Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas konferencës për shtyp të Lulzim Bashës i cili nga selia e PD akuzoi sërish ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për të vëllanë e tij, ndërsa pretendon se ka prova të tjera të cilat sipas tij provojnë dëshminë e "Bashkëpunëtorit X".

Reagimi i Ramës vjen edhe pas dëshmisë së gazetarit, Jetmir Olldashi, i cili pretendon se ka investiguar Agron Xhafajn, në bashkëpunim me "dëshmitarin X", Albert Veliu, ndërsa ka qenë ky i fundit ai i cili ka përgjuar vëllain e ministrit në lokalin e tij në Vlorë.

Nga ana e tij, kreu i qeverisë sqaron se po pret me padurim provën shkencore të audiopërgjimit nga Prokuroria dhe sipas tij do jenë shqiptarët ata të cilët do gjykojnë më pas.

Postimi i Edi Ramës:

Zhytu Lulëzim zhytu,thellë e më thellë,nxirr nga fundi i llumit sa me shume nga keta xhevahirë dhe dërgojua vrap miqve të tu t’i përdorin kundër Shqipërisë! Unë do pres me durim provën shkencore të audiopërgjimit nga prokuroria dhe këtu jemi,shqiptarët do shohin e do gjykojnë!