Investigimi I/Duart e familjes Berisha mbi 'Kompleksin Partizani'! Faktet si u morën 26.000 metra tokë që sot i gëzon dhëndri Jamarbër Malltezi

Parrulla që Partia Demokratike përdori gjatë fushatës zgjedhore 2005 ishte "Koha për ndryshim". Por, sapo ata fituan zgjedhjet dhe u kthyen në pushtet, tetë vjet pas skandalit të përgjakshëm të piramidave financiare, qeveria e Sali Berishës nuk vuri ndër përparësitë e saj ndryshimet për vendin, që kishte premtuar, por privatizimin e Kompleksit Sportiv "Partizani '' i destinuar për familjen e tij. Vetem dy muaj pas marrjes së detyrës, Ministrat Genc Ruli dhe Fatmir Mediu filluan procedurat e privatizimit të qendrës më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra katrorë, qe në fund u pagua vetëm 14.000 euro.

Në atë tokë sot janë ndërtuar dhe po ndërtohen ende dhjetra kulla të kompleksit Magnet 1 dhe Magnet 2 që vlejnë 4.000 herë më shumë, nga të cilat Jamarber Malltezi, dhëndri i ''doktorit", është bashkëpronar me mbi 40% të aksioneve. Një çështje e errët që prodhoi fitime prej dhjetëra miliona eurosh. Falë ligjit të transparencës, për herë të parë, e gjithë dosja për privatizimin e '' Kompleksit sportiv Partizani '' ka dalë nga arkivat e ministrive me kërkesë të gazetarëve investigativë të Report TV, të cilët e studiuan atë për muaj me radhë.

Falë punës kërkimore nëpër arkiva të ndryshme kemi gjetur edhe dokumentat e pabotuara përpara që hedhin dyshimet edhe mbi origjinën e vërtetë të pronës.

Ajo që del është një histori me një mijë pika të errëta, në të cilat shfaqen jo vetëm dyshime për korrupsion dhe abuzim, por që mbi të gjitha, tregojnë sjelljen e një sistemi të tërë shtetëror që, me përjashtime të rralla, pranoi të gjunjëzohej para Sali Berishës duke shkelur çdo normë etike dhe çdo procedurë vetëm që t'i shërbente shefit të tyre. Për herë të parë, do të shfaqen dokumente të pabotuara më parë që mendojmë se janë të dobishme edhe për SPAK për të hedhur dritë mbi këtë çështje, por që sigurisht, përtej përgjegjësive penale, janë prova të pakontestueshme të një skandali politik të paparë. Një mënyrë për të konceptuar pushtetin në sherbim të familjes dhe në konflikt të hapur interesi që klani i Berishës është gati ta ripërsërisë. 

 

Klubi sportiv "Partizani" ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes që qëndronte këtu, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot mund të shihni këtë grup me 17 kulla në Rrugën "Frosina Plaku", tek Ish Fusha e aviacionit.

Struktura e ndërtuar nga regjimi komunist ka qene per 60 vite simboli i sportit shqiptar dhe kampionëve të tij të mëdhenj. Struktura përbëhej nga palestra, pishina, pista atletike, fusha vollejbolli dhe basketbolli për një sipërfaqe totale prej mbi 26 mijë metra katrorë. Për vite me radhë, edhe pas rënies së regjimit, kjo ishte një nga qendrat e pakta sportive në kryeqytet, ku kaluan mijëra sportistë çdo vit.  Struktura sportive ka mbetur gjithmonë e përfshirë në të ashtuquajturin ''plani i përhapjes'' të ministrisë së Mbrojtjes dhe forcave të armatosura, domethënë një listë që përfshin pronat ushtarake që Presidenti i Republikes dhe gjeneralët i konsiderojnë strategjike. Kështu ka qenë për trembëdhjetë vitet pas rënies së regjimit,  derisa kur, Sali Berisha u kthye në pushtet ne vitin 2005.

1 - Investigimi/ Privatizimi i Klubit Partizani filloi vetëm dy muaj pas marrjes së pushtetit nga Berisha

Menjëherë pas marrjes së detyrës në shtator 2005, pasi zgjedhjet u fituan edhe falë slloganit "'Koha për ndryshim", detyra e parë që Sali Berisha i besoi Ministrit e tij është të fillojë privatizimin e objektit të çmuar sportiv në favor të familjes së tij. Siç thuhet në këtë dokument, që nga 31 tetor 2005 Ministri i ekonomisë Genc Ruli propozon privatizimin e Kompleksit Parizani dhe në 14 nëntor 2005, Fatmir Mediu i dërgoi një përgjigje zyrtare duke pranuar kërkesë transferimin e impiantit të klubit Partizani tek individë privatë. I gjithë klubi Sportiv Partizani qëndron në një zonë, e cila, sipas pretendimeve të tyre, i përket 64 trashëgimtarëve të 5 familjeve e ish-pronarëve.

 

Shkresa e Fatmir Mediut ku pranon kërkesën e  Genc Rulit për fillimin e privatizimit të ish-Klubit Partizani 

Grupi më i madh i trashëgimtarëve është ai i familjes Begeja e cila ka 27 trashëgimtarë. Në numrin 22 në listës del emri që do të kushtëzojë gjithë çështjen: Jamarber Malltezi, burri i Argita Berishës dhe dhëndri i kryeministrit. Dhe, megjithëse pjesa e tij e pronësisë është vetëm 1/64-ta, në fund të operacionit falë manovrave të tij dhe shperblimit të kërkuar nga trashëgimtarët e tjerë në këmbim të mbështetjes ofruar nga Sali Berishës në të gjithë procedurën e privatizimit, Jamarber Malltezi do të fitojë 35% të të gjithë pronës.

Trashëgimtarët e familjes Begeja ku bën pjesë dhe Jamarber Malltezi

Trashëgimtarët fitojnë kthimin e 26mijë metrave katorë tokë falë një sërë vendimesh të Agjencisë për kthimin dhe kompensimin e pronave të marra pjesërisht në vitin 1996 dhe pjesërisht në vitin 2007, pra gjithmonë në periudhën në të cilën Sali Berisha ishte në pushtet dhe emëroi edhe kryetarin e Agjencisë, dhe për këtë arsye, kontrolloi plotësisht edhe vendimet e saj. Në shumë ankesa publike të bëra vitet e fundit nga Partia Socialiste duke perfshire nje kallzim tek Spak, pretendohet, ndër të tjera, se ato toka të kthyera ish-pronarëve ishin blerë tashmë nga shteti shqiptar në vitet '40 dhe për këtë arsye ishin në pronësi publike, pasi ato ishin shitur nga të njëjtat familje qeverisë fashiste të Tiranës, e cila, pikërisht në zonën ku do të ndërtohej Klub Sportiv Partizani më vonë, donte të zmadhonte aeroportin e kryeqytetit. Pra, sipas akuzës, pasardhësit dhe pronarët e rinj i kanë shitur një herë tokat dhe rrjedhimisht kanë humbur të drejtën e rikthimit të saj.

Por cila është e vërteta? 

2 - Investigimi mbi privatizimin e Klubit Partizani, 3 dokumentet që hedhin dyshimet mbi origjinën e pronave

Aeroporti i parë i Tiranës u ndërtua nga fashistët në vitet Tridhjetë në zonën e kryeqytetit që për këtë arsye tani njihet sot si ish-fusha e aviacionit. Siç mund ta shihni në këtë hartë origjinale, aeroporti ishte i vendosur në atë kohë jashtë qytetit, afër Rrugës aktuale të Kavajës, e cila në atë kohë quhej Bulevardi Musolini. Kjo është e njëjta zonë e qytetit ku regjimi komunist më vonë ndërtoi Klubin Sportiv Partizani (duke transferuar aeroportin në Rinas) dhe ku familja Berisha në kohët e fundit ndërtoi ato 17 kulla.

Harta origjinale e aeroporti në vitet '40 që ishte vendosur në atë kohë jashtë qytetit

Zona e Ish-aeroporti sot, ku ne qender ishte Ish Klub Partizani dhe sot Kompleksi Magnet

Report Tv hetoi në arkivat e shtetit, duke zbuluar të paktën tre dokumenta të shpronësimit të tokës së firmosur nga qeveria fashiste shqiptare, në të cilat figurojnë pikërisht emrat e familjes së Mahmut dhe Xhemal Begeja, domethënë paraardhësit e Jamarber Malltezit nga i cili ai trashëgoi tokën . Bëhet fjalë për dokumentat ekskluzive të pabotuara më parë. Siç e lexoni në këtë dokument të parë, është një "Plan i Detajuar i Shpronësimit": emri i familjes së Mahmut dhe Xhemal Begeja shfaqet në numrin 9, dhe për ata qeveria shqiptare e asaj kohe synonte të shpronësonte 3,847 metra katrorë për punimet e zgjatjes së aeroportit. Harta tregon parcelën me tokën Begeja.

Dokumenti  i parë,  "Plani i Detajuar i Shpronësimit" ku emri i familjes së Mahmut dhe Xhemal Begeja shfaqet në numrin 9

Dokumenti i dytë është dekreti numër 90 i 29 prillit 1942, me të cilin Francesco Jacomoni, përfaqësuesi më i lartë i mbretit italian, Vittorio Emanuele III, i cili sundoi mbi Shqipërinë e pushtuar nga fashistët, urdhëron që të konfiskohet fillimisht për gjashtë muaj një seri pronash gjithmonë e destinuar për zgjerimin e aeroportit të Tiranës. Midis 22 pronarëve të përfshirë në procedurë, siç thuhet në këtë listë të botuar në gazetën zyrtare dhe mbretërore të 15 majit 1942, emrat e Mahmud dhe Xhemal Begeja shfaqen në numrin 7. Në këtë rast, siperfaqja e konfiskuar nuk tregohet.

Dekreti numër 90 i 29 prillit 1942 ku Francesco Jacomoni urdhëron konfiskimin e pronës edhe per familja Begeja

Por është dokumenti i tretë i zbuluar nga Report TV që krijon dyshimet më të mëdha.

Ky është një tjetër "Plan i Detajuar i Shpronësimit" i Ministrisë dhe Punëve Botërore italiane në Shqipëri, në të cilin shfaqet me numrin 5 përsëri emri i pronarëve Mahmud dhe Xhemal Begeja, të cilëve qeveria shqiptare e asaj kohe, synonte t'u shpronësonte 28.200 metra katrorë, gjithmone për të ndërtuar zgjerimin e aeroportit. Harta e bashkangjitur në listë tregon edhe parcelën që i përket familjes Begeja. Siç mund ta shihni qartë, parcela 5 e tokës Begeja, që qeveria fashiste synonte të shpronësonte ka një formë trekëndore që kufizohet në jug me rrugën Kroj dhe Shëngjin.

Por siç rezulton në gentpaln, bashkangjitur vendimit të 25 Prillit 1996 me të cilin iu kthyen familjes Begeja 28,000 metra katrorë pronë, parcela ka cuditerisht të njëjtën formë trekëndëshe, të njëjtën madhësi dhe të njëjtin kufi me Kroj e Shengjini me atë parcelë 28.200 metra katrorë që qeveria fashiste synonte të shpronësonte.

 

Plani i detajuar i shpronësimit rreth viteve 40' për zgjerimin e aeroportit të Tiranës ku parashikohet shpronësimi i parcelës prej 28200 m2 të familjes Begeja

 

"Plan i Detajuar i Shpronësimit" i Ministrisë dhe Punëve Botërore italiane në Shqipëri (viti '40) per 28.200 metra katrore te familja Begeja, dhe parcela 28.000 metra katrore e kthyer pa leke ne viti 1996

Nga një shikim i parë duket e njëjta tokë në të cilën, siç dëshmohet nga vendimi i Agjencisë së kthimit e kompensimit të pronave i datës 25 Prill 1996, u ndërtua më vonë nga qeveria komuniste klubi i Partizanit, dhe të cilin Jamarber Malltezi dhe trashëgimtarët e tjerë e rimorën nga shteti pa paguar asnjë lek.

Vendimi i Agjencisë së kthimit e kompensimit të pronave per familja Begeja i datës 25 Prill 1996

Ndryshe nga ajo që u bë më vonë nga regjimi komunist, i cili kapi pronat pa asnjë kompensim për pronarët, qeveria fashiste në fakt, siç e tregon ky dokument i vitit ’40, si në rastin e shpronësimit të përhershëm ashtu edhe në konfiskimin e përkohshëm, kompensoi pronarët duke paguar qira ose duke paguar vlerën e pronave që hynin kështu për të qenë pjesë e pasurive të shtetit.

Por ato parcela, a ishin shpronësuar dhe paguar nga shteti familjes Begeja, ashtu siç kishin planifikuar të bënin sipas dokumentave? Apo plani i shpronësimit mbeti vetëm në letër?

Për fat të keq nuk ka dokumente të tjera në Arkivin e Shtetit mbi këtë procedurë, ndryshe nga shpronesimet e tjera ku rezulotjnë edhe shifrat e paguara nga qeveria, dhe për këtë arsye është e pamundur të kuptohet se çfarë ndodhi në të vërtetë me ato 32.000 metra katrorë tokë që qeveria shqiptaro-fashiste kishte për qëllim të shpronësonte përkundër pagesës.

Arkivi Qendror i Shtetit ku ruhet edhe gjithë dokumentacioni mbi pronat të kohës së fashizmit u drejtua gjatë viteve të para të pushtetit  të Sali Berishës dhe deri në vitin 1997, nga Luan Malltezi, babai i Jamarbër Malltezit. Natyrisht është  i dyshimtë fakti që në Arkivin drejtuar nga Luan Malltezi, nuk gjenden dokumentet mbi pronat që pas 54 viteve do të bënin miliarder djalin e tij.

Në vitin 1996, trashëgimtarët e familjes Begeja fitojnë kështu të drejtën për të kthyer pronat e konsideruara si të marra në mënyrë të paligjshme nga Shteti, gjithmonë në zonën e kryeqytetit ku qëndronte dikur aeroporti i Tiranës, tek ish fusha aviacionit. Vendimi mban datën 25 Prill 1996, nënshkruar nga kryetari i komisionit pranë agjencisë së kthimit dhe kompensimit të pronave Lulzim Çollaku (emëruar nga Sali Berisha) i cili u njeh trashëgimtarëve Begeja të drejtën e dëmshpërblimit të vlerës së tokave ose kthimin e tyre me shtesë e drejta e parablerjes së ndërtesave shtetërore të ndërtuara në pronën e tyre. Një e drejtë e cila, megjithatë, mund të ushtrohet vetëm nëse shteti vendos të privatizojë.

Kjo është arsyeja pse nga prilli 1996 deri në vitin 2005 trashëgimtarët Begeja nuk kërkojnë asnjë dëmshpërblim: ata preferojnë të presin kthimin në pushtet të Partisë Demokratike (ndërkohë te kaluar në opozitë pas skandalit të piramidave) dhe kthimin në Shqipëri të Jamarber Malltezit, i cili së bashku me gruan e tij kishte shkuar për të punuar në Kosovë. Vlente të kishin pak durim, sepse sigurimi i privatizimit të Klubit Partizani vlente miliona euro. Në fakt, procesi i privatizimit filloi menjëherë në 14 nëntor 2005, vetëm dy muaj pasi qeveria e re Berisha mori detyrën, e cila dukshëm, nuk kishte përparësi të tjera për të bërë.

3 - Investigimi mbi privatizimin e Klubit Partizani, dyshimet e 4261 metër katror të pronave shtetëror në duart e trashëgimtarëve Malltezi

Pra, sipas ekspertëve që hartojnë Raportin e Vlerësimit dhe sipas hipotekës, nga 26,524 metra katrorë që përbëjnë të gjithë sipërfaqen e Klub Sportiv Partizan, vetëm 22,263 metra katrorë janë në pronësi të trashëgimitarëve, ndërsa 4261 metra katrorë të tjerë. deri në kohën e privatizimit, rezultojnë në pronësi të shtetit. Një sipërfaqe që sipas ekspertëve kap në atë kohë një vlerë prej 114 milionë lekë (të reja) .

 

 

Raporti i vlerësimit të pronës ku dalin 4,261 metra që sipas ekspertëve ende i përkasin shtetit

Por siç lexojmë në këtë dokument, në datën 16 gusht 2009, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, sektori i shitjes, pranë Ministrisë së Financave, në përfundimin e procedurave të privatizimit ia dorëzon trashëgimtarëve të ish-pronarëve përfshirë Jamarber Malltezin, të gjithë sipërfaqen prej 26,524 metra katrorë, duke përfshirë edhe 4,261 metra që sipas ekspertëve ende i përkasin shtetit. Dhe për ato toka nuk kanë paguar asnjë qindarkë. Në fakt, pasi konsiderohen si ish-pronarë, trashëgimtarët kanë të drejtë të marrin tokën e tyre falas dhe të paguajnë vetëm vlerën e ndërtesave që Shteti kishte ndërtuar mbi to. Po vlen kjo llogjikë edhe për ato 4261 metra katore që rezultojnë ende të Shtetit? Apo kjo sipërfaqe u përfshi pastaj në pronat ende u pa kthyer, por e njohur nga vendimet e Agjencia KKP?

Në pikën 6.4 të kontratës së privatizimit që Report TV ka lexuar, zbulohet një klauzolë e çuditshme, e cila i referohet pikërisht një pjese të tokës që i përket Shtetit. ''Blerësi është i detyruar të bëjë pagesën e pjesës së truallit që do të mbetet shtet pas konfirmit të dhënë nga ZRKK e pronave Tiranë, brenda afatit 30 ditor nga data e njoftimit që do t'u bëhet për këtë qëllim'''. A është paguar një shumë për ato parcela të tokës që nuk rezultojnë nga kontrata? Apo është një klauzolë parashutë e futur në kontratë në një mënyrë për të hutuar qëllimisht për të fshehur fatin e atyre 4,261 metra katrorë?

Skandali është se nëse ato 4261 metra me vlerë mbi 1 milion euro nuk do t’i përkisnin trashëgimtarëve të ish-pronarëve, sepse i përkisnin shtetit, ato nuk mund të përfshiheshin në këtë procedurë privatizimi, pasi siç kërkohej nga ligji duhej të ishin shitur përmes një ankandi publik, i cili përkundrazi nuk u zhvillua.

4 - Investigimi/Si u privatizua edhe pishina që ishte pronë e një privati tjetër

Ky dokument, i datës 22 prill 2008, tregon se Dega e Shoqërive Publike pranë Ministrisë së Ekonomisë, i kërkon Zyrës Rajonale për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave informacion pikerisht për pishinën pranë ish-Klubit Partizani. “Kërkojmë nga ana juaj të na konfirmoni çmimin e truallit, sipas hartës së vlerës së tokës, si dhe, nëse ka vendime të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për objektin ‘Pishina Laprakë’ pjesë e Klubit Shumësportësh Partizani, Tiranë”. Në 29 prill 2008, kreu i ‘madh’ i AKKP, Besnik Maho, përgjigjet më shkresën që po shikoni me numër protokolli 1035, ku thuhet se “objekti i mësipërm (pishina) sipas hartës treguese të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Tiranë, është në pronësi të shtetasit Esat Pira, me numër pasurie 12/27”.

Përgjigja e kreut të AKKP-së shoqërohet nga kjo hartë që tregon pasurinë e Esat Pirës me të dhëna të detajuara.

Përgjigja e kreut të AKKP-së që shoqërohet nga kjo hartë që tregon pasurinë e Esat Pirës

Por ky dokument u injorua plotësisht nga Ministria e Ekonomisë dhe Mbrojtjes e cila vazhdon procedurat e privatizimit edhe në atë pjesë të tokës që në të vërtetë ishte në pronësi të një personi tjetër. Sic lexohet në këtë Raport për vlerësimin mbi të cilin është i mbështetur procedura e privatizimit, duket qartë që në sipërfaqen totale të kthyer ish-pronarëve është përfshirë edhe pishina, pra prona e Esat Pirës. Si mund të vlerësohet për privatizim një pronë me pronar privat të ligjshëm? Dhe pse ajo njollë trualli nuk u përjashtua nga procedura e privatzimit duke pritur një vendim gjykatë?

Pas 9 vjet përpjekjesh të pafrytshme për të marrë drejtësi, në 14 prill 2017, Esat Pira doli publikisht dhe akuzoi dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, se i kishte rrëmbyer pronën tek ish-Kompleksi Partizani në Laprakë.

“Kjo është një vjedhje që po na bëhet ku pala tjetër është duke përdorur forcën e pushtetit për të ndërhyrë në organet e drejtësisë. Ata nuk kanë pasur asnjë dokument dhe kanë përfituar nga pushteti. Nuk besojmë se kjo çështje merr zgjidhje nga drejtësia shqiptare. Ne jemi të gatshëm ta çojmë deri në Strasburg. Kemi të drejtën ligjore dhe të drejtën nga Zoti mbi këtë pronë”, ka pohuar Esat Pira.

Por Esat Pira ka vdekur pa fituar drejtesi. Nga kartela e kësaj pasurie të siguruar nga Raport Tv, 534 m2 te mbetura nga pishina e ish-Klubit Partizani të Esat Pirës, figurojnë sot në pronësi të ish-pronarëve përfituesve të privatizimit. Një pjesë e parcelës prej 380 metra katrorë eshte sot pronë  e drejtorisë së rrugëve.

Drejtësia "alla Berisha" ka zgjidhur me letra çdo pengesë duke mundur gjithmonë më të dobëtin, dhe duke lejuar që Jamarber Malltezi dhe gruaja e tij Argita Berisha të fitojnë një pasuri miliardere. Legalizimi i tjetërsimit të pronave me vendime gjykatash deri në Gjykatën e Lartë është i zakonshëm në Shqipëri, si edhe kthimi i individëve privatë të tokës që në të vërtetë Sheti kishte paguar rregullisht.

Privatizimi i klubit sportiv Partizani është simboli i pushtetit te ish-Kryeministrit Sali Berisha i cili lëvizi të gjitha levat e shtetit për të favorizuar një biznes familjar. Siç do të shohim në episodin tjetër, një abuzim sistematik në konflikt hapur interesi që përfshinte strukturat e Ushtrisë, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Ekonomisë dhe madje edhe departamentin anti-korrupsion të kryeministrisë në krye të të cilit ishte në atë moment Oerd Bylykbashi, i cili sot paraqitet përkrah Lulzim Bashës si pjesa e re, e moderuar dhe e shëndetshme e partisë së tij.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 21/02/2021 11:29

    Një bravo e madhe gazetarëve të Rep.TV për çjerrjen e maskës të S.Berishës hajdutit dhe kriminelit të shekullit 21. -Por Sb nuk pyet sa shkon "ORIZI NË KINË".Në 28 vite Ai ka bërë badërdinë në vjedhje,Shkatërrim,Shitje të pasurisë Kombëtare të ndërtuar në 45 vite...të 350 mild.$ dhe nuk e çan PRAPANICËN familjarisht.Ka vrarë mbi 20.000 njërz,200 në Tropojë,etj.Pse: -Ai ka kapur DREJTËSINË 99 % përveç Rep.Tv që po mundohet ta fundosi,si dikur "Koha jonë" që e dogji dhe Ajo sot është kthyerë në letër hygjenike e Sb dhe I.Metës. -Afera korruptive e "Partizanit" që po afishoni ju do zgjasin 3 ditë si 80 krime të tjera që ka bërë Berishizmi në 28 vite.Pasi nuk vepron Drejtësia.SPAK është TREDHUR që në 92 prej Sb dhe nuk lëviz.Sb dhe Im shprsojnë të fitojnë në 25 prill dhe të kthejnë në detyra të 400 VETINGUARIT dhe të fusi në burg që nga E.Rama e poshtë-te fshesaxhiu që ka qënë kundër tij,duke ndryshuarë administratën 100 %. -Sb është fatkeqsia Kombëtare që ka kapur çdo qelizë të shtetit i ndihmuarë nga UDB,ASFALIA,KGB,SI agjent i tyre me pseudonimin "Bisturia"dhe "Penicilina" të inçizuara në PAMFLET" -Ndaj drejtësia nuk vepron sa të jetë mbi tokë Ai kafsh..sipas F.Nanos,ku vendi do të jetë edhe 30 vjet të tjera në ZI KOMBËTARE.Vetëm një AVNI RUSTEM i dytë që nuk ka lindur akoma mund ta shpëtoi Shqipërinë. -Në 25 prill kur të fitoi përsëri PS dhe E.Rama do të bëhet një 97,98..i dytë,mbështetur edhe nga VV e Albin Kurtit në Tiranë,Forcat e errta Sërbe,Greke...të PPE fashiste Europiane,etj,ku urën e zjarrit në dorë do e marri Sb dhe Im me horrat e tyre që kërkojnë pushtet me gjak për të shpëtuarë pasurinë e vjedhur në 30 vite. -Badërdia do filloi nga BASTISJA E Q.VOTIMIT nga militantët e PD+LSI,pasi nuk kanë se çbëjnë 1,2 policë me 60-100 kriminel Salist përballë tyre. -Ndaj rezultati votimit të jepet direkt QV-KQZ siç u veprua në Kosovë,pasi gjat rrugës drejt KZAZ do plasi vjedhja e lufta e paparë,siç ka deklaruarë Gazi PD..25 prilli për PD është jetë a vdekje..sipas porosive të ATIT SËRBOMADH. -FLM BOLINO.

    Përgjigju
  • tifozi i tiranes: 16/02/2021 21:49

    SALIU TE VARET ATY KU KA QENE MENCA E KLUBIT PARTIZANI,,,KURSE DAKO TE VARET NE PLAZHIN E DURRESIT,,,SEPSE ATY ESHTE VENDI I TYRE I KRIMIT....

    Përgjigju
  • man: 16/02/2021 20:21

    Pseudo gjoja parti pd. Nje funderrine e pashembellt e strukturave mafioze kriminale me pushtet e kollaro. DUHET te nxirret jashte ligjit si "Organizate Kriminale" me rrezikshmeri te larte shoqerore dhe njerezore. Udheheqesit e tyre super funderina e kriminele, te varen apo te digjen te gjalle ne mes te Tiranes. E mira eshte aty ku ka qene busti i Enver Hoxhes. Duhet pastruar e gjithe Bota nga funderrinat dhe plehrat. Jane bere shume.

    Përgjigju
  • Ola: 16/02/2021 07:29

    SPAK te konfiksoj pasurit e familjes kriminele Berisha qe shkaterroi dhe i vuri flaken Shqiperise

    Përgjigju
  • Sali berisha: 16/02/2021 07:28

    Shqiptareve pakesoi buken dhe shtoi drurin ashtu te duan edhe me shum..

    Përgjigju
  • dulja: 16/02/2021 06:40

    ky eshte Berisha qe ka plackiture vendin vendin me shume nga pushtuesit bashke me PDen ,dhe duane te vine e ne pushtet pa le ,po votohen keta mo populle qe shkatrruan cdo GJe

    Përgjigju
  • meri: 16/02/2021 01:02

    Ujqit e uritur,me ne krye Ujkun plak Sali,e shqyen cop-cop,"delen"Shqiperi.

    Përgjigju
  • Flori: 16/02/2021 00:41

    ARRESTONI PAMILJEN KRIMINALE BERISHA PER KRIME DHE AFERA TE PANUMERTA KORRUPSIONI,;DHE SHEMBENI TE GJITHE FUSHEN E AVIACIONIT.....RIKTHEJENI NE IDENTITET....

    Përgjigju
  • O tej: 15/02/2021 23:44

    Paskan qen shkerdhata krejt keta mor burre?

    Përgjigju
  • Qafiristani: 15/02/2021 22:19

    18 +3 kulla e të tjera në ndërtim..me 9-12 kate..,Grup i strukturuar Mafioz e Kriminal!

    Përgjigju
  • Koli: 15/02/2021 22:16

    Nuk eshte problemi se disa duan opoziten ne pushtet qe dje ishte hajdute ne qeveri. Ky skandal ka vite qe perflitet dhe nuk ka ndonje te re. Ne kohen e PD ata i benin keto zullume fshehurazi. Keto 8 vitet e fundit opozita e djeshme, ne pushtet sot, po i ben haptazi, permes ligjeve. Si tek teatri kombetar, laprake etj. Si dhe eshte shprehur kryetari hajdut i radhes ne Bashkine e Tiranes, pronen publike ia japim privatit dhe marrim perqindje. Ky eshte superskandal, eshte tregues i kapjes se shtetit. Por kjo media apo gazerare pro qeverise, as nuk investigijne keto asqe denjojne te lejojne edhe ne komentuesit te shkrujme ndonje gje qe mund te cenoje sadopak imazhin e qeverisjes. Edhe ky eshte skandal.

    Përgjigju
  • Ambjenti: 15/02/2021 21:47

    Ky dhendrri i paaka ndertuar 18 kullat aty? Ky sikur shitet ambjentalist

    Përgjigju
  • Leci: 15/02/2021 20:41

    O ju moderatore! pse nuk ja plasni turinjve gazetareve qe jane 90% pro opozites kete super skandal qe nuk degjohen fare neper TVte,por jipni same teper ju keto skandale te ketyre banditeve qe kerkojne perseri pushtet.

    Përgjigju
  • loni: 15/02/2021 20:39

    E paskan perla me objektiv te qarte. Ne fillim kane zhduk dokumentat ne arkiv me vjerrin Luanin, pastaj dhondrri eshte vene ne levizje si sekser, e pastaj gjithe qeveria ne sherbim si cerra. Hajde mafia hajde. Toto Riina po kthehet nga varri

    Përgjigju
  • Ekonomistja familjes: 15/02/2021 18:58

    Te ai kompleks jane vetem nje pjese e parave te pista te klanit mafioz te Sali Berishes. Beni llogarite dhe do ta kuptoni se nuk dalin. Rrogetaret e familjes Berisha ngado qe te rrotullohen nuk i justifikojne miliardat e hedhura ne beton ne kullat e ndertuara te ish kompleksi, rrahmet paste, Partizani. Historia e kirurgut te gjore Edvin Prifti do ju duket si kruajtese dhembesh ne krahasim me pastrimin e parave te Argites, Jamserbit, Shkelzen syqenit dhe Sales dhe Lirise qe ka bere pastrim parash edhe me autiket e gjore

    Përgjigju
  • Popull8: 15/02/2021 17:40

    Ky sy çakërryer dhe mendje çakërdisur ishte fatkeqesia me e madhe e vendit tone qe nga krijimi I shtetit Shqiptar.. ku u gjend ky mortje, ky kriminel dhe vampire i Shqiperise ?!!!!

