Intervista-skandal e këngëtarit Ardit Gjebrea me vrasësin Marjan Rroku ish agjentin e Shërbimit Informativ Shtetëror dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Alda dhe Maribe Canaj dhe e transmetuar në Televizionin Kombëtar Klan në emisionin e “Diela Shqiptare” në fashën orare me audiencë të lartë, nuk ishte thjesht një skup gazetaresk për të rritur shikueshmërinë.
Realizimi dhe transmetimi i intervistës duket si pjesë e një plani të përgatitur nga Marjan Rroku për të shpëtuar nga burgu që ka gjetur në Tv Klan një aleat të fortë.
Vetëm 18 ditë para transmetimit të intervistës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e Alda e Maribe Canajt i është drejtuar gjykatës kushtetuese me kërkesë për shfuqizimin e dënimit. ReportTv ka zbuluar se më 9 shkurt 2016 në këtë Gjykatë është depozituar kërkesa nga i dënuar Marjan Rroku ku ai kërkon shfuqizim dënimi. 18 ditë pas kësaj kërkesë transmetohet në TV Klan Intervista e tij çka shërben për të përforcuar argumentet që ish agjenti i SHISH përdor për tu shmangur dënimit me burg përjetë.