Invalidët në Durrës dhe Elbasan: Jemi të përjashtuar nga shoqëria, s’ka rrugë për ne! Pensioni është i ulët, s’del për bukë e ilaçe!

Aksesueshmëri dhe mbështetje nga institucionet, kërkuan paraplegjikët dhe tetraplegjikët në Durres. Pagesat minimale e kanë bërë të papërballueshme jetesën për këtë kategori, që çdo ditë përballet me sfida, pasi është shumë e vështirë të punësohen, pavarësisht ligjit që është në fuqi.

“Pavarësisht studimeve aktualisht jam i papunë, duke mos pasur mundësi ta ushtrojë detyrën time si avokat. Sapo del nga shpi ndesh në trotuar 20 centimetra, s'ka rampa”, tha Sadik Sallaku, anëtar i PAK. 

Nga ana tjetër, peticioni i hartuar me kërkesa konkrete, nga shoqata nuk ka marrë ende përgjigje nga institucionet.  Ndërsa, betejat gjyqësore duket se do t'i shoqërojnë në vijimësi, pasi prej vitesh kjo kategori nuk merr pagesat e indeksimeve.

“Problematika të shumta, që nuk na vështirësojnë vetëm jetesën, por edhe na cënojnë dinjitetin" thotë drejtuesja e shoqatës, Adivije Hoxha. 

Pavarësisht se këta persona kanë nevojë për kujdes të vazhdueshëm, pagesa për kujdestarët është 130 mijë lekë të vjetra në muaj. E pamundur për të përballuar jetesën tregojnë të afërmit, që sjellin në vëmendje edhe një problematikë tjetër. Daljen në kemp çdo vit, megjithëse e njëjta diagnozë do t'i shoqërojë gjithë jetën. Janë sëmundje që nuk njohin as përmirësim dhe jo më shërim deklarojnë ata.

Referuar të dhënave zyrtare në bashkinë Durrës janë thuajse 10 mijë persona me aftësi ndryshe, ku 3290 persona me aftësi të kufizuar, 796 me Statusin e të Verbërit, 420 persona me statusin e Para e Tetraplegjikëve dhe 5329 invalidë pune.

Ndërsa në Elbasan, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara një përfaqësi invalidësh përcollën mesazhin për trajtim dinjitoz dhe të barabartë si pjesa tjetër e shoqërisë. Njëri prej tyre, Trifon Kushta tha se pagesa prej 126 mijë lekësh të vjetra në muaj është qesharake ndërsa flet me shqetësim për infrastrukturën e papërshtatshme në qytet dhe banesa për njerëzit që lëvizin me karrocë. I paragjykuar ndjehet edhe në kërkesat e tij për tu punësuar, ndonëse ligji e parashikon.

“Unë marr pension 126 mijë lek në muaj, i cili nuk më del për bukë dhe për ilaçe”, tha Trifon Kushta.

Shoqëruesit e personave me aftësi të kufizuara shprehen për sfidat dhe vështirësitë që përballet sot kjo kategori e shoqërisë.

“Unë kam vajzën 32 vjeçe që nuk lëviz nga shtrati, kërkon shërbim 24 orë, ndërsa pagesa që më jep shteti për kujdestarinë është 130 mijë lek në muaj. Është e pamjaftueshme”, tha një familjar.

Në Elbasan, me statusin e paraplegjikut janë 350 persona, të cilët përballen me sfida të shumta, si në përballimin e jetesës, por edhe në integrimin në shoqëri.

R.D/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

‘Kcimi i Tropojës’ në UNESCO, Skënder Haklaj në Report Tv: Me atë kërcim na njeh e gjithë bota, vështirë të caktohet lashtësia e tij! Hysenaj: 12 vite që hartohet dosja

‘Kcimi i Tropojës’ në UNESCO, Skënder Haklaj në Report Tv: Me atë kërcim na njeh e gjithë bota, vështirë të caktohet lashtësia e tij! Hysenaj: 12 vite që hartohet dosja