INTERVISTA/ Ish-futbollisti i Kombëtares: Zgjedhjet në FSHF të manipuluara, shumë delegatë nëpunës të Dukës

INTERVISTA/ Ish-futbollisti i Kombëtares: Zgjedhjet në FSHF të manipuluara, shumë delegatë nëpunës të Dukës

Ervin Fakaj

Ervin Fakaj kritikon drejtpërdrejt Armand Dukën se po manipulon rezultatin e zgjedhjeve për Federatën Shqiptare të Futbolllit.

Në një intervistë për gazetën Dita, talenti vlonjat që veshi për shumë vite dhe fanellën e kombëtares, shprehet se zgjedhjet janë jo tranparente, jo demokratike dhe të manipuluara. Sipas tij, ndryshimi i Statutit nga ana e Dukës kishte vetëm një qëllim, të bënte zgjedhjet sa më të kontrollueshme nëpërmjet shoqatave.

Sa i takon deklaratave të kryebashkiakut Veliaj për mënyrën se si po organizohen zgjedhjet në FSHF, Fakaj thotë se vetë fakti që bashkitë gjatë këtyre 25 viteve janë pronare të pjesshme ose të plotë të ekipeve të futbollit, sigurisht që kanë të drejtë të jenë të shqetësuara për transparencën e zgjedhjeve. Ai nënvizon se pa ndihmën e bashkive sot futbolli ndoshta nuk do ekzistonte.

Intervista

-A mendoni se z. Duka duhet të vijojë në krye të FSHF edhe për 20 vite të tjera?

Unë mendoj që nëse situatat në zgjedhje do vazhdojnë të jenë të njëjta, ku pakkush merr guximin të kandidojë përballë z. Duka për shkak të mënyrës si këto zgjedhje zhvillohen çdo 4 vjet, atëherë le ta ndryshojë Statutin dhe mandati le të jetë 20-vjeçar…Edhe po të ketë ndonjë kundështi lokale,  vjen FIFA dheUEFA dhe i jep të drejtë z.Duka.

-Mendoni se një njeri ka ende çfarë të japë pasi ka plotësuar 5 mandate?

Unë mendoj se maksimumi që çdokush duhet të qëndrojë në krye të një institucioni është 2 mandate. Pas kësaj mendoj që çdokush e humbet kontaktin me realitetin. Këtu pastaj po kërkohet mandati i 6, gjë të cilën vet Statuti i FSHF s’duhet ta kishte mundësuar.

-A kanë të drejtë aksionerët e klubeve të futbollit (sikurse janë bashkitë) të kërkojnë transparencë në këtë process të FSHF-së?

Po për vet faktin që bashkitë gjatë këtyre 25 viteve janë pronare të pjesshem ose të plotë të ekipeve të futbollit, sigurisht që kanë të drejtë të jenë të shqetësuara për transparencën e zgjedhjeve. Pa ndihmën e bashkive sot futbolli ndoshta nuk do ekzistonte.

-Si i shihni zgjedhjet dhe procesin e tyre në një kohë që shumë personalitete të sportit kanë hedhur kritika për mungesë transparence dhe ndryshim delegatësh?

Unë zgjedhjet i shof jo tranparente,jo demokratike dhe të manipuluara. Fakti që emrat e delegatëve shpallen ditën e zgjedhjeve si jep mundësi sfiduesit të z. Duka të shpalosë idetë e tij te delegatët. Gjithashtu shumë delegatë, sidomos ata që do marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme janë në konflikt të hapur interesi pasi janë edhe nënpunës të FSHF-së.

-A mendoni se është i drejtë ndryshimi që FSHF i bëri Statutit duke ndryshuar numrin e delegatëve, ulur peshën e ekipeve të rëndësishem dhe rritur ato të shoqatave apo klubeve amatore?

Ndryshimi i Statutit kishte vetëm një qëllim, të bënte zgjedhjet sa më të kontrrollushme nëpërmjet shoqatave. Ajo çfarë është duke ndodhur tani me shoqatat e bën të qartë çdo gjë.

-A ekziston fenomeni i trukimit dhe i shitjes së ndeshjeve në kampionatin shqiptar?

Kjo është një pyetje të cilës i kanë dhënë përgjigje ndër vite partnerët e FSHF, UEFA dhe FIFA. Ata kanë dërguar sistematikisht ndeshje ku skuadra tona janë akuzuar për trukime.

-Çfarë i duhet futbollit shqiptar që të përmirësohet?

Kjo është një pyetje ku faqet e gazetës tuaj nuk mjaftojnë për përgjigjen…Po përmend vetëm një gjë, mentaliteti i lidershipit.

-Gjatë pandemisë UEFA dhe ndihma për ekipet shqiptare për të mbështetur futbollistët. Mediat kanë ngritur zërin për ndryshim të desntinacionit të tyre. Sa realisht kanë përfitua futbollistët dhe trajnerët? Së fundmi pamë paga në FSHF 16 mln deri 5 mln lekë të vjetra në muaj. Mos janë paksa të larta për një federatë ku investimet tek terrenet dhe ekipet e moshave mungojnë?

Përsa u përket pyetjeve të fundit unë jam njeri që nuk komentoj mbi akuzat e mediave. Ato mund të jenë të drejta, por unë s’kam fakte t’i komentoj. Sigurisht janë të rënda nëqoftëse janë të vërteta./DITA

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • piperi: 07/02/2022 12:45

    po mer po, po deri dje punoje tek supersporti e merrje dhe ti nje rroge. tani qe se merr del dhe llap neper studio. A do flisje keshtu nese do ishe ende i punesuar ne supersport??? sigurisht qe jo, sepse edhe ti Fakaj je nje i nenshtruar i sistemit qe te perdor e te flak tutje ne cdo moment. Jeni te gjithe si leter higjike, njerez pa karakter e dinjitet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit