TIRANE - Punimet për ndërtimin e komplekseve të pallateve vetëm 10 metra larg nga Diga e Liqenit Artificial në Tiranë do të ndërpriten. Urdhri është dhënë nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar duke shpallur të pavlefshme vendimet e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe në rrugën “Kristo Luarasi” të kompanisë ndërtuese “Gener 2” sh.p.k.
“Vendimi i INUK është në ushtrim të detyrave dhe përgjegjësive të veta ligjore”, thuhet në një njoftim të INUK.
Ndërtimi i kompleksit të pallate në zonën e Liqenit Artificial u bë objekt akuzash e kundërakuzash mes opozitës dhe mazhorancës. Sipas socialistëve, me këto vendime, lideri i opozitës Lulzim Basha, në cilësinë e kreut të Bashkisë Tiranë, po dëmtonte hapësirat e gjelbërta të kryeqytetit.
Ndërsa, Bashkia në qëndrimet e saj pati deklaruar më herët se projekti nuk dëmton hapësirat e gjelbërta pasi vetëm 40 % do të jetë ndërtim në truall privat dhe pjesa tjetër do të jetë lulishte.
Edhe ambientalistët janë shprehur kundër shkatërrimit të hapësirës së gjelbërt në kryeqytet.
A1 Report e ka ngritur më parë një shqetësim të tillë, ku vetëm 10 metra larg digës së liqenit nisi ndërtimi i një godinë 17 katëshe, e cila është pajisur me leje nga Bashkia e kryeqytetit në gusht të këtij viti. Kujtojmë se firma që po ndërton këtë kompleks “Gener-2” është e biznesmenit Bashkim Ulaj, që njihet si njeri shumë i afërt i familjes së ish-kryeministrit Berisha.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.5%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2259
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nxitimi mund t'ju çojë në gabime... çfarë kanë rezervuar yjet për sot
30 Janar, 07:14
-
Mero Baze: Ditën imiton Trumpin, natën ëndërron Ramën
30 Janar, 07:01
-
Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë
29 Janar, 23:01
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14
-
Vuçiç fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
29 Janar, 22:12