Zoti Gogu, si ndjehet një teknicien me formim juridik dhe përgjithësisht i paangazhuar në vorbullën e jetës politike shqiptare, kur kandidon në qarkun më të madh të Shqipërisë? Çfarë ndjesish po ju jep deri tani fushata në zonën rurale të Tiranës?
Në kuptimin e zgjeruar të politikës, si arti jetës së përbashkët mes nesh, qytetarëve të një qyteti, nuk kam hequr asnjëherë dorë prej saj. Përgjatë jetës profesionale kam qenë i privilegjuar që, sëbashku me kolegë, të ballafaqohemi dhe të ndryshojmë gjendjen ekzistuese në institucione të ndryshme në favor të qytetarëve. Në Gjykatën e Tiranës përmirësuam dhe lehtësuam shërbimet gjyqësore. Në Bankën Qendrore modernizuam kornizën ligjore të mbikqyrjes bankare dhe të sistemeve të pagesave. Ndërsa përgjatë tragjedisë së tërmetit të 26 Nëntorit, u angazhuam familjarisht t’u qëndronim pranë dhe ti u siguronim strehë familjeve të prekura nga tërmeti në Pezë, ku edhe banojmë.
Përsa i përket kuptimit të ngushtë të politikës, si përfshirje në qeverisje për të sjellë ndryshim shoqëror, ndihem i privilegjuar dhe i sfiduar në të njëjtën kohë. Tashmë nuk jam më spektatori që kritikon nga kolltuku i shtëpisë apo karrigia e kafenesë së lagjes, por kam zbritur në fushën e lojës, ndërsa shoqëria jonë po bën betejën e vet historike me padrejtësinë dhe korrupsionin.
Ndërkohë që i gjithë vendi është shndërruar në një pavijon të madh vaksinimi dhe kantier gjigant rindërtimi.
2. Ka për të qenë një garë e ngushtë dhe e shumë e luftuar deri në votën e fundit. A pajtoheni me këtë perceptim? Dhe nëse po, si po përpiqeni ti fitoni votat pas një mandati të dytë të komplikuar për të majtën?
Momentalisht nuk jemi duke u ndeshur për votën. Jemi duke u ndeshur me skepticizmin, talljen dhe injorimin që kundërshtarët tanë I kanë bërë dhe vazhdojnë t’I bëjnë pandemise dhe rrezikut për jetën e qytetarëve, fatkeqësisht duke përfshirë dhe mjekë, ndërkohë që janë administruar 281,254 doza vaksinimi. Momentalisht po bejme garë me kohën, motin dhe një kor kritikësh, ndërsa qindra banesa individuale kanë përfunduar dhe puna për mijëra apartamente ka nisur. Ne besojmë që beteja jonë është me Covidin dhe me pasojat e tërmetit famëkeq të Nëntorit 2019. Vetëm nëse përballemi me efektet e goditjeve të këtyre dy fatkeqësive, pandemisë globale dhe tërmetit lokal, mund të rimëkëmbim ekonominë dhe të vazhdojmë rrugën drejt zhvillimit të qëndrueshëm. Nuk ka qytetar që nuk dallon një zjarrfikës që është duke u përleshur me flakët apo me rrënojat për të shpëtuar jetë dhe një sehirxhi, që jo vetëm nuk zë gjë me dorë, por i hedh edhe nga një spërkatje benzinë zjarrit, kur nuk e sheh njeri. E ne jemi të bindur që ditën e gjykimit, populli do të dijë t’I ndajë mire hesapet.
3. Formimi juaj përbën rastin klasik të afrimit të një nëpunësi të lartë të adiministratës shtetërore në sistemin politik. A keni pasur dilema për këtë hap të hedhur? Jeni shprehur se keni vendosur ta ndërmerrni këtë angazhim pasi keni pyetur familjen. Një gjest njerëzor dhe i kuptueshëm. A jeni penduar pas këtyre javëve fushatë?
