Investim për QSUT, Tritan Shehu:
Zhvillim pozitiv për shëndetësinë

Investim për QSUT, Tritan Shehu:<br />Zhvillim pozitiv për shëndetësinë<br>
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka vlerësuar investimin e qeverisë për të realizuar projektin e ri për QSUT-në. Ky projekt përfshin strukturë të re spitalore për Kirurgjinë e Përgjithshme me bllok të ri të sallave të operacionit dhe reanimacionin e Kirurgjisë dhe me pajisje të teknologjisë së lartë, projekt i financuar nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës dhe Qeveria Shqiptare

Gjatë ditës së sotme ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu firmosi kontratën për fillimin e punimeve të projektit me Fabrizio Puccarelli, drejtor ekzekutiv i kompanisë INSO.

Statusi i plotë:

Firmosja e kontrates per vazhdimin e punimeve per perfundimin e pajisjen e dy kateve te siperme te Godines se Urgjences prane QSUT, ne funksion te Kirurgjise se atyshme, eshte nje zhvillim pozitiv i atij sektori. Projekti i asaj godine, me urgjencen e dy katet ne fjale te kirrurgjise, ka filluar me 2005.

Ndersa ajo godine me repartet e Urgjences, Terapise Intensive, Imazherise, Qendren e Sterilizimit, Laboratorit etj, se bashku me dy katet e siperme ndertim te pjeshem, e me tej per te avancuar e plotesuar me instalimt, pajisjet etj per 7 salla operacioni, repart te dyte terapie intensive, shtreter etj ne sherbim te kirrurgjise, perfundoi me 2010.

Eshte nje kenaqesi per mua, si nje specialist qe ka lobuar ne gjithe keto vite per avancimin e ketij projekti te rendesishem, te nisur me 2005, te konstatoj se ne muajt ne vazhdim do te procedohet konkretisht me punimet aty.

GEZIMI I VERTETE DO TE JETE KUR TE PERFUNDOJE E TE VIHET NE EFICIENCE.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë