Intervista/ Shkëlqim Cani:Nuk do
të ketë rritje taksash në vitin 2016

Intervista/ Shkëlqim Cani:Nuk do<br />të ketë rritje taksash në vitin 2016
TIRANE- Ministri i Financave është i sigurtë se ekonomia e vendit po ecën në binarët e duhur dhe politikat aktuale fiskale janë të vetmet që e shpëtojnë vendin nga tatëpjeta e nisur para nëntorit 2013. Në një intervistë për Shqiptarja.com. Shkëlqim Cani flet për aksionin e Tatimeve dhe marrëdhëniet me FMN.
 
Zoti Cani, shqiptarët, në natyrën e tyre, e kanë tendencë evazionin? Nga puna juaj si kreu i financave publike, konstatoni një tendencë për të shmangur taksat, ndryshe nga qëndrimi që kanë gjermanët, për shembull, ndaj detyrimeve financiare?
Duke ju falënderuar për intervistën, më lejoni t’ia nis nga kjo pjesa e fundit e pyetjes, pra nga Gjermania. Sepse vetëm dy vjet më parë, ata që qeverisnin, i bënin krahasimet me këtë shtet të fuqishëm evropian, pas të cilit renditeshim ne, pra Shqipëria! Tani edhe ju, njëlloj si unë, nuk besoj se e keni këtë shqetësim, se ne jemi të dytët pas Gjermanisë?! Gjermanët, dhe jo vetëm, por vendet e zhvilluara në tërësi, respektojnë ligjet, institucionet, shtetin e tyre dhe, për pasojë, nuk i shmangen as përgjegjësisë së taksave dhe tatimeve. Mund të ketë edhe në këto shtete evazion, shmangie apo mashtrim tatimor, por këto të fundit nuk mund e nuk ndikojnë në tërësinë e zbatimit të ligjit fiskal dhe nuk shtrembërojnë realitetin ekonomik.
 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë