TIRANE - Këshilli Kombëtar i shoqatës së personave me aftësi të Kufizuar aktualisht po zhvillojnë një protestë përpara Kuvendit ku pritet të vijë dhe komisionari për zgjerimin e Bashkimit Europian Stefan Fyle.
Invalidët mbajnë pankarta në duar, në gjuhën angleze ku kërkojnë tërheqjen e vëmendjes për këtë kategori shoqërore. Në pankarta shkruhet “integrimi , ku dhe për kë? Komisioneri Fyle se pari integrimi në Shqipëri pastaj në Europë. Qeveri na trego cili ëstë minimumi jetik.
"Shqipëria ka harruar jashtë vëmendjes problemet e personave me aftësi të kufizuara. Aspiratat e Shoqërisë Shqiptare për t’u integruar në shoqërinë europiane janë fisnike edhe të dobishme për të gjithë – thuhet në një komunikatë për shtyp të shpërndarë dje nga ky Këshill.
"Është përgjegjësi e politikës edhe institucioneve që ajo ka prodhuar që të kuptojnë se integrimi ynë fillon në Shqipëri edhe jo në Bruksel. Politika Shqiptare ka vënë në fokusin e saj vetëm rekomandimet që lidhen me komprosimin mes palëve politike. Rekomandimi me numër 11 i KE që bën fjalë për përmirësimin e të drejtave themelore të grupeve vulnerabël vazhdon të jetë ende i pashqyrtuar, madje hapat që janë bërë në vitet e fundit kanë qenë regresive.” - vazhdon deklarata e cila
denoncon përjashtimin shoqëror të këtij grupi që “po bëhet gjithnjë e më i dukshëm dhe po shndërrohet në një problem të madh social".
Sipas Personave me Aftësi të Kufizuar, “mungesa e minimumit jetik të përcaktuar në ligj është një avantazh i lojës së pandershme alibike të luajtur nga Ministria e Punës. Përjashtimi nga konsultimi i K.K.P.A.K dhe mos mbledhja e Këshillit Ndërdikasterial për më shumë se 3 vjetësh ka si qëllim në vetvete ushtrimin e politikave sociale të pastudiuara mirë”.
Në protestën e sotme do të bëhet thirrje për përqendrimin sa edhe si duhet në rekomandimin numër 11 të Komisionit Evropian për vëndin tonë. Shoqëria Shqiptare nuk mund të integrohet në shoqëritë e përparuara perëndimore pa bërë pjesë të saj integrale edhe grupet e veçanta të përjashtuara aktualisht “de fakto”. Këto mesazhe do t’i adresohen gjithë politikës shqiptare me qëllim të tërheqjes së vëmendjes së saj si edhe gjithë institucioneve kombëtare e ndërkombëtare”, përfundon njoftimi për shtyp i KKPAK.
(im/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com