Investimet e huaja për vitin që lamë pas u shoqëruan me një trend rritës krahasuar me vitet e mëparshme, sipas kreut të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Genti Beqiri.

Megjithatë, i mbetet Bankës Qendrore të nxjerrë treguesit e plotë të fluksit të investimeve të huaja në vendin tonë. Beqiri tha për mediat se ky 6 mujor do të shënojë hapa të dukshëm në thithjen e investimeve të huaja duke e konsideruar AIDA-n si një pikë kyçe, ku të gjitha bizneset duhet të kenë një takim të parë për të hapur aktivitetin e tyre në Shqipëri si pasojë edhe e lehtësive që sjell ligji për investimet e huaja.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)