Investim fotovoltaik në misionin e gjelbër të Coca-Cola Bottling Shqipëria

Coca-Cola Bottling Shqipëria njofton përdorimin e Paneleve të Energjisë Diellore - Fotovoltaike, me qëllim uljen vjetore të sasisë së CO2 të emetuar dhe mbulimin e konsumit vjetor të energjisë në një nivel prej 62%, përmes përdorimit të burimeve natyrore me qëllim mbrotjen e mjedisin nga ndotja.

Plot 10,680 m2 sipërfaqe janë pajisur me panele fotovoltaike në ambientet e CCBS, në një investim total prej 1,050,000 €.

Coca-Cola në Shqipëri tashmë prej vitesh është në pararojë të ndërgjegjësimit shoqëror, duke zbatuar vazhdimisht dhe në mënyrë progresive teknologjinë më miqësore për mjedisin. Nga impianti i filtrimit të ujit, te zëvendësimi i automjeteve të flotës së shitjeve me ato 100% elektrike, Coca-Cola synon të rrisë ndërgjegjësimin se si "trekëndëshi i artë" midis institucioneve, OJQ-ve dhe kompanive private, të mund të krijojë përfitime për vendin në përgjithësi dhe ekonominë qarkore në veçanti.

Përveç CCBS, Uji i Ftohtë Tepelenë investoi gjithashtu në sistemin e panelit fotovoltaik, duke mbuluar 3,221 m2 me panele fotovoltaike, duke mundësuar mbulim prej 61% të konsumit vjetor dhe duke reduktuar 366 ton CO2 të emetuar në vit, sasi kjo e barazvlefshme me punën e bërë nga 10,576 pemë çdo vit. Investimi i përgjithshëm i kompanisë Uji i Ftohtë Tepelenë për sistemin e energjisë me energji fotovoltaike është 360,000 €.

"Ne zgjedhim të lëmë gjurmën tonë të gjelbër në Shqipëri dhe të vazhdojmë të kontribuojmë drejt qëndrueshmërisë, ndërsa e mundësojmë këtë investim përmes furnitorëve vendas, apo institucioneve dhe palëve të treta vendase, duke fuqizuar rrjedhimisht ekonominë qarkore në Shqipëri" - shtoi z. Luca Busi, Presidenti i Coca- Cola Bottling Shqipëria dhe Uji i Ftohtë Tepelenë.

Ndërsa CCBS & Uji i Ftohtë Tepelenë investojnë në Shqipëri, modele të tjera do të pasohen së shpejti me mbështetjen e “The Coca-Cola Company” në kuadër të projektit "Bota pa Mbetje", duke lejuar një ndikim të tillë të fuqishëm në ekonominë tonë dhe duke rritur këtë Grup Sipërmarrjeje në pozicionin nr. 1 për mbështetjen e qëndrueshmërisë dhe përmirësimin e ekonomisë qarkore në vend.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, autorët djegin makinën, Shikoni pamjet

VIDEO/ Atentati në Vlorë, autorët djegin makinën, Shikoni pamjet