Të kesh dilema dhe mos të bësh gjë për to, madje vetëm të ankohesh, sot është kthyer në mode. Më fal, mund të bësh një meme për to Por nëse unë jam I acaruar me korrupsionin individual apo institucional, me dhunën në familje, me lakminë për të zhvatur çdo gjë publike dhe me indiferentizmin ndaj më të voglit dhe më të dobëtit dhe paralizohem duke I analizuar ato, më fal por kam bërë një vrimë në ujë. Ne jetojmë në luginën e Pezës dhe në luginë errësohet më shpejt. Asnjë dilemë mbi dritën apo errësirën nuk na ndihmon, nëse nuk lëvizim këmbët e të cohemi e të ndezim dritat. Po kështu edhe mishin, nëse ua le baktereve dhe nuk e fut në frigorifer apo t’a kriposësh, kalbet. Nëse njerëzit e mirë lidhin duart kryq, shoqëria kalbet. Ndaj nuk jam bërë pishman. Aq më tepër kur kam patur edhe mundësinë të bëhem pjesë e një ekipi të palodhur për të ndryshuar shoqërinë në çdo cep të saj, më është dhënë mundësia t’u shërbej më mire dhe konkretisht fqinjve dhe banorëve të zonës ku banoj, Në fund të fundit, ndihem shumë mirënjohës për besimin që më është dhënë.
4. Sipas një përcaktimi klasik, një qeverisje qëndrore me dy mandate pas shpine, është e destinuar t’i hapë krahun palës tjetër. Pse nuk duhet të vijë e djathta në pushtet dhe pse duhet të qëndroni ju edhe për katër vite?
Dallimi është thelbësor dhe qëndron te programet, ekipet dhe drejtuesit. Plani ynë I veprimit për t’u përballur dhe kapërcyer pasojat e dy fatkeqësive, tërmetit kombëtar dhe pandemisë globale, ka objektiva specifikë, të matshëm, të arritshëm dhe me rezultate konkrete për qytetarët e republikës, përkundrejt një programi të llustruar që ngjan më shumë më një listë dëshirash festash fundviti, ku deficitit vjetor prej 690 milionë dollarësh nuk I janë gjetur ende të hyrat në buxhet. Në pranverën e vitit të ardhshëm qytetarët tanë do të jenë të gjithë të vaksinuar, 17 mijë familje do të jenë nën strehën e re të banesave të tyre, ndërkohë që ekonomia nën stimulin e ri fiskal do të ketë hyrë në rritje të qëndrueshme dhe optimiste. Mjafton t’I hedhësh një sy ekipeve dhe nuk ka nevojë të kesh PHD në burime njerëzore për të kuptuar që përballë profesionalizmit të Prof. Luljeta Bozos, një ikone të inxhinierisë së ndërtimit, të përkushtimit vetëmohues të doktoreshë Najadës, të kreativitetit zhdërvjellës të sipërmarrëses Bilali, gjenden arkitektë fatkeqësish kombëtare, doktorë që mallkojnë vaksinat dhe sipërmarrës piramidash financiare.
Përsa I përket drejtuesve, kontrasti mes kundërshtarëve dhe Edi Ramës është tamam si “nata me ditën” . Edi Rama komunikoi me çdo qytetar shumë qartë dhe me dhembshuri gjendjen dhe pasojat e fatkeqësive natyrore dhe botërore, me të cilat po përballeshim, që nga casti I pare dhe deri tani, që flasim. Ndërkohë që kakofonia tallëse dhe mosbesuese e kundërshtarëve të vet, sidomos ndaj pandemisë do të mbetet legjendare. Edi Rama hartoi një plan konkret masash për t’u përballur me fatkeqësitë nga njëra anë dhe gjallërimin e ekonomisë nga ana tjetër, që po e zbaton me përpikmëri edhe tani, që bisedojmë. Ndërkohë që verbëria për pushtet dhe dembelizmi cinik, nuk u ofroi qytetarëve as një batanije e një maskë, e lëre më ndonjë donacion pajisjesh mjekësore apo ndonjë strehë individuale apo familjare. Edi Rama ndërtoi një ekip politik dhe profesional, I cili u përkushtua me mish e me shpirt të nxjerrë shoqërinë tone në anën tjetër të këtij tuneli të gjatë e të errët, ndërkohë që përballë nuk munguan skuthat, që shfaqeshin skutave për t’u hedhur gurë e flake institucioneve dhe për të fshehur dorën, sic e kanë zakon të vjetër. Ne mbyllje, socialistët kanë zakon të ushtrohen me përkushtim e vetëmohim gjatë krizave kombëtare dhe të fitojnë. Kundërshtarët tanë dine mire të ankohen dhe të humbasin rregullisht toruan dhe bashkë me të edhe fillin e së ardhmes.
