TIRANE- Kreu i PKD-së Nard Ndoka i ka dhënë fund komenteve të medias se mund të ekzistojë mundësia për të katapultuar në qeveri. Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”, Ndoka sqaron se do të jetë në opozitë. Ai ka kritikuar emërimet e Ramës, ku mungoi rëndom konkurrimi, duke nënvizuar faktin se vetëm sekretarja e tij në Vlorë u mor me konkurs.
Ju keni qenë një mbështetës i Ramës në opozitë, dhe pak a shumë e njihni. Si i shikoni emërimet e reja të bëra nga ai?
Unë kam qenë në opozitë, se isha në opozitë si parti politike, jo si mbështetës i Ramës apo i PS-së, por si kontribues politik në opozitë. Kam marrë pjesë në të gjitha aksionet politike të opozitës në mënyrë aktive, kam qenë kontribues, por edhe kritikues për ato fenomene që i kam konsideruar të dëmshme për demokracinë dhe për vendin. Emërimet e reja, pa dashur ti paragjykoj, nuk ngjallin shpresë dhe besim se do të jenë rezultative dhe të dobishme. Emërime politike në një rreth të ngushtë, me personazhe anonime dhe pa eksperiencë profesionale. Mazhoranca ndoqi rrugën dhe kopjen me të keqe të mazhorancës së djeshme, madje duke i thelluar akoma me shumë gabimet.
Për postet e drejtorëve, a mund të ishte bërë një konkurs, qoftë edhe ndërkombëtar për të thithur shqiptar që jetojnë jashtë?
Të gjithë e pritëm një gjë të tillë, politika dhe publiku, por z.Rama zhvilloi konkurs vetëm për sekretaren e tij në zyrën elektorale në Vlorë. Nëse drejtuesit e institucioneve do të vendoseshin personazhe që vinin nëpërmjet një konkursi ku të përfshiheshin emrat që kanë një histori suksesi në punën e tyre, qoftë edhe jashtë vendit do të krijonin një besim dhe siguri për të gjithë. Këta drejtues me punën e tyre kanë në dorë mosfunksionimin e shtetit nëpërmjet buxhetit të tij, aty marrin jetë të gjitha shërbimet ndaj qytetarve, ato drejtues dhe institucionet e tyre paguajnë edhe vetë kryeministrin për punën e tij.Unë uroj të parën, por jam shumë skeptik, se mund të ndodhë mrekullia rilindase nga personazhe që nuk kanë “lindur” akoma.
Në cilësinë e ish-ministrit të Shëndetësisë, si i shihni veprimet e para të ministrit Beqja?
E njoh personalisht z.Beqja dhe kam një opinion shumë të mirë për të, si politikan dhe si profesionist. Sistemi shëndetësor ka nevojë për reforma dhe reformat duan ide dhe buxhet. Buxheti mungon dhe do të vazhdojë të mungojë, idetë mungojnë për momentin dhe e vetmja armë është promovimi mediatik me “lugën bosh”. Por, si ish ministër, si opozitar dhe si mik, mund ta këshilloj z.Beqja, së pari, të kërkojë financim për sistemin për të mbuluar borxhet financiare që mbart mbi vete, që në spitale të mos mungojnë të paktën barnat për pacientët.
Së dyti, të fusë në eficensë të plotë tre spitalet kryesore në Tiranë, QSUT, Spitalin Ushtarak dhe Spitalin Universitare “Shefqet Ndroqi”. Të çlirojë sistemin shëndetësor nga monopolet dhe bllokimi, që klanet brenda sistemit vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar atë. Brenda QSUT vazhdon të mbetet jashtë funksioni spitali me pesë kate, godina spitalore më moderne në Ballkan. Duhet të vazhdohet akoma më tej me reforma, për privatizimin e disa shërbimeve, si urgjenca, hemodializa, laboratori, mbetjet spitalore dhe shërbime të tjera spitalore. Reformat e nisura në hoteleri dhe shërbime duhet të vazhdojnë dhe të thellohen më tej edhe në spitalet rajonale.
Ju jeni bërë pjesë e bojkotit parlamentar. Edhe pse jeni si i pavarur, pse ky veprim?
Bojkoti është një vendim politik që ndërmerr çdo deputet, grup parlamentar apo subjekt politik. PDK-ja është kundër bojkotit, kam mbështetur vendimin e opozitës dhe të PD-së në këtë revanzh politik që mazhoranca ka ndërmarrë, por shpresoj se politika shqiptare në Kuvendi do të rikthehet në normalitet. Pavarësia dhe vendimet politike të PDk-së, që unë përfaqësoj, nuk do të mungojnë në të ardhmen, mbi bojkotin, projektligjet, nismat e ndryshme në kuvend.
Në media duket sikur jeni treguar i lëkundur. Do të qëndroni në opozitë?
Unë jam dhe do qëndroj në opozitë, por dëshiroj që qeveria e vendit tim të ecë në rrugën e duhur për të mirën e vendit, nuk do xhelozohem për diçka të tillë, por do jap kontributin tim politik për zbutjen e klimës mes opozitës dhe qeverisë.
Në qeveri zgjidhen më mirë hallet e elektoratit, ju mund të kaloni në PS- LSI në emër të tij?
Disa parti politike shqiptare për fatin e keq janë kthyer në ndërmarrje punësimi, unë mendoj se alternativa politike, idetë, mbështetja nuk pengohen nëse je në opozitë. Interesat e ngushta të një grupi njerzish, apo të mbështetësve nuk duhet të deformojnë thelbin programor dhe pozicionin politik. Largimet nga qeveria ne opozitë janë të justifikuara, e kunderta krijon në çdo rast probleme morale dhe me shumë se aq.
Kush do ishte lëvizja më e duhur, ikja në PS apo në LSI?
Lëvizja e duhur, të cilën edhe po e bëj është, faktorizimi i alternativës Kristiane në politikën shqiptare dhe përfaqësimi i saj sipas peshës politike dhe ajo çfarë ne përfaqësojmë sot. PS-ja dhe LSI-ja janë dy parti qe kane fituar zgjedhjet, po qeverisin vendin, sipas gjykimit tim jo mirë dhe që kanë nevojë për një opozitë të fortë alternative dhe të gatshme për rotacion politik në çdo moment. Problemi të jesh me PS-në apo me LSI-në është më tepër një problem pragmatist i të pa kënaqurve në kampin e majtë.
Si janë marrëdhëniet tuaj me kreun e ri të PD? Po me Berishën?
Marrëdhëniet me Bashën sot janë marrëdhënie korrekte institucionale, që unë i vlerësoj dhe i respektoj, të cilat janë një garanci për vazhdimësinë e bashkëpunimit politik midis PD-së dhe PDK-së edhe në të ardhmen. Me z. Berisha nuk jam takuar dhe nuk kam patur kontakte, përveç takimeve në kuvend. Por mendoj ta takoj së shpejti për të pirë një kafe miqësore dhe për të biseduar mbi situatën politike. Unë i vlerësoj dhe i respektoj me shumë personazhet politike kur janë në opozitë se në qeveri.
Shkrimi u publikua sot (13.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com