Një muaj pas skandalit të denoncuar nga Shqiptarja.com lidhur me tenderat e Hipotekës, të fituara nga një shoqëri e lidhur me drejtorin e IT-së të Hipotekës, Ermal Beqiri, diçka po lëviz: Ermal Beqiri që prej disa ditësh nuk është më në atë post.
Zyrtarisht ka paraqitur dorëheqjen, pasi u përfshi në kritika lidhur me punën e tij pak transparente, ndonëse më shumë se një zë flet për atë se, në të vërtetë, ai është detyruar të lejë atë detyrë, për të mos kompromentuar imazhin e Hipotekës. Beqiri ishte emëruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP) me detyrën e drejtorit të Teknologjisë së Informacionit pak muaj pas zgjedhjeve të qershorit 2013, të fituara nga koalicioni PS-LSI.
Beqiri kishte punuar edhe më parë në administratën publike, por roli i tij u rrit pasi, në vitin 2010, ishte një nga ekspertët e gjykatës që kundërshtoi vërtetësinë e videopërgjimit, me të cilin Dritan Prifti akuzonte Ilir Metën për korrupsion. Deri në atë çast, puna e tij më e rëndësishme ishte ajo e pedagogut pranë Universitetit “Kristal” (ai i diplomave false, të shitura edhe djalit të senatorit italian Umberto Bossi), por më pas papritur filloi karriera, e cila në vitin 2014 do ta çonte në rolin prestigjioz të drejtorit të IT të Hipotekës: kjo do të thotë që të gjitha punimet digjitale që lidheshin me Hipotekën kalonin nën kontrollin e tij.
Beqiri, si një ekspert informatik i qeverisë, ndoqi edhe skandalin e serverit të Tatimeve, që plasi pak muaj pas zgjedhjeve të 2013-ës.
Por Beqiri, krahas aktivitetit të tij në shtet, kishte vazhduar edhe aktivitetin e tij privat. Kështu, nga një investigim i Shqiptarja.com, u zbuluan lidhjet e tij të fshehta me shoqërinë informatike Soft & Solutions, e cila, ndër të tjera, kishte fituar edhe tenderin me vlerë 1.4 milionë euro për furnizimin e 300 byzylykëve elektronikë, të shpallur nga ministria e Drejtësisë kur drejtohej nga Ylli Manjani. Soft & Solutions rezulton të jetë në pronësi të Arjola Koromani, një ish-bashkëpunëtoreje dhe përfaqësuese ligjore të Ermal Beqirit. Vetë Ermal Beqiri frekuenton çdo ditë zyrat e Soft & Solutions, në atë pikë sa janë shumë ata që thonë se ai duhet të jetë pronari i vërtetë i saj.
Por skandali qendron në atë, se është pikërisht Soft & Solutions që ka fituar midis viteve 2015 dhe 2017 tendera me vlerë mbi 30 milionë lekë të reja nga zyra e Ermal Beqirit. Dhe se në vitin 2016 Ermal Beqiri i ka dhënë një tender me vlerë mbi 2 milionë euro shoqërisë Fastech, që kishte marrë pjesë dhe kishte fituar bashkë me Soft & Solutions tenderin e famshëm për 300 byzylykët elektronikë. Kjo do të thotë se Ermal Beqiri kishte bërë që të fitonte një tender mbi 2 milionë eurosh një shoqëri, e lidhur direkt apo indirekt me të në shumë punë të tjera: në fakt, Soft & Solutions dhe Fastech kanë marrë pjesë sëbashku në dhjetëra tendera të tjerë publikë.
Pas denoncimit të Shqiptarja.com, Prokuroria hapi një hetim, por nuk dihet se në ç’pikë është ai sot. Ermal Beqiri mbeti në postin e tij edhe për shumë javë, më pas, pak ditë më pare, u detyrua të dorëhiqej “për arsye personale”. Mbetet të shihet nëse vijon hetimi i Prokurorisë dhe se si do të shtrihet ai më tej mbi prokurime të tjera të dyshimta, pas të cilave gjithnjë ravijëzohet hija e Beqirit.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO