TIRANE- Deputeti socialist dhe anëtari i Komisionit të Sigurisë Arben Çuko i quan të domosdoshme ndryshimet e propozuara në Kodin Rrugor por kërkon që masat për drejtuesit e mjeteve të mos jenë drastike. Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, deputeti Çuko thekson se implementimi i teknologjisë për dokumentimin e gjobave do të ishte mjaft efiçent për të shmangur përplasjet mes drejtuesve të mjeteve dhe përfaqsuesve të Policisë Rrugore.