Intervista/ Robert Aliaj: Mjaftojnë
mbathjet e bukura dhe ti ke vlerë

Intervista/ Robert Aliaj: Mjaftojnë<br />mbathjet e bukura dhe ti ke vlerë
Ai është artist dhe si i tillë gjithmonë ka folur drejtpërdrejtë! Ky është Robert Aliaj, artisti i cili di të rrëfej ‘live’ çdo mendim, vërejtje apo adhurim. Edhe pse shpesh herë është etiketuar si ‘delja e zezë’ në spektaklin “Dance With Me” ai ka treguar se di të vlerësoj atë që vërtetë bën art, jep maksimumin dhe nuk është banal përballë një publiku të gjerë.

Këtë të hënë ndodhi ndryshe, ai u përfshi sërish në një debat të gjerë, ku fillimisht përplasjen e parë e pati me aktoren Markela Dede dhe të dytin me Viola Spiron. Po në këtë vorbull reagimesh në lojë hyri edhe ish-missi, Valbona Selimllari, e cila është edhe mikesha më e mirë e Bertit.

Lidhur me këtë dyshim të miqësisë së tyre artisti Robert Aliaj na rrëfen pa cenuar të gjitha lidhjet e forta në këtë spektakël, vlerësimin dhe lojën e pistë të disa personazheve. Pavarësisht debatit që Bona dhe Berti patën ‘live’, ai i bindur për miqësinë e vjetër thotë se Valbona është mikeshë e vyer, por pa dashje ra në grackën e personazheve anonimë.

robert alia

Shpesh të kanë etiketuar si ‘delja e zezë’ në këtë spektakël. Të shqetëson ky fakt?

Nuk më shqetëson aspak ky fakt, varet kush të cilëson si të tillë. Unë kam një mision më fisnik në këtë spektakël, shumë më të rëndësishëm se sa nevoja për të ftuar një status me dy pikë më shumë, (qesh) e trishtueshme. Duam të fitojmë statusin e artistit pa qenë të tillë. Pa asnjë background, pa asnjë meritë. Dhe më e keqja, të pa edukuar.  E dhimbshme ta mendosh seriozisht që ka ardhur koha kur dikush nga rruga mund të serviret si vlerë.

Kritika dhe të folurit pa ‘doreza’ shpesh herë ju ka përplasur me konkurrentët...?
Sigurisht, jetojmë në kohën e hipokrizisë, mediokritetit, korrupsionit, shitjes se vetvetes për një hamburger; injorancës, skuthllikut, pabesive, thashethemeve, etj. Jetojmë në një epokë ku gjithçka është e mundur edhe sikur të jesh pa asnjë vlerë. Mjaftojnë mbathjet e bukura.

Veç thashethemeve, keni miq të vërtetë në këtë edicion?
Patjetër! Ata që kanë ardhur për të bërë show dhe jo për pikë janë të adhurueshëm.

Të bërit art të vërtetë në Shqipëri është shumë e vështirë. Ju si i shikoni ‘artistët’ tanë?
Fatkeqësisht të tredhur nga frika e presionit politik, nga kërcënimi se po të reagosh nuk merr më mbështetje nga institucionet, të zhgënjyer nga bordet që funksionojnë në bazë të koncepteve të klientelizmit, të pa motivuar, të abuzuar. Edhe sikur të mos mjaftonin këto, këtu paratë i marrin për vete atë që kanë në dorë administrimin e parave publike. Nuk ka surpriza këtu.

Veç debateve me Violën dhe Markelën, pse një debat ‘live’ dhe me Valbonën, mikeshën tuaj. Është e vërtetë që u pajtuat deri në fund të emisionit?
Valbona është një mikeshë e mirë, e mishtë, e pastër, e drejtë. Është impulsive për arsye të cilësive që përmenda më sipër. Si gjithë femrat e brezit të saj, ajo është një femër që ka jetuar në një epokë ku abuzimi me femrat shqiptare ishte një normalitet në këtë shoqëri të pa emancipuar. Kjo e ka bërë atë të jetë e ndjeshme. Pa dashje ajo ra në grackën e thurur mirë nga personazhe anonime që nuk e di se si u katapultuan aty. Cilësia e personazheve sigurisht që do të ndikojë në cilësinë e spektaklit. Valbona është një mikeshë e vyer.

*Shkrimi u botua ne gazeten print Shqiptarja.com

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social