Intervista/ Rama e cilësoi si ‘kampion të Rindërtimit’, kreybashkiaku i Shijakut: Punuam pa pushim të ndihmonim familjet në nevojë! Heronj, punonjësit e administratës

Intervista/ Rama e cilësoi si ‘kampion të Rindërtimit’, kreybashkiaku i Shijakut: Punuam pa pushim të ndihmonim familjet në nevojë! Heronj, punonjësit e administratës

Elton Arbana

Elton Arbana, kryebashkiaku i Shijakut, u vlerësua sot si ‘kampion i rindërtimit’ nga kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryetarët e bashkive në të gjithë vendin.

Pas vlerësimit nga kryeministri Arbana thotë për Shqiptarja.com se kanë punuar pa pushim për tu ardhur në ndihëm familjeve në nevojë, ndërsa një falënderim ka për punonjësit e administratës.

Intervista

Pas takimit te realizuar nga Kryeministri Rama me kryebashkiakët për përshpejtimin dhe monitorimin e procesit të legalizimit si prioritet i qeverisjes qendrore dhe asaj lokale, ju dhe bashkia e Shijakut keni marrë sërish vlererësim për procesin e rindërtimit si bashkia e parë që u bë pararojë në këtë proces duke e finalizuar me sukses brenda një kohe shumë të shpejtë. Ç'mund të thoni në lidhje me këtë fakt?

Arbana: Përshëndetje. Kam falenderime së pari për Kryeministrin dhe qeverinë që kanë mbështetur Shijakun në çdo hap të procesit të rindërtimit duke kthyer shpresën për çdo familje që mbeti pa shtëpi. Unë i vendosa vetes qëllim që do punojmë me orare të zgjatura dhe çfarë pune ishte në kompetencën tonë do ta realizonim sa më shpejt. Falenderoj stafin e bashkisë që kanë punuar nga e hëna deri të dielën pa bërë pushim. Ishte një frymë e përbashkët drejt misionit tonë për të ndihmuar familjet dhe për të zgjidhur problemin e tyre. Heronjtë e vërtetë janë punonjësit e administratës së bashkisë.

Cilat janë prioritetet që ka bashkia e Shijakut në vazhdim?

Arbana: Puna jonë vijon sipas nevojave prioritare të komunitetit. Aktualisht jemi duke asfaltuar rrugët e fshatrave për të sistemuar infrastrukturën rrugore si kërkesë e banorëve të zonës. Puna jonë është duke u koordinuar dhe me prioritetet e qeverisë qëndrore si në rastin e procesit të legalizimeve, ku bashkia do të bashkëpunojë me Kadastrën për dosjet e legalizimeve të familjeve që kanë aplikuar dhe janë në pritje për legalizimin e banesës së tyre.

A mendoni se do vazhdoni të jeni ndër bashkitë e para dhe në procesin e legalizimeve?

Arbana: Ne do përpiqemi të bëjmë më të mirën sëbashku me stafin e bashkisë, që ta kthejmë në punë gjithë vlerësimin që kemi marrë deri tani dhe shpresojmë ta finalizojmë me sukses. Slogani "Ku ka vullnet, ka zgjidhje" që ne kemi dhe që i përshtatet bashkisë tonë dhe mua si kryetar, na ka ardhë shumë natyrshëm. Nëse do ju zbuloja diçka nga fëmijëria ime është se gjithmonë kam pasur dëshirën dhe sedrën për të arritur më të mirën në lojra, mësime, olimpiada. Të njëjtin vullnet kam dhe tani që sfidat janë më të mëdha.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut