Intervista/ Kupa flet nga burgu: 
S'kam lidhje me "babagjyshët"

TIRANE - I konsideruari si kreu i skuadrës së babagjyshëve, i cili gjendet në qelitë e 302-it, ka hedhur dritë mbi akuzat që i kanë vënë emrit të tij. Ilir Kupa, në një interviste telefonike për Shqiptarja.com ka shpjeguar pozicionin e tij, në atë që konsiderohet si banda që kreu të paktën 13 grabitje argjendarish dhe biznesesh të fuqishme në vend.

I arrestuar që me 25 janar të këtij viti, Ilir Kupa është akuzuar, gjykuar dhe dënuar vetëm për armëmbajtje pa leje, ndërsa menjëherë pas arrestimit të tij, policia e implikoi emrin e tij në grabitjen spektakolare të TEG-ut nën petkun e babagjyshëve. Mirëpo në rrëfimin e tij, ai mohon në mënyrë kategorike përfshirjen në asnjë akt kriminal në vendin tonë, duke mohuar edhe kontaktet me 7 personat që tashmë akuzohen si anëtarët e bandës që ai ka drejtuar dhe vijonte të drejtonte nga qelitë e burgut me telefon.

Intervista
Z. Kupa, a jeni në dijeni të akuzave të reja që ka lëshuar policia ndaj emrit tuaj?
I mësova, kur më erdhi gazeta në qeli. Në fakt, m’u duk si shaka sepse më thanë bashkëvuajtësit që mbrëmë, orëve të vona, po thashë me veten; s’kanë çfarë të bëjnë e bëjnë shaka të hidhura me mua. Sot më erdhën familjarët e më takuan dhe më sollën edhe gazetën. Nuk e di se sa të vërteta janë këto që thotë gazeta, nëse i thotë edhe policia, por di që po vijojnë të merren me mua kot. Jam i pafajshëm dhe s’ka lidhje asgjë nga këto që thonë me emrin tim. Megjithatë e drejta do të dalë herët a vonë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Meriton Mjekiqi konfirmon për herë të parë ndarjen me Ilnisa Agollin: Aludimet janë 100% të vërteta

Meriton Mjekiqi konfirmon për herë të parë ndarjen me Ilnisa Agollin: Aludimet janë 100% të vërteta