Ish-kryetarja e parlamentit, dhe ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli e cila dha dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet e 2013, analizon në një intervistë për Zërin e Amerikës, votën e 21 qershorit. Sipas saj, në zgjedhjet për pushtetin lokal, të cilat u humbën thellë nga e djathta, u cenuan rëndë standardet. Ajo megjithatë është kritike dhe me vetë opozitën e cila siç thekson zonja Topalli, ka një rrugë të vështirë përpara dhe duhet të bëhet më e besueshme dhe të bëjë diferencën me koalicionin në pushtet.