Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar largimin nga pushteti të Aleksandër Vuçiç, i cili humbi zgjedhjet në Serbi përballë Listës Studentore.
Përmes një koncerence për mediat, Berisha tha se populli serb më votën e tij nxori nga pushteti një nga figurat më të zeza të politikës në Ballkan, pas Sllobodan Millosheviçit.
Sipas Berishës, Vuçiç duhet të ishte para Hagës, ndërkohë që sipas tij, ish-Presidenti serb dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, bënë gjithçka për ndarjen e Kosovës.
“Populli serb, me votën e tij nxori nga pushteti njërin nga figurat më të zeza të politikës në Ballkan pas Sllobodan Millosheviçit, njeriun që prej vitesh duhej të ishte në burgun ndërkombëtar të Hagës, Aleksandër Vuçiç, ish-badigardin e Sheshelit, birin e tij shpirtëror, pasardhësin e tij. Ai, me gangsterin tjetër të Ballkanit, narkodiktatorin e Tiranës, Edi Rama, bëri gjithçka për ndarjen e Kosovës”, tha mes të tjerash Berisha.
Kreu i PD-së e cilësoi marrjen e 2 deputetëve nga ‘Koalicioni Shqiptar’ në Serbi si një ogur të bardhë për të gjithë shqiptarët.
“Por unë sot kam një urim shumë të përzemërt në emër të PD dhe në emrin tim për shqiptarët e Luginës së Preshevës, rezultatin e tyre historik në zgjedhjet e djeshme në parlamentin e republikës së Serbisë. Ata, pas bashkimit në një koalicion të vetëm, fituan dy mandate dhe kanë të tretin të mundshëm”, shtoi Berisha.
Një koment Berisha e kishte edhe protestat e dhunshme që po zhvillohen prej disa ditësh në Tiranë.
Duke theksuar se efektivët e Policisë po ushtrojnë ‘terror të egër’ mbi protestuesit, Berisha tha se të gjithë policët që ushtrojnë dhunë ‘për të mbrojtur Edi Ramën’, do të dënohen për krime të rënda.
“Sot unë jam këtu gjithashtu për të dënuar me forcën më të madhe terrorin e egër policesk të ushtruar jashtë të gjitha kushteve ligjore ndaj studentëve protestues, qytetarëve në protestë. Garantoj secilin prej atyre narko-mercenarëve që për 2500 euro shndërrohen në kafshë dhe jo njerëz ndaj të rinjve, vajzave, djemve, qytetarëve, që do të dënohen për krime të rënda, për aktet që ata kryejnë në mbrojtje të Padrinos së Shqipërisë, Edi Rama. Regjimi i Edi Ramës ka marrë fund”, përfundoi Berisha.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet në Serbi, Berisha: Rama të ikë si Padrinoja i tij! Veliaj: Studentët, jo fundi i botës por fundi i një bote! Spiropali: Popujt ndryshojnë, edhe pushtetet e 'përjetshme'
-
Sali non grata është i vetmi kryetar partie me damkën NON GRATA në Evropë por e keqia është se ka shum shpellarë që i shkojnë pas,janë nga ata që nuk e kuptojnë se çfar do të thotë NON GRATA kaq të trashë janë.
Përgjigju












Komente
Komento