyrtim progresin e marrëdhënieve , jemi takuar dhe në Davos, kemi shoqëruar kryeministrat për të qenë preciz dhe vazhdojnë diskutimet të karakterit diplomatik, një punë jo e vogël që është bërë në këtë drejtim dhe presim që të shkruajmë marrëveshjet së bashku me shpresën që një pjesë e mirë e kapitullit të çështjeve shqiptaro-greke do të adresohen. 

Ku adresohen? Ka një vizitë të Tsipras?
Ka një vullnet, ka një dëshirë të konkretizuar, një vizitë e kryeministrit të Greqisë në Shqipëri, por nuk është se ka një datë apo një afat për këtë gjë. 

Zoti Rama 4 javë më parë i ftuar në këtë studio tha se pritet në fillim të pranverës që të nënshkruajmë me Tsiprasin një sërë dokumentesh, një sërë marrëveshjesh në Tiranë...
Ky është një objektiv i arritshëm nga palët por janë disa etapa të cilat duhet të ezaurohen plotësisht përpara se të finalizohen detajet e vizitës së kryeministrit grek 

Jeni informuar për të gjitha apo thjesht dilema që do të vijë Tsipras, është për çështjen kohore?
Nuk ka një dilemë të tillë do të vijë apo jo Tsipras sepse  është e rëndësishme që vizita të karakterit kaq të lartë të shoqërohen me produkte konkrete dhe shpreh bindjen  që kjo vizitë do të ketë produkte konkrete në momentin që do të kryhet dhe në momentin që do të pasohet dhe me vizita të tjera 

Cilat janë këto marrëveshje që do të nënshkruhen?
Ka çështje të cilat duhen të zgjidhen në mënyrë të njëanshme që nuk janë objekt i një marrëveshje në kuptimin formal të fjalës por natyrisht janë dhe pjesë e diskutimeve ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Shfuqizimi i ligjit të luftës dhe pasojave të tij është një akt i njëanshëm dhe për një periudhë të gjatë kohe pala greke ka mohuar ekzistencën e një gjendje të tillë lufte. Kam dëgjuar disa lloj interpretimesh këto kohë edhe  nga kolegë këtu në Shqipëri në lidhje me të ashtuquajturën Traktatin e Miqësisë që sipas tyre paskësh ezauruar çështjen e Ligjit të Luftës por tani nuk ka asnjë dilemë që ky ligj ekziston, ka pasoja të karakterit ligjor për pronat që janë vendosur nën sekuestro si pasojë e këtij ligji dhe ne shpresojmë dhe besojmë njëkohësisht që ky ligj do të shfuqizohet në mënyrë që shteti shqiptar dhe të gjithë shtetasit shqiptar që kanë pronat e tyre nën sekuestro do të kenë mundësi që do të gëzojnë këto prona. Akti i njëanshëm ishte gjithashtu dhe rifillimi dhe garantimi i të gjitha procedurave në përputhje me standardet ndërkombëtare përsa i përket ligjit për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare ka ndryshuar mbi bazën e vendimit që ka marrë gjykata kushtetuese për këtë çështje, dhe mbi bazën e këtij ligji ka dy momente. Momenti i parë është momenti i autorizimit që Ministri i Jashtëm duhet të marrë nga Presidenti i Republikës për marrëveshje shtetërore siç është kjo marrëveshje apo nga kryeministri për marrëveshje qeveritare dhe plotfuqishmëria më pas lëshohet nga Ministri i Punëve të Jashtme. Pra, unë nga Presidenti i Republikës kam kërkuar autorizim për nisjen e punës në planin teknik. mbi bazën e marrjes së autorizimit do të marrë Plotfuqishmërinë. Kjo është praktika e ligjit mbi bazën e marrëdhënieve. Do të testojmë njëri-tjetrin se në cilat drejtime do të shkojmë për bisedimet në fjalë. Pasi kemi rënë dakord për rrugën do të themi se në cilat  parime do të ndërtohet  kjo marrëveshje. Pasi mbyllet negocimi sërish në bazë të ligjit presidenti duhet të më japë autorizim mua si ministër i punëve të jashtme  për të lëshuar plotfuqishmërinë për firmosjen e kësaj marrëveshje dhe në këtë moment të dytë procedural shumë të rëndësishëm  që e ka vendosur ligji ynë presidenti ka mundësi të vlerësojë autorizimin e parë ku është dhënë mbi bazën e platformës me rezultatin konkret që ka ardhur nga marrëveshja.  Më pas firmoset marrëveshja ratifikohet në kuvend dhe për së treti presidenti ka të drejtë ta dekretojë. Pra, fryma e kushtetues në Gjykatën Kushtetuese  dhe në ligjin e ri që është bërë për lidhjen e marrëveshje ndërkombëtare i jep presidentit 3 herë në procese shumë të rëndësishme për ta kontrolluar se si zhvillohet procesi.   

Report Tv ka bërë të ditur se keni marrë një letër çfarë thuhet në të?
Është një letër krejt rutinë, procesi i autorizimit është një proces rutinor. Ministri i Jashtëm e kërkon ose ministria e linjës për një çështje të caktuar Presidentit ose Kryeministrit, në varësi të subjektit dhe në varësi se kush e lidh marrëveshjen shteti apo qeveria .

Pse i mbani të fshehtë emrat e negociatorëve? 
Kjo është një çështje tjetër. Interpretimet janë subjektive. Plotfuqishmëria i ka emrat e negociatorëve, jo autorizimi.

Nëse presidenti do t’iu kërkonte që në grupin negociatorë të jetë një përfaqësues një ekspert i zgjedhur nga ai do ta pranonit? 
nuk ma ka kërkuar, nëse do ma kërkojë do të marrë përgjigje nga ana ime mbi bazën  e argumenteve që do parashtrojë. Po  kjo është një fazë e dytë. Faza e parë është  ka disa institucione që  do të jenë të përfshira, dhe do të preken nga kjo marrëveshje si Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Jashtme, Ministria e Brendshme, kemi përcaktuare një listë sepse kjo është platforma e autorizimit në Plotfuqishmëri më pas shënohet. 

Në bisedimet që keni pasur me Kotzias ju është bërë e ditur ndonjë datë se kur ata do të marrin vendimin për të hequr Ligjin e Luftës? 
Ka një koreografi të të gjitha veprimeve, në hierarkinë e çështjeve, çështja e Detit tonë të përbashkët, por ka një ide paraprake përsa i përket shfuqizimit të Ligjit të Luftës, por shpresoj qe jemi shume afër këtij momenti.

Ka datë nga pala greke për shfuqizimin e Ligjit të Luftës?
Është pjesë e paketës, kemi marrë një draft nga pala greke, ky draft në gjykimin tonë përshtatet me garancitë që kërkohen për tu fituar të drejtat pronësore në praktikë , se kur do kaloje dhe do hyjë në fuqi shfuqizimi dhe shpresojmë të ndodhë brenda pranverës.

Çamët nuk përfitojnë nga kjo marrëveshje, nga heqja e Ligjit të Luftës?
Dekreti nuk ka lidhje me pronat e komunitetit çam, ato kanë lidhje me 2 dekrete të tjera, dekrete të tjera, vendime nga Gjykata e Janinës, dhe pse është kërkuar heqja, prapë ka abuzime të mëdha dhe në të gjitha takimet me Greqinë është insistuar shumë për këtë gjë dhe pala greke ka mbajtur qëndrim të caktuar. Çështja çame nuk ka të bëjë me një parti të caktuar është një çështje kombëtare dhe në gjykimin tonë është një e drejtë themelore  e të drejtave të njeriut.
 
Kotzias thotë që keni rënë dakord që të hiqet çdo referencë me emrin Çamëri nga tekstet shkollore, në marrëdhëniet dy palëshe...
Nuk di të kemi rënë dakord për këto gjëra që thoni, nuk di që Kotzias të këtë bërë këto deklarime sepse ai është njeri me eksperiencë. Ka një komision ndërshtetëror, për të shmangur nga tekstet referenca që nuk janë në përputhje me standardet e Këshillit të Europës kur si Shqipëria dhe Greqia janë palë, është një grup ekspertësh, ku ka historianë brenda. Nuk di të ketë rënë njeri dakord, këta janë duke bërë punë. Qëndrimi i shtetit shqiptar është i trupëzuar, Shqipëria dhe Greqia janë duke biseduar për tekstet shkollore, të dyja tekstet janë duke kaluar një proces rishikimi.

Kishim një deklaratë të Kryeministrit i cili ka dhënë thënë se ka ardhur koha se Kosova dhe Shqipëria të kenë një president të përbashkët, është projekt?
Nuk duhet nxjerrë nga konteksti i fjalimit, ku ai foli për ëndrrën dhe realitetin dhe e bëri shumë të qartë sfidat që kanë por nuk është një ide me të cilën mos të mos mësohemi , e ardhmja jonë dhe e Kosovës është në duart e familjes europiane dhe do të ketë një president të përbashkët. 

Presidenti Meta përshëndeti marrëveshjen për demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi...
Më vjen mirë që Presidenti Meta e arriti përshëndetjen e kësaj marrëveshje dhe besoj që në këtë drejtim të operojmë me një standard dhe të jetë i aplikueshëm dhe në Shqipëri, ndërkohë përsa i përket deklarimeve në media nuk kam dëshirë për të komentuar askënd.

Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë