Video ekskluzive brenda kampeve në Siri, Konsulli Ghorayeb për Report TV: Do shpëtojmë fëmijët shqiptarë, Eva Dumani na ka ndihmuar! Operacionet e vështira, jemi sulmuar disa herë

Në një rrëfim për Report Televizion konsulli shqiptar në Liban Marc Ghorayeb përmes videove ekskluzive dhe deklaratave të tij, tregon detajet e operacioneve të kthimit të grave dhe fëmijëve shqiptare nga kampet në Siri. Vështirësitë që ata ndeshin çdo ditë, sulmet ndaj tyre të cilat jo rralëherë  u kanë rrezikuar jetën, gjendjen shëndetsore dhe psikologjike të tyre dhe mbi të gjitha garancinë që ata do ti kthejnë shpejt në Shqipëri.

Suada Mehmetaj: Për më shumë detaje për situatën e fëmijëve dhe grave në Kampet në Siri. Ne do të kemi një lidhje me konsullin shqiptar në Liban Marc Ghorayeb. Zoti Ghorayeb, faleminderit që pranuat të jepnit këtë intervistë me Report TV. 

Marc Ghorayeb: Shumë faleminderit Suada për kohën që më kushtuat dhe që më telefonuat mua!

Suada Mehmetaj: Si është situata në Kampet atje, si po shkon i gjithë procesi ? A kemi ndonjë informacion apo zhvillim të ri sa i përket riatdhesimit të fëmijëve në Shqipëri?

Marc Ghorayeb: Më lejoni të ua shpjegoj, ne kemi qenë të përfshirë dhe kemi punuar aktivisht prej dy vitesh. Gjatë kësaj kohe ne kemi qenë në gjendje të rikthejmë Alvin Berishën, Floresha Rashën, Endri Dumanin dhe fëmijët e Floreshës. Ne vazhdojmë të punojmë pa pushim duke përdorur burimet tona lokale, ndërkombëtare, në Siri dhe Liban për të kthyer pjesën tjetër të fëmijëve në Shqipëri. Pandemia e COVID-19, problemet në verilindje të Sirisë si mungesa e sigurisë apo mjeteve logjistike, vështirësitë në transport do të na vështirësojnë punën pak më shumë. Në veçanti për t’i kthyer ata në formën e duhur, në duam që ata të kthehen të sigurte dhe të shëndetshëm. Ne nuk duam ti vëmë ata në rrezik, sepse në disa raste të qëndruarit aty ku ata janë është më e sigurte sesa t’i nxjerrim në rrugë të rrezikshme. Ne po e vazhdojmë procesin me vendosmëri. Ministri Bledi Çuçi, të nesërmen që ai u emërua në detyrën e ministrit pas Z.Lleshaj më ka kontaktuar dhe ne vazhdojmë komunikimet ditore për të finalizuar këtë mision. Kryeministri Rama është në kontakte të vazhdueshme me mua po ashtu. Burimet që ne përdorim janë treguar shumë bashkëpunues me dhe shumë shpejt ne do të kemi një lajm të mirë. Por ka disa gra të cilat nuk janë shumë të lumtura apo gati për t’u kthyer në jetën reale. Deklarojnë se nuk duan të braktisin kampin sepse janë të lumtura atje. Unë e kuptoj gjendjen e tyre, sepse psikologjikisht ato janë të frikësuara të kthehen në realitet. Por shumica janë gati për t’iu rikthyer jetës sepse ata po jetojnë në ferr atje. Ne do ti kthejmë ata.

Suada Mehmetaj: Ju e përmendet se disa nga gratë refuzojnë të kthehen në Shqipëri. Por çfarë po ndodh me fëmijët? Cila është gjendja e tyre psikologjike?

Marc Ghorayeb: Të jemi të sinqertë kemi shumë gra që duan të kthejnë fëmijët e tyre nga Siria. Ato janë të lumtura dhe gati për t’i kthyer fëmijët e tyre në Shqipëri. Nuk dua të flas më shumë për këtë gjë sepse është informacion I sigurisë së lartë.

Suada Mehmetaj: A mund të më thoni një shifër, një numër të saktë të Shqiptarëve të fëmijëve dhe grave të gjendura atje

Marc Ghorayeb: Janë dy kampe në Siri me gra dhe fëmijë Al Hol dhe Al Roj, të njohur nga të gjithë. Të gjithë janë të sigurte dhe ne po e ndjekim situatën e tyre nga afër, nëpërmjet burimeve tona dhe burimeve humanitare të gjendura atje dhe burimeve tona të sigurisë. Ata janë të sigurte deri sa të arrijmë t’i kthejmë këtu. Ne do t’i kthejmë, ne e premtuam këtë gjë më parë dhe ne po e mbajmë. Fakti që Shqipëria ka arritur të kthejë mbrapsht fëmijët është një gjë e mrekullueshme. Unë kur kam qene personalisht në kamp kam parë mijëra persona nga vende të ndryshme dhe jam shokuar. Për Shqipërinë të bëjë diçka të tillë nuk është diçka e lehtë. Është diçka shumë e mirë dhe humanitare, sepse shumë vende nuk kanë arritur të bëjnë atë që kemi bërë ne.

Suada Mehmetaj: Po në fakt javët Kombet e Bashkuara bënë një deklaratë se të gjithë vendet duhet të bëjnë të pamundurën për rikthimin e fëmijëve dhe grave të gjendura atje. Javën e kaluar Ministri Çuçi ishte në në Liban javën e kaluar dhe zhvilloi një takim me Gjeneral Majori Abbas. Çfarë ndodhi pas atij takimi?

Marc Ghorayeb: Gjeneral major Abbas është një mik dhe një partner shumë I madh për ne. Ai është një mbështetës i madh i misioneve humanitare sepse ka bërë shumë të tillë më parë. Ai thjesht do shumë Shqipërinë dhe Shqiptarët. Ai mirëpriti Ministrin ÇuÇi në vizitën e tij dhe ne diskutuam atë çfarë po ndodh tani dhe planifikuam atë se çfarë mund të bënim në të ardhmen. Të jeni të sigurtë se kemi shumë burime dhe kontakte të cilët po bëjnë të pamundurën për të kontribuar për sigurinë  e fëmijëve., sa kohë ata janë atje dhe gjatë kohës që ne mundohemi t’i kthejmë nga atje. Sepse nuk është aspak e lehtë t’I kthejmë mbrapsht. Ata sot mund të jenë gati për t’i kthyer por situata, kushtet për sigurinë e tyre nuk do të na lejonin ne që t’i lëvizim ata. Ka shumë snajpera ngado, rrugët nuk janë të sigurta dhe nuk mund të lëvizim pas perëndimit të diellit, nuk mund të lëvizet fare në atë zonë. Ne e kemi përjetuar këtë. Ne e dimë si është situata tani dhe ne duhet të presim thjesht kohën e duhur. Çdo gjë po shkon më se miri, ndonjëherë mund të mendohet se kemi marrë më shumë se çfarë meritojmë. Ne kemi arritur aty ku shumë pak njerëz kam mundur të shkojnë. Ne jemi të sigurte që do të arrijmë ti kthejmë por është gjithmonë i përfshirë faktori kohë. Ne do të arrijmë ti kthejmë ata, ne do t’ia kthejmë ata. Njëjte siç i kam premtuar babait të Alvin Berishës, Afrimit, në orën 2 ne e kemi thirrur në ambasadën shqiptare në Romë për të nënshkruar kërkesën për ta kthyer atë. Siç I kam premtuar në telefon xhaxhait të Endri Dumanit dhe Evës, dhe shpresojmë që ajo do të kthehet shpejt. Unë ju premtoj të gjitha atyre familjeve të cilët po na kontaktojnë neve dhe policinë për t’i kthyer ata mbrapsht. Ne do t’i kthejmë ata. Faktori më I rëndësishëm është se ata janë të sigurte për momentin. Ne e dimë se ku gjenden për momentin dhe Departamenti I Sigurisë dhe Anti Terrorizmit po I kontakton të gjithë pa përjashtim nëpërmjet burimeve dhe kanaleve tona. Ne do t’i kthejmë ata në shtëpi në kohën dhe formën e duhur. Ne ende nuk e dimë se kur do t’iu marrim dhe t’iu themi bëhuni gati ne po kthehemi në Shqipëri.

Suada Mehmetaj: Duke qenë se ju e përmendët Eva Dumanin. A e keni kontaktuar personalisht dhe cila është gjendja e saj?

Marc Ghorayeb: Më lejo të theksoj një gjë Suada , Eva Dumani është një rast I veçantë. Ajo ka aftësi lidershipi të lindura. Ajo gjatë kohës në kamp na ka ndihmuar duke mbledhur shumë informacione për fëmijët dhe shqiptarët atje. Për të kuptuar situatën e tyre atje. Por duhet kuptuar rëndësia e çështjes dhe për arsye të sigurisë së jetës së saj nuk është mirë të përmendim shumë emrin e saj sepse sa më shumë të përmendim emrin e saj, aq më e rëndë behët situata për të. Kështu që të shpresojmë se Eva nuk do të lëndohet gjatë kësaj kohe dhe një ditë shumë shpejt të gjithë shqiptarët do të kthehen në Shqipëri dhe Ema është njëra nga ata. Ne i kemi premtuar Endrit, vëllait të saj, nënës së saj dhe xhaxhait  se ne do ta bëjmë këtë gjë dhe ne do ta bëjmë. Gledis Nano dhe Endrit Doda po punojnë shumë në këtë drejtim Ministri ÇuÇi po punon shumë në këtë drejtim dhe kryeministri po ashtu. Kryeministri Rama ndonjëherë ushtron shumë presion dhe na shtyn shumë për të ecur para me procesin sepse kemi të bëjmë me një çështje humanitare kthimi i tyre në vend. Ne nuk po i lëmë ata këtu dhe do t’i kthëjmë në shtëpi këta fëmijë dhe gra shumë shpejt.

Suada Mehmetaj: Duke qënë se e gjithë bota po përballët me një pandeminë e shkaktuar nga COVID-19. Do të doja të dija sesi është gjendja në këto kampe? A ka shumë persona të infektuar apo si është situata atje?

Marc Ghorayeb: Këto kampe kanë arritur të krijojnë një shkallë të lartë imuniteti për shkak të kushteve në të cilat ata gjenden. Për zonën atje COVID-19 nuk është një shqetësim shumë I madhe dhe nuk është përhapur në masë të madhe, njëjtë si në vendet kur ka lëvizje të mëdha dhe vende kozmopolitane. Sepse është e rrallë që njerëzit arrijnë në kamp sjellin COVID-in dhe pastaj të ikë. Askush nuk mund të hyjë dhe dalë lehtësisht nga aty. Kështu që ata janë të sigurtë, të paktën sa I përket COVID-it ata janë të sigurtë. Problem janë kufijtë, shtetrrethimet, Libani dhe Siria, këto e vështirësojnë ndjeshëm situatën. Situata e COVID-it, pandemia brenda kampit nuk janë problem.

Suada Mehmetaj: Po situata e tyre shëndetësore në përgjithësi, do të doja të dija pak më shumë për situatën e shqiptarëve të cilët gjenden atje. A janë të gjitha ata të shëndetshëm dhe të sigurtë, të paktën në aspekt shëndetësor?

Marc Ghorayeb: Ata janë të shëndetshëm dhe të sigurtë. Një fëmijë më parë kishte vuajtur disa sëmundje infektive por tani është shumë mirë. Kryqi I kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe I dhanë atij të gjithë trajtimin e nevojshëm. Floresha Rasha e cila kishte nevojë për trajtim, qeveria I mundësoi asaj operacionin dhe e dimë që është mirë tanimë. Kështu që ju siguroj që ne po i ndjekim të gjitha rastet një nga një dhe nuk ka asnjë problem shëndetësor me ta. Ne po I mbajmë ata të sigurte deri sa ti kthejmë mbrapsht dhe ju siguroj që ata do të kthehen shumë shpejt. Kjo është e gjitha që mund të themi, ata do të kthehen shumë shpejt.

Suada Mehmetaj: Do të doja diçka. Edhe pse çdo gjë është shumë konfidenciale dhe s’do të donit të vinit në rrezik sigurinë e operacionit. Por do të doja të dija se cili ka qene një nga momentet më të vështira për ju gjatë operacioneve të shpëtimit  të fëmijëve dhe grave?

Marc Ghorayeb: Momenti më i vështirë për ne ishte kur na thanë që ne nuk mund të rrinim në Al hol kur ata na thanë se nuk mund të qëndronim aty në kohën kur perëndon dielli, sepse do të na sulmonin. Ne nuk I dëgjuam ata dhe kërkesën e tyre dhe ne qëndruam edhe pas perëndimit të diellit. Dhe pas perëndimit ne na sulmuan, në kohën kur po mundoheshim të dilnim nga kampi. Gra apo persona në kamp na gjuanin me gurë, nuk ia kishim idenë nga po vinin gjitha ata gurë të mëdhenj që po gjuanim makinën. Një nga oficerët e sigurisë u godit në kokë dhe humbi shumë gjak. Për tu kthyer në bazën ku qëndrojmë është një rrugë tre orëshe në mes të shkretëtirës dhe aty ne kishim vështirësi dhe frikë sepse ata përdorin këtë rrugë për të sulmuar me snajper. Por zoti na ndihmoi atë natë dhe ne u goditën vetëm nga Snajpera. Një ditë kur ky operacion të marrë fund ne do zbulojmë shumë për këtë operacion, mbase ne do të ndajmë shumë detaje dhe video për të treguar sa e vështirë ka qenë e gjitha kjo. Por për tani le ta mbajmë pak punën diskrete dhe të vazhdojmë të punojmë.

Suada Mehmetaj: Shpresoj që kjo ditë nuk do të vonojë shumë dhe të gjithë gratë dhe fëmijët do të kthehen shumë shpejt të shëndetshëm dhe të sigurte në Shqipëri dhe të arrijmë ti shohim ata bashkë me familjet e tyre. Faleminderit për këtë intervistë dhe shpresoj që kjo ditë do të vijë shumë shpejt.

Marc Ghorayeb: Shpresoj dhe uroj që të gjithë të jenë të lumtur ti shohin ata në vend.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hamiti Luan: 03/03/2021 00:19

    Komentuesit tim të mëparshëm i them është një copë budallai që spo kupton sakrificën e përkushtimin e djemve që janë në atë Mision. Shko e kullot delet më mirë! Në fakt gjithë të përfshirë në Misionin Shqiptar në Siri duke përfshirë konsuli i Nderit në Liban janë heronj të heshtur. Ua uroj kryerje sa më të shpejtë të Misionit me sukses. Lutem se do të ktheheni me sukses në Shqipëri.

    Përgjigju
  • Nasho: 02/03/2021 19:46

    E kuptuam edhe kete pjese te teatrit te propogandes se Edi Rames. Jo vetem ne krye te puneve te ekzekutivit, ne zyre dite e nate, por edhe ne cdo perurim apo pune publike, nga Vermoshi ne Konispol, neper Evrope, Amerike, ku se gjen. Sa here shkojne e vijne vaksinat e ke ne Rinas. Por jo vetem: ne kontakt te vazhdueshem me Libine per te shpetuar femije e gra nga kampet. Kush e ben kete? Merkel, Biden, Johnson? Askush, vetem udheheqesi e lavdishem i yni!

    Përgjigju
    • Soni: 02/03/2021 22:52

      Po clidhje kane djemte antiterrorist te nenave me propoganden?! Ata djemte shume mire bejne, deryren, dhe bravo u qofte. Por kjo puna "ne kontakt me Edin" sikur nuk shkon. Dhe kur partia futet ne mes, mban ere me shume se cduhet pilafi.

    • Lala: 02/03/2021 20:48

      Te pakten ata djemt e nenave we rrezikojn koken e meritojn noi falenderim?apo varia shajm edin se I Ben reklam punes se antiterrorist?

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit