TIRANE- Personat me aftësi të kufizuar po protestojnë para parlametit duke kërkuar të mos kalojnë ndryshimet në ligjin "Për statusin e të verbrit:“ si dhe ne ligjin “Për statusin invalidit paraplegjik dhe tetraplegjike”.
Ata kanë kërcënuar me forma ekstreme të protestës nëse parlamenti miraton ndryshimet që u ul përfitimet kësaj kategorie. Sipas tyre nëse nuk do të marrin sinjale pozitive, atëherë nuk do të përjashtojnë edhe sakrificat deri në vetëflijim.
Ata kërkojnë më këmbëngulje që sot deputetët e LSI-së, të mos miratojnë ndryshimet në ligj, pasi ky ishte një premtim i zëvendësministres së Punëve dhe Çështjeve Sociale, Filloreta Kodra.
"Nuk do të përjashtohet asnjë lloj qëndrimi, as mosbindja civile, as greva e urisë, as forma të tjera të sakrificave spektakolare, pasi ka shumë njerëz të verbër dhe paraplegjikë të cilëve u është mërzitur jeta. Janë të gatshëm të flijohen që të fitojnë grupe të tjera. Por ne këto forma nuk do ti mbështesim dhe do përpiqemi t'i parandalojmë. Megjithatë zemërimi ndonjëherë është i papërmbajtshëm", - deklaroi dje Sinan Tafaj, kryetar i këshillit kombëtar të PAK. Sipas tyre, këto lëvizje ndërmerren për faktin se ata janë të bindur se këto ndryshime janë thellësisht antikushtetuese dhe do të bëjnë një precedent të rrezikshëm në dëm të procesit të formimit të shtetit ligjor.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com