Inva Mula më 25 maj këndon Miminë
e “La Boheme” në Beograd

Inva Mula më 25 maj këndon Miminë<br />e “La Boheme” në Beograd
Sopranoja e shquar Inva Mula do të interpretojë në Teatrin Kombëtar të Beogradit personazhin e Mimisë për operën “La Boheme-n” të Puçinit.

E para shqiptare që ka kënduar në Serbi ka qenë sopranoja e shquar Tefta Tashko Koço, e cila në 14 nëntor të vitit 1945, një vit pas çlirimit të Shqipërisë ka kënduar rolin e Mimisë në Operën Shtetërore të Beogradit.

Pas 71 vjetësh këtë rol në Serbi e këndon një tjetër soprano e shquar shqiptare, Inva Mula. Inva Mula rrëfen emocionet për ftesën që i është bërë për të kënduar në Beograd.

Sopranoja Inva Mula do të ngjitet në Teatrin Kombëtar të Beogradit me rolin e Mimisë për operën “La boheme-n” të  Puçinit në mbrëmjen e 25 majit. 

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

619 vite nga lindja e Heroit Ndërkombëtar, propozimi: Të bëhet një ligj i përbashkët i mes Kosovës e Shqipërisë për Skënderbeun

619 vite nga lindja e Heroit Ndërkombëtar, propozimi: Të bëhet një ligj i përbashkët i mes Kosovës e Shqipërisë për Skënderbeun