Këngëtarja, një rrëfim mbi dashurinë me Lind Islamin, të bërit muzikë të vërtetë dhe projektet verore
Zëri dhe pasioni i saj për notat muzikore e kanë identifikuar jo si talenti i “The voice”, por si një këngëtare që premton shumë në tregun muzikor. Bëhet fjalë për Venera Lumanin, e cila përmes këtij rrëfimi na vjen e freskët dhe plot nota të kristalta muzike.
“16 Qershori” është kënga e cila për herë të parë m’u dha për ta dëgjuar pikërisht në 16 Qershor, datë kjo që përkon me ditëlindjen time, e për ta kuptuar më pas se kjo ishte edhe dhurata për atë ditë. Ishte ky urimi më i bukur i jetës sime, urim i përkthyer në nota”, tregon Venera.
Në këtë intervistë për “Shqiptarja. Com”, ajo ndalet edhe tek partneri i saj, i cili nuk ndan vetëm ndjenjat, por edhe punën, pasionin dhe projektet në muzikë. Klipi i cili u lançua dje, vjen me muzikë të Lind Islamit, me tekst të Ledjan Nako (bateristi i grupit BURN) dhe me mjeshtërinë e Endrit Shanit si orkerstrues.
“16 Qershori” është klipi që nxorët dje, një projekt muzikor që shënon një moment të bukur në jetën tuaj...?
Është diçka që ka të bëjë me ditëlindjen time! “16 Qershori”, është kënga që mu bë dhuratë.
Veç dashurisë, ty dhe Lindin ju kanë lidhur shumë notat muzikore. Si qëndron ky raport i bukur mes jush?
Ne, dita-ditës afrohemi shumë e më shumë, na duket sikur jemi një. Është një gjë që na bën të ndihemi si një njeri i vetëm sepse duam të njëjtat gjëra, mendojmë për të njëjtat gjëra, punojmë bashkë, krijojmë bashkë...
Pse pikërisht 16 qershori e bëri të veçantë këtë datëlindje për ju?
Ishte një moment që Lindi më tha: Dëgjoje pak këtë, si të duket? Ndërkohë unë që ngela e mahnitur! Më pëlqeu tej mase melodia që kishte krijuar dhe më pas ma mësoi se kjo ishte një këngë që ai ka 2 vite që po e punon dhe që në të ka përmbledhur gjërat më të bukura të lidhjes sonë.
Muzika duket se është motivi i jetës tuaj. Çfarë ju ka sjell muzika në jetë?
Shumë gjëra. Veç të bukura deri më tani. Uroj të jetë kështu deri në fund.
Sezoni veror ju ka gjetur me ture koncertesh nëpër Shqipëri dhe jashtë saj. Momentalisht po pushoni?
Sapo u kthyem nga një mini-pushim, tani na presin shumë punë.
Ndryshe nga koleget tuaja, keni zgjedhur të qëndroni në treg me një këngë verore dhe një klip që të kënaq syrin pa u orientuar drejt ‘xhveshjeve’. Ishte zgjedhja juaj?
Hmm...nuk është punë zgjedhje. Në art nuk bëhen zgjedhje, arti duhet respektuar veç me art.
Kush është arma më e fortë për ju në muzikë?
Absolutisht zëri dhe talenti.
Po më e dobëta?
Hmmm...s’më duket se kam (Qesh).
Cilat janë projektet në vazhdimësi?
Ky projekt u lancua, por të tjera punë na presin, vijnë festivalet, koncertet e plotë evente... Kështu që puna vazhdon.
/Shqiptarja.com