5. Banoni prej vitesh në zonën e Pezës. Sa lidhet ky detaj i rëndësishëm, me vendimin për të kërkuar votën e atyre që mund të quhen me plot gojë bashkëfshatarët tuaj?
Duke qënë pjesë e këtij komuniteti për disa vite kam arritur të vëzhgoj gjërat të cilat mund të adresohen dhe përmirësohen. Sëbashku me fqinjët tanë ne kemi kaluar momente të bukura por dhe disa nga momentet më të vështira të jetës sonë. Sëbashku jemi ndeshur me pasigurinë juridike të tyre për pronat që gëzojnë. Sëbashku presim me padurim zhvillimin e qëndrueshëm shoqëror, ekonomik, arsimor, urbanistic dhe kulturor të njësive tona administrative. Fuqizimi shoqëror I vajzave dhe grave të fshatit është ëndërra jonë e përbashkët, në mënyrë që të zbojmë njëherë mire dhunën nga familjet tona dhe të çlirojmë një energji jetëndryshuese në komunitetin tonë.
Përballja me këto sfida si banor I zonës, më nxit dhe më ngarkon me përgjegjësi në të njëjtën kohë.
6. Sa po ndikon pandemia dhe tërmeti në formatin dhe substancën e fushatës elektorale aktuale?
Besoj që I madh dhe I vogël është bërë esëll se betejën e kemi me këto fatkeqësi dhe rreziqe kombëtare. Fatkeqësisht vetëm kundërshtarët tanë nuk e kanë kuptuar dhe vazhdojnë të festojnë sikur në këtë vend vdekja të mos të ketë hedhur valle dhe sikur çdo shqiptar të mos ketë paguar shtrenjtë tekat e kësaj mynxyre të ligë. Nga ana tjetër, fushatës I janë fshehur nën maska buzëqeshjet dhe I kanë munguar përqafimet, por jo zhurmat e borive dhe tymi I marmitave
7. Keni qenë drejtues i lartë i pushtetit vendor të Tiranës. Si pajtohet zhvillimi i vrullshëm, në disa raste i kritikuar i urbanizimit të të gjithë qarkut, me punët e shumta që janë kryer në Tiranë në këto vite?
Një qytet që rritet vrullshëm dhe ka ambicien të jetë kryeqendër ballkanike e shqiptarëve dhe e fqinjëve, natyrisht që do të ndërtojë rrugë, parqe, sheshe, shkolla, kopshte, banesa, stadiume, dyqane dhe qëndra biznesi e shërbimesh. E keto nuk ndërtohen më as me kallama dhe as me baltë. Ndërtohen si në gjithë botë me hekur dhe beton. Kryeqyteti ka më në fund një masterplan të hartuar nga profesionistë me famë botërore dhe një proces transparent dhe llogaridhënës sesi ndërtohet. Ky qytet ka një buqetë veprash moderne, tashmë të vlerësuara nga forume urbanistësh botërorë, sic ka edhe qytetarë të përkushtuar të mbrojnë trashëgiminë e këtij qyteti. Pra, Tirana jonë po zhvillohet në atmosferën e një debati, sic ka ndodhur apo ndodh në cdo kryeqyetet evropian, ne varësi të stadit të zhvillimit të tij.
8. Cili është episodi që ju ka lënë më shumë mbresë deri tani në kontaktet që keni pasur me njerëzit?
Në çdo familje të tronditur nga tërmeti famëkeq I Nëntorit 2019, që kam vizituar, pavarësisht kushteve dhe gjendjes në të cilat ndodheshin, kam dëshmuar një mikpritje bujare dhe fisnike, që do të më kujtojnë gjithmonë fuqinë ngadhnjimtare të jetës njerëzore mbi vdekjen.
9. Cilat janë pritshmëritë e votës në 25 prill në qarkun e Tiranës, në bazë të njohjes që keni me gjendjen në terren?
Pres që shqiptarët të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të fuqizojnë demokracinë shqiptare, duke votuar. Pres qe me urtësinë dhe kthjelltësinë kolektive që I karakterizon të shpërblejnë punën dhe të investojnë në një të ardhme të sigurtë, të shëndetshmë dhe të begatë./ Lexo.al