TIRANE- Deputetja e Qarkut të Vlorës, e njëkohësisht drejtuesja e shtabit elektoral për bashkinë e këtij qyteti, Valentina Leskaj, argumenton rezultatin e dobët të PD-së në këto zgjedhje, si pasojë e çoroditjes totale të saj. Në një intervistë për “Shqiptarja.com” Leskaj shprehet se Partia Demokratike nuk po e gjen dot rrugën e saj për të bërë opozitë. Leskaj shpreh keqardhjen për nivelin e kësaj opozite, duke thënë se nuk i shërben demokracisë së shëndoshë.

Deputetja e Vlorës e ka dhe një shpjegim për pjesëmarrjen e ulët të vlonjatëve në zgjedhjet e 21 qershorit. Sipas Leskajt emigracioni i përhershëm, por dhe eksodi i fundit ka ndikim të drejtpërdrejtë. Po ashtu, Leskaj shpjegon se votat e demokratëve kanë rrjedhur drejt Dritan Lelit.