Në investigimin që publikuam dje, në të cilin faktohej se kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, kishte mashtruar universitetin amerikan “Coppin University” në Maryland, SHBA, dhe më pas edhe shtetin shqiptar, duke i kryer studimet e larta, por edhe njësimin e diplomës, pa pasur një diplomë të shkollës së mesme, një tjetër dokument hedh dritë mbi këtë aferë të rëndë.
Kujtojmë se, në një shkresë e cila mban datën 16 janar 2023, Instituti “Harry Fultz” konfirmoi se Këlliçi ka përfunduar vetëm 4 vite studime nga cikli 5 vjeçar i Degës Biznes, duke vërtetuar faktin se ai nuk e ka përfunduar shkollën e mesme (nivelin 4 të kualifikimit) dhe nuk është diplomuar për programin e studimit përkatës. Pra, nuk disponon një diplomë që vërteton përfundimin e shkollës së mesme.
Por, sot Shqiptarja.com po publikon proces verbalin e Komisionit të Njohjes së Diplomave të Ministrisë së Arsimit, që mban datën 18 nëntor 2010, ku 5 anëtarët e komisionit kanë bërë njohjen e diplomës për Këlliçin. Në këtë proces verbal gjendet edhe Deklarata e Aplikantit, Belind Këlliçi, i cili ndër të tjera deklaron se “Informacioni që kam dhënë në këtë formular ose në ndonjë material bashkëngjitur është i plotë, korrekt dhe aktual”.
Më poshtë, në pikën B të deklaratës, konkretisht nënpika e) Pragu i pranimit: tipi/niveli i diplomës mbi bazën e së cilës jeni pranuar në këtë program studimi, Belind Këlliçi i është përgjigjur me germa kapitale: “PËRFUNDIM I SHKOLLËS SË MESME”.
Në fund, Këlliçi ka nënshkruar me dorën e tij këtë deklaratë, duke pranuar se informacioni është i vërtetë dhe i saktë.
Por, si në rastin kur u regjistrua në “Coppin University” në vitin 2005, pa pasur një diplomë dhe duke mashtruar shtetin amerikan të Maryland, këtu Këlliçi shkon edhe më larg, duke mashtruar me firmën e tij edhe shtetin shqiptar.
Kjo është një shkelje flagrante dhe e rëndë e ligjit, pasi njësimi i diplomës është bërë në premisa të rreme. Ndërkohë, Ministria e Arsimit, siç tregohet nga shkresa e kthimit të përgjigjes nëse Këlliçi e kishte kryer Maturën Shtetërore të vitit 2006 (të cilën e botuam dje dhe përgjigja ishte negative), ka qenë në dijeni të faktit se ai nuk e kishte përfunduar shkollën e mesme.
Po ashtu, edhe Belind Këlliçi e ka ditur se për të kryer me sukses njësimin e diplomës sipas ligjit shqiptar, duhet detyrimisht të kishte përfunduar shkollën e mesme. Kjo provon qartë që ai ka gënjyer me dijeni të plotë se ka shkelur ligjin dhe etikën.
Por, është ende e paqartë nëse pas këtyre fakteve të reja, njësimi i diplomës së Këlliçit, por edhe vetë shkolla e tij e lartë, të jetë apo jo e vlefshme.
Në gjithë këtë histori ka edhe diçka tjetër, që duhet zbardhur: lidhja e vëllait të tij më regjistrimin e Këlliçit në “Coppin University” (2005). Këlliçi ka deklaruar shpesh se vëllai i tij ka qenë dhe është mbështetësi i tij më i madh në jetë, e çuditërisht në vitin 2005, kur Këlliçi u regjistrua në universitet, ai punonte në zyrën e pranimeve të studentëve të universitetit amerikan. Ka dyshime të forta se ka qenë pikërisht vëllai i tij, i cili nëpërmjet ndërhyrjes personale, e ka ndihmuar të regjistrohet lehtësisht në këtë universitet, pa e pasur diplomën e shkollës së mesme. Këlliçi ka rrëfyer se vëllai i tij është edhe financuesi kryesor i fushatës me sponsorizime prej mijëra eurosh në Facebook.
Duhet theksuar se vëllai i Këlliçit aktualisht është edhe Anëtar Bordi i Institutit “Harry Fultz” dhe një skandal i përmasave të tilla hedh dyshime serioze mbi menaxhimin e institucionit në fjalë.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
-
s'ka nevoje te kete shume shkolle kandidati. rendesi ka ti ule taksat biznesit
Përgjigju -
Duket që në të folur që nuk është djalë me shkollë. Nuk ka arsim, nuk ja përvojë pune…. thjesht është kukulla e Saliut dhe Ilirit.
Përgjigju -
Turp
Përgjigju -
Ore gogola sistemi arsimor i joni i dikurshem ndryshin nga ai perendimor Kur un u largova nga shqiperia ne fillim te viteve 90 femijet e mi ishin ne klas te 4 dhe te dyte Kur i futa ne shkoll ketu ku jetoj ata hyn ne klas te 6 dhe te katert Dhe tani kan mbaruar universitetet Tani cfar do thoni ju sikur te mite te kthehen ne shqiperi do i thoni qe skan mbaruar filloret Atij djalit bravo i qofte qe ka mbaruar shkollen e larte dhe eshte nje djale i zgjuar dhe inteligjent dhe i uroj suksese
Përgjigju -
Ky është aktor, bën sikur . Se mbase dalin budallenj e thonë unë kam shkollë e kthehem dhe e bëj punën falas më mirë se ky e Sala. Por s'ka ma budallenj
Përgjigju -
Cfare prisni tani, qe Belindi te kerkoje falje,apo te terhiqet nga gara?! Nuk ka ne Shqiperine e sotme politikane e zyrtare me integritet te atille dhe dikur numeroheshin me gishta.
Përgjigju -
Gagjije dakord jam me ty. por nuk me kan besu ,do behet Shqipëria me kelldiq
Përgjigju -
Po ne te Breg Lumit kurre nuk e kryejme shkollen e leme pergjysem.
Përgjigju -
Belo bjondin e perdorin te shqupi si zar. E con Mul magjari per te ble paketa cigaresh. Mir qe shkollen as te plepat se ka mor, por dhe zar i shqupit ngeli gjithmon. Eh mor Belo bardhoshi, tutkun ngele gjithmone
Përgjigju -
Po edhe sikur 10 shkolla te kishte ai mbetet qesharak si ne program, si ne premtime e sidomos ne forcen politike qe perfaqeson...tamam qesharak.... Mendo sikur te mbetej Tirana ne dore te tij !!!
Përgjigju -
Kur je shume i zgjuar kalon direkt ne unversitet,pa te mesme...????????????VETETEM PERPARA!!????????????
Përgjigju -
Edhe erion veliaj edhe ky te dy pa shkolle
Përgjigju-
Ky ishte konkluzioni yt prej salibani? Kujt i plas se eshte pa shkolle? Puna eshte se eshte nje falsifikator psiko dhe neser te merr shtepine edhe ty se nuk e ka per gje te falsifikoje firma. Gjithmone nese rezulton e vertete.
-
-
Sa qesharak qe eshte ky njeri! Ky harron qe genjen veten me ato qe deklaron se askush ska per ta mbeshtetur me perrallat qe ky thote! Shume shume turp!
Përgjigju -
Na turperove e na mashtrove o Belo mavria qe nga te shkon lopa nuk te shkon dhia!
Përgjigju -
Turp turp turp!!!!!!
Përgjigju -
Turp
Përgjigju -
Turp
Përgjigju -
Turp
Përgjigju -
Ore mir ky qe mashtron se do te mbroje bemat e veta po ato gazetar qe e intervistojne ose e ftojne neper studio nuk e pyt njeri per dipllomen apo shqiperi esapi i cik rremuj duhet.
Përgjigju -
Shum turp a ka njeri qe mund ti besoje tani nje nje njeriu qe ecen me mashtrime????♂️
Përgjigju -
turp!!!
Përgjigju -
E more Bello ,more bello. Po ca di ti per Tiranen more bello ... Do pune ,puna jo "perralla me cdo gje gratis " Te pakten te ishe shkeput nga paraardhesit e tu ,te ceshtja e formimit .. Dhe ketu zhgenjeve.. Ah more bello fat I keq, ke perballe dike mjeshter fjale dhe pune .
Përgjigju -
Turp dmth se di me cfare fytyre mund te dalesh para elektoratit si kandidat i denjë kur dhe fiplomen e gjimnazit e ka te falcifikuar......
Përgjigju -
Turp!!
Përgjigju -
Asnje nga politikanet nuk ka shkolle te mesme as belindi as Veliaj e as te tjer. Kjo formule eshte aplikuar qe ne 1944. Se kuptoj qa ka te cuditshme ketu. Lufta eshte kush do te sundoj me i forti apo me i djallezuari .
Përgjigju-
Efharisto re malaka
-
-
Turp. Çfarë njerëzish garojnënë për kryetarë Bashkie. Me formim që paska normale që bën petulla me ujë.
Përgjigju -
Si mundet te jete drejtues I kryeqytetit nje individe I tille ?
Përgjigju -
Sa turp nga kush presin Shqipetaret te Drejtohen.Gjithsesi ky akoma pa filluar ka humbur nuk genjehen me Shqipetaret o Belind.E kemi par cfare ka bere partia juaj dhe shohim cfare po ben Erjoni tani per Tiranen.Ka bere nje kryeveper ku ne sot krenohemi me Tiranen tone.
Përgjigju -
Cfare mund te presesh nga ky???
Përgjigju -
Edhe pretendon per kryetar? Turp
Përgjigju -
E hongri dhe Belo zhapziu. Te shohim ne do ja heqin njohjen e diplomes. Kti eshte me lajmeru universitetin per mashtrimin qe ka bo. Eh more Bero bjondi, do dhe krietar ti. Shko lepiju Salehut tani
Përgjigju -
Dhe pretendon per kryetar i biri botes,mjere kush i ndjek mbrapa ????♂️????♂️
Përgjigju -
E paska ne gjak mashtrimin.
Përgjigju -
Turp
Përgjigju -
Imagjino te jet ky kryetar ca behet
Përgjigju -
Turp i madh te votohet nje njeri si ky per te na perfaqesuar!
Përgjigju -
Ky te pakten paska kater vjet po mendo qe gjysma e te zgjedhurve kane arsimin e larte pa bere asnje dite te mesmen
Përgjigju -
Edhe pretendon kryetarin????
Përgjigju -
Turp ky lloj skandali
Përgjigju -
Nuk e di dmth. Cfare modeli mund te jape?
Përgjigju -
Turp nga keto qe jane pa diplom dhe presin te na drejtojn
Përgjigju -
Turp ky lloj skandali
Përgjigju -
Turp për këta njerëz të pafytyrë???? Prentendon të bëhet dhe kryetar Bashkie????♀️
Përgjigju -
Turp qe dhe ne te presim te drejtohemi nga nje njeri i tille pa shkoll se di domethen cfar behet keshtu por seshte normale
Përgjigju -
Turp dhe vetem turp! Si mundet ky njeri te dali dhe te kerkoj voten e popullit?! E pa imagjinueshme se cfare kandidates ka Saliu me Ilirin per Shqiptaret!
Përgjigju -
Belindi ishte karte e djegur dhe para se te dilnin keto lajme, kandidatura me e dobet ndonjehere.
Përgjigju -
ky kaneidat duhet te skualifikohet nga gara per kryetar bashkie
Përgjigju -
Mashtrues i rendomte dhe patetik , nuk meriton as kanditature per administrator pallati!!
Përgjigju -
Hajde mashtrues hajde
Përgjigju -
Nje tmerr i vertet nuk e di si i del perpara popullit nje njeri i tille
Përgjigju -
Po keta mashtrimin e kane ne plan te pare dhe pretendon te behet kryetar Bashkiee...
Përgjigju -
Ky e ka nise Mosher madhore me genjeshtara. Imagjino ca ben ky po te kete pushtet.
Përgjigju -
Vaj me det mire qe jane vul humbur. Tani e kuptoj pse jep premtime pa llogjike. Aman ti themi te shkoj ne shkolle nate ta ndihmojm se shqipetar eshte dhe ai.
Përgjigju -
Ky njeri kur mashtron per diplomen imgjinoni per premtimet boshe qe ben.
Përgjigju -
Keqardhje per alternativen tjeter be zgjedhje...shqiptarët nuk e meritojnë dhe nuk duhet te mashtrohen nga keta lloj njerëzish qe shtiren se do bejn gjithçka dhe as shkollën se kane. Turp!
Përgjigju -
Turp si vjen si mund te kantidoj ky
Përgjigju -
Mashtrues kalibri vetem mashtron
Përgjigju











Komente
Komento