Intervistë me kandidatin e PS-së në Krujë, Denis Deliu: Do të ushtrohen kontrolle që fabrikat të zbatojnë standardet e BE-së për sa i përket ndotjes së mjedisit

Denis Deliu kandidat i Partisë Socialiste për qarkun e Durrës, thotë se ndotja nga fabrikat që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Krujë dhe në Fushë-Krujë është një nga problematikat me të cilat përballen banorët e kësaj zone.

Në një intervistë për Report Tv, Deliu u shpreh se fabrikat kanë efekt pozitiv, në punësimin e shumë qytetarëve, por nga ana tjetër ndikojnë në ndotjen e ambientit dhe mjedisit ku jetojnë. 

Deliu shtoi se detyra e qeverisë dhe e bashkisë është që të punojnë ngushtë me këto drejtues fabrikash dhe të ushtrohen kontrolle të vazhdueshme për mënyrën se si ata e zbatojnë punën e tyre, të maten koefiçientët e përcaktuara nga Bashkimi Europian dhe sa këto fabrika i plotësojnë këto standarde.

Më tej Deliu tha se duhet patjetër që këto fabrika të zbatojnë standardet e Bashkimit Europian për të zbatuar koefiçientët përkatës të lejuar të ndotjes së mjedisit sepse mjedisi është shumë i rëndësishëm për shëndetin, jetën dhe të ardhmen e fëmijëve tonë.

Intervista e plotë me kandidatin e PS, Krujë Denis Deliu

Gazetari: Denis përshëndjetje! Mund të na prezantoheni kush jeni dhe nga vini?

Denis Deliu, Kandidati i PS në Krujë: Unë jam Denis Deliu i  lindur në Krujë dhe rritur në Fushë-Krujë. Kam mbaruar shkollën 4 vite tek “ Gjon Luka” në Luz,  pjesën tjetër tek shkolla “Adem Leli” në Fushë-Krujë dhe shkollën e mesme “Shote Galica” gjimnazin. Pas mbarimit të shkollës kam vijuar Universitetin ushtarak “ Skëndërbej” me dy diploma ekonomik dhe oficer. Pas 4 viteve të mbarimit të  shkollës, kam vijuar karrierën në forcat speciale të ushtrisë . Për 7 vite me rradhë jam trajnuar nga forcat speciale amerikane ku dy herë kam marrë pjesë në mision luftarake në Afganistan. Jam dekoruar me dy medalje ushtarake  me medaljen e NATOS dhe medalje për shërbime të shquara nga shteti.  Në 7 vite me forcat speciale ia vlen të përmendet, misioni “Eagle 4”, ku ne patëm një detyrë shumë të vështirë dhe humbëm shokun dhe dëshmorin e atdheut tonë, kapiten Fehti Voglin në një pritë që u organizua nga talebanët, ku u plagosën dhe dy shokë të tjerë shqiptari Aleksandër Peci dhe amerikani Michael Tros. Këto momente për forcat speciale shqiptare kanë qenë shumë  të vështira si për forcat speciale shqiptare,pasi ne njëkohësisht duhet të përballonim dhimbjen dhe të vazhdonim dhe detyrën.  Megjithëse, trajnimi ishte shumë i fortë qoftë nga instruktorët shqiptarë dhe ata amerikanë. Në kursin ku unë kam marrë pjesë kemi qenë 250 kandidatë dhe kemi mbaruar 34. Është një kurs selektiv, ku instruktorët gjejnë pikat më të dobëta për kandidatët dhe i kalojnë nëpër sprova. Ata që nuk munden të kalojnë nuk çertifikohen nga shkolla  e trupës me diplomën e kursit të forcave speciale.  Sot që flas është një nder dhe krenari për mua që kam qenë pjesë e atij reparti Elitë, i forcave speciale  në Ushtri që sot ata kanë mbështetjen e Amerikës dhe forcave të NATOS në trajnime dhe misione. Patjetër që qeveria shqiptare duhet të bëjë më shumë që këto forca të jenë në bashkëpunim me forcat speciale të NATOS. Këto 7 vite kanë qenë për mua dhe sfidë dhe të vështira, pasi kam qenë familjar. Në misionin e parë kur unë jam nisur e kam lënë një vajzë 2 muajshe, sot është 9 vjeçe. Ka qenë një momente të vështira si për mua, prindërit dhe bashkëshorten. Sepse nga njëra janë emocionet që ti ndodhesh larg vendit e  familjes dhe e vetmja mënyrë komunikimi është me telefon dhe skype, tjetra është rreziku që ndikon si tek ne dhe tek familja e cila mban peshën kryesore. Pas 7 vitesh karrierë në forcat speciale unë kam vijuar detyrën në Gardën e Republikës ku jam caktuar në detyrë si shef i Sigurisë së Vettingut, ku për 3 vite me rradhë kam organizur mbrojtjen e Gjyqtarëve dhe të prokurorëve të Reformës në Drejtësi shqiptarë dhe të huaj. Ka qenë një sfidë për mua, kjo detyrë pasi ishte hera e parë që ndodhte në Shqipëri pasi me këmbënguljen e qeverisë Rama kjo reformë po jep sot efektet e saj. Dhe reforma është si një ilaç që nuk e jep efektin direkt, do kohën e saj. Por unë kam patur fatin që të qëndroj brenda saj të shoh nga afër dhe të mbështesë prokurorët e kësaj reforme, pasi ajo sot me të vërtetë po bën punë dhe shqiptarët duhet të besojnë tek kjo reformë. Kjo reformë do të rregullojë cilësinë e jetës  në mënyrë që shqiptarët të gjejnë drejtësi, të gjejnë zgjidhjen më të shpejtë nëpër gjyqet që ata kanë, sepse gjykata dhe Prokuroritë janë shumë të rëndësishme për vendin për përcaktimin e drejtësisë në të ardhmen për shumë tema dhe problematika të ndryshme  që qytetarët kanë sidomos me  ligjin për pronat, ligjin për pensionet etj. Pas kësaj detyre në Reformën në Drejtësi unë kam vijuar për 2 vite të tjera me ekskortën e Kryeministrit Rama, në njësinë speciale si komandant i grupit kundërsulm, një detyre e rëndësishme që ka të bëjë me shoqërimin e personaliteteve të larta shtetërore. Është njësia Elitë e gardës së Republikës që vepron si grupi i fundit dhe që menaxhon situatat kritike në rast pritje apo sulmi të organizuar. Edhe këtu kam dhën eksperiencën timeqë fitiva me amerikanët.  Ka qenë një periudhë shumë e mirë deri në momentin që vendosa të kandidoj si kandidat për deputet i PS në qarkun e Durrësit. Unë vij nga një familje patriotike. Jam fisi i dëshmorit të atdheut Rexh Deliu. Kam marrë shembujt më të mirë të njerëzve që më kanë udhëhequr, një ndër ta ka qenë dhe babai im i cili ka qenë ushtarak i lartë më përpara dhe sot ushtrin detura të ndryshme në Bashkinë e Krujës dhe PS.  Unë dua ta falenderoj. Unë si fis, familje jemi socialist dhe besojmë se PS është parti e vlerave dhe më e mira që sot ka Shqipëria . Dhe duke besuar se politika është e vetmja forcë që për probleme që në syrin e përditshëm mund të na duken të pamundura, ajo kurdo mund t’i kryej shumë lehtë. Dhe unë duke kontribuar për 12 vite në detyra të ndryshme specifike  ushtarake mendova, që mund të jap diçka për komunitetin dhe Shqipërinë. Kam dëshirë që të gjithë eksperiencën dhe vizionin  ta vendos në shërbim të komunitetit. Kjo vendimmarrje për mua ka qenë ka qenë e vështirë sepse unë jam formuar si ushtarak dhe patjetër  më ndjekin parimet dhe virtytet e mia, si përgjegjshmëria  kërkesa për të bërë më shumë punë, mbarimi i punënve në kohën e duhur besnikëria, korrektësia  dhe shpresoj që do të jem një deputet i dënjë për këtë komunitet që me të vërtetë t’i dëgjoj hallet dhe problemet e njerëzve dhe t’i adresoj në institucionet e duhura. Njëkohësisht, do të mundohem që të punoj ngushtë me Kryetarin e Bashkisë, me deputetët e tjerë në Qarkun e Durrësit dhe me qeverinë sepse është e vetnja mënyrë që Shqipëria të ecë përpara dhe të anëtarëvesohet në BE. Në një harmoni të plotë mund të mbarojmë shumë projekte që janë nisur dhe projekte të tjera që do të bëhen në vijim.

Gazetari: Karriera juaj prej ushtaraku, ju ka përballuar me mjaft sfida siç e thatë dhe vetë, pra, dhe me sfida mjaft serioze ku keni rrezikuar dhe jetën? Kandidimin tuaj e gjykoni si një vlerësim personal ndaj jush që ka Kryeministri Rama  apo si një objektiv për t’u arritur nga ana juaj?

Denis Deliu, Kandidati i PS në Krujë: Karriera ime prej ushtaraku, me thënë të drejtën ka qenë një nga ëndrrat e mia. Unë që në fëmijëri kam patur ëndërr të bëhem oficer. Një ëndërr që unë sot e quaj të realizuar dhe jam shumë krenar për këtë, por kjo patjetër që ka kërkuar përkushtimin tim, lodhjen, sakrificat e mia dhe të familjes sime.  Unë ndihem krenar sot që arrita të jem pjesë e forcave speciale, arrita t’ia dal me sukses në misionet luftarake, të jap një kontribut të veçantë në Reformën në drejtësi, arrita dhe  të shërbej personaliteteve të larta shqiptare dhe të huaj. Në të gjithë detyrat që kam marrë pjesë kam ftuar besimi e vartësve dhe eprorëve. Sot kjo është një mbështetje shumë e madhe, një arsye më tepër për mua dhe duke besuar tek vlerat e mia, aftësitë e mia mendoj se do të jetë një objektiv për t’u arritur për të ardhmen e komunitetit dhe vendit tim. Dalja ime si kandidat nuk është objektivi im i fundit as si deputet. Unë do të ecë paralelisht me sfidat që do të më shfaqë  kjo rrugë.  Por, e thashe dhe më përpara jam shumë kërkues, në gjithçka bëj dhe vazhdoj të jap kontribut. Në ëndrrat e mia kam edhe detyra të tjera që mund të jem i përshtashëm, si nga profesioni që mund të jetë Ministër i mbrojtjes ose Ministër i Brendshëm dhe pse jo dhe një Kryeministër i vendit. Marr një shembull që ka ndodh në Izrael, është kryeministri aktual shumë i sukseshëm Benjamin Netanjahu. Ka qenë në detyrën time kur ka qenë komandat i Grupit special ngjiti shkallët në 3 mandate dhe gjithçka e ka rritur me punë, displinë dhe me përkushtim. Ka treguar vlera që i mban njërëzit dhe e do kombin e tij dhe populli e don dhe i ka besur 3 mandate që vazhdon të udhëheqë.  Dhe pse unë mendoj pse mos të jem një nga këta persona që janë patriotë, që kanë dhënë për Shqipërinë në detyra të ndryshme dhe pse mos të japë dhe në politikë  Dhe pse njërëzit mos të besojnë se edhe politika ka njerëz të mirë, që e duan vendin dhe që mund të bëjnë gjithçka në zgjidhjen e halleve dhe problemeve. Unë si Denis, dhe si patriot dhe si familjar e dua Shqipërinë të jetë në e fortë ushtarakisht, më e fortë në ruajtjen e rendit dhe të qetësisë, ekonomikisht, më e fortë në turizëm, në drejtësi e shumë aspekte të jetës. Pse? Sepse ne i kemi të gjitha pasuritë natyrore e njerëzore dhe e vetmja rrugë është që ne të investojmë në vendet e duhura dhe të motivojmë njerëzit që kanë aftësitë që t’i cojnë këto punë përpara.

Gazetari: A e gjykoni propozimin apo kandidimin tuaj nga ana e Partinë Socialiste si një frymë e re në poltikëbërjen shqiptare?

Denis Deliu, Kandidati i PS në Krujë: Për mua është një vlerësim shumë i madh zgjedhja nga Kryeministri Edi Rama, PS dhe nga besimi që më ka dhënë Partia Socialiste në Krujë dhe Fushëkrujë Si Kryetari Bashkisë, si dhe deputetja Eglantina Gjermeni. Janë një ekip që kanë drejtuar Krujën dhe Fushë-Krujën e sot falë tyre këto vende janë më të bukura falë investimit në shumë projekte të ndryshme. Unë ndihem krenar kur shkoj në Krujë dhe Fushë-Krujë dhe shoh veprat e arritura gjatë ketyre 4 viteve. Dhe besoj që këto njerëz do të dijnë prap të udhëheqin dhe për 4 vite të tjera. Qeveria socialiste do të jetë pa dyshim në mbështetjen tonë për çdo investim dhe projekt që ne do të kërkojmë për këtë komunitet. Për mua është një vlerësim shumë i madh. Është një përgjegjësi shumë e madhe për mua t’i përgjigjem sfidave dhe në tërësi njërëzve. Megjithatë çdo problem kërkon kohen e vet për t’u zgjidhur, ka që zgjidhen direkt ka që kërkojnë kohë apo janë të vëshitar për t’u zgjidhur.  Ne si poltikëbërës duhet patjetër të jetojmë me hallet e njerëzve, t’u qëndrojmë pranë njerëzve dhe të përkushtohemi në zgjidhjen e problemeve të tyre . Pra, ky është një mesazh që duhet të japë politika tek njërëzit.

Gazetari: Si e priti baza emërimin tuaj duke qenë se ju jeni një djalë me karrierë ushtarake dhe gjatë gjithë kohës keni punuar jashtë rrethit të Krujës? Si e prit baza zgjedhjen tuaj si kandidat?

Denis Deliu, Kandidati i PS në Krujë: Unë nuk jam një emër i panjohur për bazën. Me të vërtetë kam punuar jashtë Krujës dhe Fushë-Krujës. Jam një emër i njohur në fushën time, pasi kam dhënë një kontribut të njohur në shtetin tim dhe komunitetin tim. Kam marrë pjesë në shumë përmbytje që kanë ndodhur në vend ashtu si në Fushë-Krujë, Lezhë, Shkodër etj.  Unë nuk vij nga një familje e panjohur. Babai im ka një kontribut të çmuar në fushatat e PS, në detyrat që ai  ka kryer në Bashkinë e Fushë-Krujës dhe Krujë. Sot kam mbështetjen e tyre në çdo hap timin që hedh. Unë jam shumë optimist sepse kandidatura ime do të rrisë mbështejtjen e popullit dhe populli do të ketë më shumë besim tek politika. Unë besoj shumë tek vlerat dhe do bëj gjithçka që t’i mbaj ato premtime që bëj pavarësisht vështirësive që do kemi përpara. Unë besoj shumë tek vlerat. Jam një njeri që konkuroj me vlerat, me vlerat morale dhe profesionale. Në çdo detyrë që kam kryer kam marrë rezultatet më të larta, si nga të huajt,  komandantët ushtarakë në Afganistan dhe prokurorët e gjyqtarë ndërkombëtarë dhe shqiptarë. Ndihem krenar që kam punuar e kam mësuar nga ata njerëz shumë dhe sot kam marrë shembujt më të mirë për t’i ndjekur në këtë rrugëtim tim të ri, që, megjithëse i vështirë, jo i pamundur.

Gazetari: Denis, si e gjykoni qeverisjen në rrethin e Krujës por edhe qeverisjen e Shqipërisë gjëtë këtyre 8 viteve që në pushtet ka qenë Partia Socialiste?

Denis Deliu, Kandidati i PS në Krujë:  Bashkia e Krujës, nën udhëheqjen e Kryetarit Artur Bushi, deputetja Eglantina Gjermeni dhe Rrahman Rrahja padyshim kanë thithur projektet dhe investimet e duhura për rrethin Krujës dhe Fushë-Krujës. Kanë bërë shumë punë. Janë ndërtuar rreth 19 shkolla, kjo edhe për shkak edhe të fatkeqësisë natyrore që na ndodhi nga tërmeti. Janë ndërtuar ujësjellës, rrugë, trotuare, parkingje, sheshe, janë zbukuruar qendrat e qyteteve.  Patjetër që nuk janë bërë të gjitha, patjetër që ka punë të tjera ende për t’u bërë. Por sigurisht çdo problem për t’u zgjidhur, projektet e nisura kërkojnë kohën e tyrë  infrastrukturën e duhur, investimin ekonomik dhe zgjidhjen e duhur që ai projekt të shkojë drejt fundit. Unë mendoj që daljen time si deputet, me rreshtimin në krah dhe fitoren e Partisë Socialiste  dhe Kryeminsitri Rama, patjetër qyteti i Krujës dhe Fushë-Krujës do të marrë akoma më shumë investime dhe do të ketë mbështetjen e qeverisë në çdo hap. Duke qenë tre deputetë nga kjo zonë përfaqësues në Parlament unë besoj se ne do të bëjmë akoma më shumë punë për këtë komunitet, që të rregullojmë cilësinë e jetës, infrastrukturës, të kemi një arsim më të mirë dhe të përmirësojmë të ardhmen tonë.

Gazetari: Nëse ju do zgjidheni deputet, duke parë që rrethi i Krujës është një rreth me mjaft problematika, cilat do të jenë problematikat për të cilat do të kërkoni zgjidhje nga ana e qeverisë?

Denis Deliu, Kandidati i PS në Krujë: Rrethi i Krujës dhe Fushë-Krujës ka shumë problematika të ndryshme siç janë të njohura ka shumë fabrika që sot punojnë dhe vazhdojnë aktivitetin e tyre. Kjo ka efektin pozitiv dhe negativ. Pozitiv  sepse shume punonjës e  qytetarë nga njëra anë punojnë aty, në punësimin e zonës.  Po nga ana tjetër ka edhe efekte negative sespse këto fabrika ndokojnë në ndotjen e ambienti dhe mjedisit ku ne jetojmë.  Detyra e qeverisë e bashkisë dhe e deputetëve është patjetër, që të punojnë ngushtë më këto drejtues  fabrikash dhe ministritë përkatëse,që ne  të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshmë [ër mënyrën se si ata e zbatonë punën e tyre,  të maten koefiçientët e përcaktuara nga Bashkimi europian dhe sa këto fabrika i plotësojnë këto standarde. Jam dakort që të ketë fabrika, sepse ka në të gjithë botën dhe ato janë një zhvillim në industri por duhet patjetër që të kemi ndikimin tonë që ata të zbatojnë standardet e Bashkimit Europian për të zbatuar koefiçientët përkatës të lejuar të ndotjes së mjedisit sepse mjedisi është shumë i rëndësishmë për shëndetin ,jetën dhe të ardhmen e fëmijëve tonë. Në Fushë-Krujë veç tyre fabrikave, ka dhe shumë fasoneri. Fasoneritë janë një fushë e re për mua, është me të vërtet një biznes shumë i mirë, por ne duhet të punojmë ngushtë, që qeveria t’i lehtësojë pronarët e tyre më shumë në taksa, të investojë në kushte e punës në mënyrë që ata  të kenë më shumë në prodhim dhe ato të investojnë më shumë në pagat e  punonjësve.

Gazetari: Një pyetje e fundit. Përtej modestisë që ju karakterizon si e gjykoni rezultatin në zgjedhjeve? A jeni ju optimist që do jeni në parlament?

Denis Deliu, Kandidati i PS në Krujë: Unë jam shumë entuziast, nga takimet që unë zhvilloj dhe nga pritja që qytetarët më kanë rezervuar në çdo takim kam organizuar dhe kam shkuar . Unë mendoj që i kam të gjithaaftësitë dhe  mundësitë që ta fitojë këtë garë, ashtu siç kam fituar dhe me shpresë që populli do të dije të bëj zgjedhjen e duhur e do të votojë PS, kryeministrin Edi Rama dhe ekipin e qarkut fitues të qarkut Durrës.  Unë kam dëshirë që Kruja dhe Fushë-Kruja të përfaqësohet me tre deputetëtë në Parlamentin e Shqipërisë, pasi duke qenë tre, ne jemi më shumë zëra, jemi më të fortë,  më të bashkuar dhe do të dimë të udhëheqim dhe të investojmë atje ku komuniteti ka më shumë nevojë. Ne patjetër që qeveria dhe Bashkia ka dhe prioritete do fillojmë tek ato që janë nevojat më imediate duke kaluar më pas tek çdo projekt tjetër. Kam shumë besim tek ky popull, tek e vërteta dhe drejtësia, tek vlerat. Për mua ka qenë një sakrificë që gjatë  këtyre 12 viteve duke qenë dhe familjar, kam qëndruar korrekt dhe i drejtë. Sot ndihem krenar për gjithçka i kam dhënë dhe do të vazhdoj t’i jap këtij vendi. Unë besoj që do t’ja dal bashkë me ekipin fitues i PS.

 Gazetari: Përse qytetarët krutanë duhet të votojnë Denis Deliun?

Denis Deliu, Kandidati i PS në Krujë: Unë jam një njeri i thjeshtë, një prej tyre, një prej qytetarëve krutanë. Vij nga një familje tradicionale patriotike. Kam një histori familjare që nga gjyshërit që kanë punuar gjithmonë për të fituar respektin dhe për të ndihmuar njerëzit , që nga gjyshërit e mi, burra të nderuar të zonës dhe prindërit që kanë një kontribut të çmuar në fusha të ndryshme. Kam qenë një person që kam ndjekur hapat e babait tim, që ka dhënë një kontribut të çmuar dikur si ushtarak i suksesshem dhe vazhdon të japë ende sot në Bashkinë e Krujës.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e kryeministri urojnë besimtarët katolikë, Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit!

Krishtlindja, Presidenti e kryeministri urojnë besimtarët katolikë, Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit!