Intervista/ Reperi Gasso: Do
dëshiroja një grua si Big Mama

Intervista/ Reperi Gasso: Do<br />dëshiroja një grua si Big Mama
Rikthimi i saj në muzikë gjithmonë të befason. Energjike dhe me një stil unik që e karakterizon, Big Mama këtë herë vjen me një bashkëpunim të ri, me reperin Gaso. Ai është nga Gjilani, por jeton në Zvicër. Gazmend Maliqi apo i njohur si Gasso është një nga reperat më të ri të skenës shqiptare. Ai vjen në këtë rrëfim duke theksuar se sukseisn e momentit ja kushton Big Mamës, e cila i ofroi këtë mundësi, dhe pse jo projektet të tjera plot supriza. Kujtojmë se, së fundmi Big Mama publikoi bashkëpunimin me Bes Kullakun dhe Ratin, një tjerë klip i cili na suprizoi.
 
 
Vetëm prej pak javësh je prezantuar përmes këngës “Bone n’club”. Pse pikërisht bashkëpunim me Big Mamën?

Bashkëpunimi ishte ideja e saj! Bigu është një nga femrat më të suksesshme në skenën shqiptare, ka stil të veçantë dhe është unike.
 
Reperat zakonisht bëjnë duete me femra seksi, hyn Bigu tek femrat seksi?

Sigurisht! Edhe Big Mama është mjaft seksi, po unë nuk mendoj ashtu, dueti bëhet sipas tekstit, muzikës e stilit, kur e bën një këngë për club nuk mund të fusësh në refren Shkurte Fejzën (qesh).
 
Do doje një grua ai ajo Big në të gjitha anët?

Pse jo!
 
Çfarë femra parapëlqen Gasso?

Femrat janë të gjitha të mira, po për mua në rend të parë është karakteri respekti dhe mundësisht bionde.
 
Kush është Gasso për ata që nuk e njohin, pse ky pseudonim?

Jam nga Gjilani, jetoj në Zvicër jam 26 vjeç, këtë pseudonim e kam nga emri Gazmend.
 
Pas suksesit me Bigun, po punon për projektet të reja?

Sigurisht që gjatë gjithë kohës jam i angazhuar. Momentalisht po shkoj drejt xhirimeve për një këngë të re e cila së shpejti do të finalizojmë edhe xhirimet. Besoj se, në fillim të korrikut do mund ta lancojmë.
 
Si ka lindur pasioni për muzikën, si e shikon tregun muzikor?

Jo përkundrazi!Kam besuar se është shumë vështirë, shkak konkurrenca e madhe, por besoj se e kam nisur më mirë se që kam menduar në fillim, gjithmonë duke falenderu edhe Big Mamën e cila më ka mbështet në çdo hap.

reperi gasso


Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online

(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës