Inva Mula në TKOB: Shpëtuam
pa rënë nga skena e kalbëzua

Inva Mula në TKOB: Shpëtuam<br />pa rënë nga skena e kalbëzua
Për dy ditë me radhë Teatri i Operës dhe Baletit në Tiranë ka ushtuar nga koncerti i Festës së Europës. Koncerti u mbajt nën drejtimin e dirigjentit francez Jacques Attali. Tingujt e Himnit Kombëtar shqiptar nga Asdreni, "Simfonia e 8-të" nga Schubert dhe Ouvertura nga Von Ëeber ishin preludi i ditës së parë.
 
 Nën drejtimin e mjeshtrit të okestrës Gérard Akoka mbrëmë u interpretua “Simfonia e 9-të e Beethoven”, ku kënduan sopranoja Inva Mula e mezosopranoja Vikena Kamenica. Zërave melodiozë u janë bashkuar edhe tenori Klodian Kaçani e baritoni Thilo Dalhmann.

inva mula
 
Sopranoja me famë botërore Inva Mula rrëfeu pas koncertit kujtimet e veçanta që e lidhin me sinfoninë e Bethovenit
 
"Në vitin '71 kam parë prindërit e mi që përgatisnin në shtëpi simfoninë e Bethoven. Ju e di që në atë kohë ishte e vështirë që të luheshin vepra të kompozitorëve të huaj por udhëheqësi artistik Zhani Ciko mori guximin që të kërkonte leje në qeveri për t'u interpretuar simfonia e 9. Ka qenë e përkthyer me muzikantë të TKOB, me dirigjentin Rifat Teqja që në atë kohë dirigjoi edhe pa partiturë dhe kanë qenë solistët Nina Mula, Rozmari Jorganxhi, Gaqo Qako dhe Avni Mula," kujton sopranoja.
 
Inva Mula gjatë bisedës me gazetarët ka kritikuar gjendjen e skenës. "Eshtë në gjendje të kalbëzuar. Shpëtuam që nuk ramë gjatë koncertit," tha sopranoja e njohur.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar