Intervistoi Rrokun, gjykata shpall
të pafajshëm Ardit Gjebrean
PDF/Vendimi gjykates per Gjebrean
Pas nëntë seancash gjyqësore, Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm moderatorin Ardit Gjebrea, i cili u kallëzua penalisht nga babai i adoleshentes Alda Canaj, që u vra bashkë me të ëmën në vitin 2001 nga ish-agjenti i SHISH, Marjan Rroku
TIRANE - Pas nëntë seancash gjyqësore, Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm moderatorin Ardit Gjebrea, i cili u kallëzua penalisht nga babai i adoleshentes Alda Canaj, që u vra bashkë me të ëmën në vitin 2001 nga ish-agjenti i SHISH, Marjan Rroku.
Babai i Canajt, dërgoi në gjyq Ardit Gjebrean për 'fyerje të kryer botërisht', pasi moderatori intervistoi në burg Marjan Rrokun.
Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Martin Deda, vlerësoi se nga ana e moderatorit Ardit Gjebrea nuk është konsumuar kundërvajtja penale, për të cilën ai akuzohej.
Faslli Canaj iu drejtua Gjykatës së Tiranës me një padi ndaj Gjebreas për “fyerje” kundër moderatorit në 25 prill 2016, ndërsa gjyqi përfundoi më 17 nëntor. Canaj pretendon se shfaqja e intervistës së Marjan Rrokut i terrorizoi duke u risjellë ngjarjen e dhimbshme që përjetoi familja e tij 15 vjet më parë.
Ndërkohë, pak ditë më parë Gjykata e Tiranës refuzoi kërkesën për liri të ish-agjentit të SHISH, Marjan Rroku, që 15 vite më parë vrau me armën e shërbimit Alda Canaj studenten 20-vjeçare dhe nënën e saj Mbarime Canaj.
Rroku kërkoi prishjen e dënimit me burg përjetë duke kërkuar që procesi ndaj tij të ribëhej nga e para. Por ka qenë gjyqtari Gerd Hoxha që ka refuzuar kërkesën e Rrokut duke lënë në fuqi dënimin me burg përjetë dhënë 14 vite më parë në vitin 2002.
Kërkesa e Marjan Rrokut u depozitua më 23 shtator 2016 dhe ish-SHIK-asi kërkoi që ekzekutimi i dënimit dhënë në mungesë ndaj tij të shpallej i pavlefshëm.
Vetë Rroku i pranishëm në sallë ka kërkuar me fjalët, “Drejtësia të vihet në vend, pa qielli le të çahet”, rihapjen e gjyqit nga e para.
Por me refuzimin e kësaj kërkese në fuqi ndaj tij mbetet dënimi me burg përjetë.
Në 2001 Rroku vrau Alda Canajn e nënën e saj, Mbarime Canaj dhe pas krimit u arratis në SHBA, nga ku u arrestua e më pas ekstradua në Shqipëri, ku aktualisht vuan dënimin me burgim përjetë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4411
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22