Intervista-Fishta: Urgjente sigurimi i
jetës së policëve dhe forcave speciale

Intervista-Fishta: Urgjente sigurimi i<br />jetës së policëve dhe forcave speciale
TIRANË - Aksioni i fundit në Lazarat ku mbeti vrarë efektivi njësisë RENEA Ibrahim Basha dhe u plagosën dy kolegë të tij, sipas kreut të Sindikatës së Policisë së Shtetit Sadetin Fishta tregon nevojën urgjente që kanë aktualisht strukturat blu, për një sigurim individual apo kolektiv të jetës së tyre. 

“Prej vitesh po luftojmë dhe kemi ngritur problemin e sigurimit të jetës së punonjësve të policisë. Edhe aktualisht edhe tani që ne po flasim punonjësit e policisë nuk kanë kontratë sigurimi jete, pavarësisht se ligji i ri i policisë që është në fuqi që në mars ja jep këtë të drejtë punonjësve të policisë. Ne si sindikatë i kemi bërë thirrje dhe i bëjmë kërkesë qeverisë dhe jo vetëm për rastin e sigurimit të jetës por janë edhe nene tjera janë rreth 17 akte nën ligjore vendime qeverie që duhet të dalin që të plotësojnë plotësisht paketën e përfitimeve të punonjësve të policisë” , - u shpreh Fishta.
 
Kreu i Sindikatës së Policisë së Shtetit, Sadetin Fishta, në një intervistë për televizionin A1 Report tha se efektivët e uniformave blu në tërësi, por veçanërisht ata që marrin pjesë në misione të vëshitra operacionale si forcat RENEA, apo FNSH-të duhet të trajtohen me sigurim jete dhe sigurim shëndetësor. Më tej Fishta prek edhe çështjen e trajtimit ushqimor apo financiar të punonjësve të Policisë dhe forcave speciale. 

“Po ta analizojmë në përgjithësi situatën e trajtimit të këtyre forcave speciale themi që kohët e fundit ndaj këtyre forcave trajtimi nuk ka qenë korrekt në kuadrin e trajtimit të të drejtave të punonjësve të policisë , të drejtave ligjore, të drejtave për punë, të drejtave për trajtim të veçantë që futet ushqimi, veshmbathja mbikoha e punës edhe trajtime të tjera. Problemi i trajtimit me ushqim nuk është vetëm problem i repartit të RENEA-s, por është për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit”, tha Fishta.
 
Kryesindikalisti i Policisë rrëfen edhe për një vendim të vitit 2009 të qeverisë nëpërmjet të cilit të gjithë punonjësit e policisë së Shtetit, duhej të siguroheshin sipas kategorive që përfaqësonin. 

sindikata policise
 
Por ai nuk lë jashtë vëmendjes edhe faktin se policia dhe reparti i mësipërm duhet të analizojnë rastin e vrasjes së Ibrahim Bashës në Lazarat, ngjarje për të cilën ai thotë se është një hakmarrje e pastër.

“Sigurisht që kjo është një hakmarrje e hapur e pastër që grupet kriminale të instaluara në Lazarat ndërmarrin veprime ndaj punonjësve të policisë konkretisht edhe vetë grupet që kanë marrë pjesë në këtë operacion duhet të nxjerrin dhe shkaqet dhe përgjegjësitë individuale pasi nuk është e lehtë që të shkëputet një anëtarë i grupit” , shtoi ai.
 
Në intervistë Fishta prek edhe largimin e një sërë efektivësh të RENEA-s, të trajnuar nga strukturat e analoge të vendeve partnere sipas tij.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri

E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri