Intervista/ Suela Konjari: Të
kërcesh në skenë nuk ka moshë
Rikthehet “Dancing With the Stars”. 12 yjet nisën garën e kërcimit nën shoqërinë e balerinëve profesionistë. Konjari: Ka qenë ëndrra ime në sirtar të bëhesha balerinë, pasi unë jam rritur në skenën e baletit. Sfidën e kam vetëm me Suelën, nuk sfidoj asnjë nga konkurrentët e tjerë. Për më tepër, mendoj që të kërcesh nuk ka moshë
Padyshim është një personazh që gjithmonë ngjallë dëshirë dhe kureshtje për ta parë lojën e saj aktoriale, por edhe rrëfimet prekëse që nuk i ka kursyer asnjëherë. Mbrëmë e pamë në një tjetër dimension, në skenën e yjeve të vallëzimit. Kjo është Suela Konjari e cila pranon se gjatë këtyre javëve në spektaklin “Dance With the Stars” do të ketë një duel të fortë vetëm me veten.
“Të marrësh pjesë në këtë eveniment është sfidë më vete, për më tepër këtë e bëj për kujtim të babait tim, i cili ka qenë një nga pionierët dhe themeluesit e baletit klasik”. Siç e tregon me pasion, babai i saj, një ndër balerinët e parë të Teatrit të Operas, ishte i pari që i ushqeu dashurinë për artin, por sot do t’i tregojë vetes dhe publikut që aktrimi dhe kërcimi shkojnë paralelisht dhe për të skena nuk njeh moshë.
“Ka qenë ëndrra ime në sirtar të bëhesha balerinë, pasi unë jam rritur në skenën e baletit. Sfidën e kam vetëm me Suelën, nuk sfidoj asnjë nga konkurrentët e tjerë. Për më tepër, mendoj që të kërcesh nuk ka moshë”, tregon Suela plot emocion.
Ajo na premton se javë pas jave do të na tregoj një tjetër dimension artistik, duke i dhënë vetes një mundësi që të ndihet akoma dhe më e plotësuar si artiste.
“
Javë pas jave do njihni një tjetër dimension artistik për të plotësuar formatin e aktrimit. Kërcimi, është një pjesë shumë e rëndësishme e aktorit në skenë”.SpektakliRovena Dilo, Beatrix Ramosaj, Adrola Dushi, Suela Konjari, Dorina Mema, Ambra Meda, Mitro Çela, Florian Agalliu, Young Zerka, Niko Komani, Art Abazi dhe Albatros Rexhaj do të jenë 12 yjet që nën shoqërinë e balerinëve profesioniste, do të performojnë çdo javë.
Ata janë mjaft të njohur në fushën e muzikës, aktrimit dhe show bizit. Edhe pse nuk kanë pasur më parë asnjë lidhje me kërcimin, 12 vipat ndihen të motivuar për të arritur trofeun final.
Juria mbetet e pandryshuar, ku balerini Ilir Shaqiri nuk do ti mungoj edhe këtë edicion publikut.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7588
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ulja e temperaturave në Dibër, uji i ngrirë krijon spektakël! Prezencë uji ka dhe ngrica në Rrugën e Arbrit (VIDEO)
24 Nëntor, 11:37
-
Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën
24 Nëntor, 11:35
-
Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj
24 Nëntor, 11:21
-
Vrasja e rabinit Zvi Kogan, Presidenti izraelit Herzog: Sulm frikacak antisemitik
24 Nëntor, 11:20
-
Vrasja e Martinit, nesër Burgjet vendosin ku do transferohet 14 vjeçari i arrestuar
24 Nëntor, 10:58
-
Vlorë/ Përdorues të telefonit dhe të dehur në timon, policia 'ndëshkon' shoferët, gjoba deri në 400 mijë lekë! 1 person në pranga
24 Nëntor, 10:57
-
'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'
24 Nëntor, 10:50
-
Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh
24 Nëntor, 10:39
-
Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë
24 Nëntor, 10:00
-
Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona
24 Nëntor, 09:55
-
Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik
24 Nëntor, 09:30
-
'Ishin 2 autorë!' Vrasja e Martinit, flet babai i 14-vjeçarit të plagosur: Prindi i fëmijës bën mirë ta dorëzojë vetë! Djali im në intubim, ka 5 plagë në trup
24 Nëntor, 09:20