Bashkia e Tiranës e ka reaguar pas akuzave të bëra nga PS se po pengon punën e INUK. Në një deklaratë për mediat nga kjo BAshki theksohet se kryeministri Edi Rama nuk mund të mbulojë dështimet me sulme politike.
“Askush nuk mund ta amnistojë Edi Ramën për krizën ekonomike dhe paligjshmërinë ku e ka zhytur vendin. Qytetarët e kanë vënë me shpatulla pas muri për premtimet e pambajtura për bllokimin dhe shkatërrimin që po i bën Tiranës. Nuk preken pallatet dhe objektet e miqve e klientëve të Edi Ramës, të ndërtuara pa leje dhe në shkelje të çdo ligji në hapësira publike. Prishjet selektive dhe tarifat e korrupsionit që qytetarët duhet të vazhdojnë të paguajnë, për të shpëtuar objektet e ndërtuara me bekimin e Edi Ramës kur ishte kryetar bashkie kanë shtuar zemëratën e qytetarëve ndaj tij”- theksohet në reagimin e Bashkisë.
Bashkia e Tiranës thotë se nga aksionet e INUK nuk preken objektete e miqve të kryeministrit Rama.
“E kuptojmë frikën e Edi Ramës nga revolta qytetare por ai nuk mund të fshihet pas sulmeve politike dhe të njëjtit tekst që lexohet rëndom nga zëdhënës të ndryshëm, brenda mureve të partisë. Mijëra vende pune të shkatërruara, mijëra qytetarë vuajnë për bukën e gojës, ndërsa Edi Rama vazhdon të rrisë taksat, çmimin e energjisë elektrike, papunësinë dhe varfërinë. Edi Rama, njeriu që betonizoi Tiranën nuk mund të mbulojë dështimin me sulme politike ndaj Bashkisë së Tiranës. Edi Rama di vetëm të bllokojë, shkatërrojë dhe varfërojë qytetarët”, theksohet më tej në reagimin e Bashkinsë.
Redaksia online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com