Sektori i energjisë elektrike mori pjesën më të madhe të investimeve të brendshme me 2014, me rreth 52 miliardë lekë nga 182 miliardë lekë të investuara në total. Ulja e cmimit të naftës dhe mineraleve në tregjet ndërkombëtare e nxorën sektorin e industrisë në plan të dytë për investime qysh në vitin 2014, tendencë e cila ka vijuar edhe më 2015.
Investimet në këtë sektor, sipas të dhënave të INSTAT, në anketën strukturore të ndërmarrjeve arriten ne 38 miliardë lekë më 2014, ose rreth 21 për qind e totalit.
INSTAT raporton se, përsa i përket investimeve dallohet një rritje e tyre prej 11,3 për qind në vitin 2014, ku investimet nga ndërmarrjet kapën vlerën 181 miliardë lekë, në krahasim me 163 miliardë lekë që u investuan në 2013.
Ndryshe nga treguesit e tjerë, prodhuesit e të mirave dhanë kontributin më të madh në rritje duke përbërë 69,7 për qind të investimeve gjithsej për 2014 nga 56,9 përqind që përbënin në 2013.
Investimet në industrinë përpunuesë zunë 9 miliardë lekë ose 5 % të krejt investimeve.
Në sektorin e ndërtimit investimet arritën në 25 miliardë lekë ose 14 % të totalit të ndjekura nga investimet në transport dhe komunikacion me 20 miliardë lekë ose 11 për qind e totalit të investimeve.
Hotelet dhe restorantet pavaresisht se, zënë një pjesë të madhe të ndërmarrjeve aktive, për nga investimet rradhiten të fundit. Më 2014 hotelet dhe restorantet investuan vetëm 1, 2 miliardë lekë ose 0.7 për qin e krejt investimeve./MONITOR/
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com