DURRES - Përgjatë rrugës nacionale Plepa – Rrogozhinë ka nisur aksioni për evidentiminin e pikave të karburanteve pa leje. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka konstatuar objekte, që ngrihen në rrugën paralele me autostradën, që, sipas kësaj Drejtorie, shkaktojnë problematikë në qarkullimin e automjeteve në hyrje-daljet e autostradës.

Puna e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar nisi në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku u bllokua dhe karburanti i parë, por pronarët e këtij objekti thanë se ai është i rregullt dhe se disponojnë lejen për veprimtarinë që ushtrojnë.

Gjatë këtyre ditëve inspektoret e INUK-ut pritet të evidentojnë të gjithë karburantet e ndërtuara kryesisht buzë rrugës dytësore dhe, pas verifi kimit të dokumentacionit të secilit objekt, do të ndërhyhet për prishjen e objekteve pa leje.

Shkrimi u publikua sot 4 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print) 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)