    Përgjigju
  • sarandjoti: 15/02/2021 14:11

    Po Lyl Bashen e harruat? Ai erdhi kastile nga Kosova krah per krah me Argita frankeshtianin dhe kunatin qe te pergatisnin thesin me vjedh. Berisha bertiste Kop, por ne fakt na futi kopilat qe kane vjedhur dhe ngaterruar pronat e shqiptareve nga Vermoshi ne Konispol. Keta vemje bashke me dhendrrin Drejtor te Bregdetit dhe me Zenin sollen gjithe maloket ne Sarande dhe Ksamil. I keni akoma ketu neper kembe

    Përgjigju
  • zyra: 15/02/2021 09:58

    Jam shume kurioz te shof se si i keni tregu me fakte shalet e hapur ndaj Familjes te ministrave Ruli, Mediu, Imami, Oketa e te vasaleve Bylukbashi deri te Bamir Topi. Nese keni kap rrenjet jua bej hallall me gjithmen

    Përgjigju
  • Like: 14/02/2021 18:35

    Ky popull vete e kerkoi kur dilte dhe me ngrinte dy gishtat perpjet, tani ti fusin ne.... sa me shume i ngrinin perpjet aq me shume pasuroheshin e perfitonin injorantet ne Shqiperi. Tani ti durojne sepse ato qe keta kan vjedhur nuk ja kthejne me kurre popullit

    Përgjigju
  • Tirona: 14/02/2021 17:28

    Ajo zone po te ishte kthyer ne nje Park te madh do te na e kishte zili e gjith Europa. Ne te gjithe ate territor te madh te Parkut mund te ndertonin makete qe te pashqyronin trashegimin kulturore te Shqiperise qysh nga koha e perandorise Romake deri ne diten e sotme dhe Shqiperia do tu vizitonte cdo vite me miliona turist, por fati i keq i Shqiptareve qe Shqiperia u shkaterua ishte se ra ne duart e shpellareve te drejtuar nga "Plaku Mere".

    Përgjigju
    • Toni: 14/02/2021 22:29

      Gjithe bota thuaj. Madje edhe Tepelena e Termeti nuk do te na arrinin dot

  • Poplli: 14/02/2021 17:22

    Po zbardhet ket histori e keni hallall se gjithe jane fokusu te Berisha diktator! Dakord por eshte dhe superhajdut i korruptuar. Ndrangeta eshte amatore fare para Berishes, Zenit, Argites dhe kollovarit dhenderr

    Përgjigju
  • Arturi: 14/02/2021 16:28

    CESHTJA E FUSHES TE AVIACIONIT ESHTE SHUME E MADHE,,AJO KA QENE NJE FUSHE E MADHE BOSH ME KLUBIN E PARTIZANIT NE MES,,KJO MREKULLI QE KISHTE TIRANA U ORISH NE 1992,,KUR SALIU PRISHI KLUBIN PARYIZANI PER TE BERE PALLATE DHE LEJOI MALOKET TE UZURPONIN FUSHEN ME NDERTIME PA LEJE,,SPAKU TE HETOJE KETE MASAKER URBANE QE BERI MALOKU...

    Përgjigju
  • Ceco me bixhak: 14/02/2021 15:58

    O e kam thene me kohe..... derman per Berishen eshte ta rjepesh te gjalle me bixhak e ti hedhesh kripe ne trup.

    Përgjigju
    • dashnorja e cecos: 15/02/2021 23:21

      rroft sali berisha or ti

  • Beni hill: 14/02/2021 15:29

    Një nga Super Skandalet është ky,por ku janë gjithë "Fushat e zeza" e hapësira të tjera publike e të ish Uzinave e fabrikave,apo etj,në Tiranë e kudo??!!Ky është kaosi 30 vjeçar post Socializmit..

    Përgjigju
    • Tirona: 14/02/2021 16:34

      .... per te gjitha keto shkaterrime e e ka firmen e Plakut Mere ishalla pac kemben e mbare arrestimi i Gjyqtares dhe i Doktorit duke terhequr me vete Peshkun e Madh qe shkaterroi nje Shqiperi te tere.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën