Intervista/ Hackman: Shkodra
pa Heronjtë e Vigut më trishtoi

Intervista/ Hackman: Shkodra<br />pa Heronjtë e Vigut më trishtoi
TIRANE- Mungesa e “Heronjve të Vigut” në hyrje Shkodrës është kthyer në një trishtim për Robert Hackman, kur ai u kthye të vizitonte sërish qytetin.
Ky monument ka pasur histori shpërguljesh e dëmtimesh të njëpasnjshme, 7 vjet pas heqjes nga sheshi i qytetit. Në vitin 2009 Këshilli i Bashkisë Shkodër vendosi ta hiqte nga qyteti dhe i çoi tek Varrezat e Dëshmorëve. “Heronjtë e Vigut” ngelën mes mbeturinave, në pritje të një destinacioni të ri...

Momumenti që për 25 vjet rresht të tregonte se ti sapo kishe mbërritur në Shkodër, tani është një shenjë e munguar e atij qyteti. Heronjtë Hydajet Lezha, Ndoc Mazi, Naim Gjylbegu, Ahmet Haxhia e Ndoc Deda, të gdhendur në një vepër artistike nga skulptori i madh Shaban Hadëri janë gjykuar të injorohen dhe të “internohen” sa më larg qytetit.

Kjo histori ka ngacmuar fotografin Robert Hackman dhe u bë pikënisja e ekspozitës “Lapidarë dhe Monumente”, që u çel dje në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit. Duke parë fotot e ekspozitës vë re se pjesa me e madhe e monumenteve e lapidarëve në Shqipëri nuk kanë lëvizur nga vendi, por janë duke u degraduar. Territoret e tyre janë kthyer në parkingje, në kafene, në treg perimesh. Madje njëri prej lapidarëve shërben edhe si portë hyrëse e një shtëpie.

Dhe sigurisht kur i sheh këto pamje, nuk mendon se janë bërë ndërtime të ligjshme aty, sidomos kur sheh atë lapidarin që shenjon betejën e Leskovikut. Në bazamentin e tij shiten presh, qepë, limona, patate, etj. Fotot e kësaj ekspozite flasin më shumë se fjalët, ndërsa vetë autori i tyre Robert Hackman rrëfen për “Shqiptarja.com” sesi është ndjer para këtyre imazheve.   
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës