Investimet e reja, Bashkia e Tiranës shtron rrjet të ri ujësjellësi në tre zona të kryeqytetit

Investimet e reja, Bashkia e Tiranës shtron rrjet të ri ujësjellësi në tre zona të kryeqytetit

Punonjësit e Ujësjellësit po punojnë intensivisht në disa prej rrugëve të kryeqytetit për furnizimin sa më cilësor me ujë të pijshëm. Pas investimit të kryer në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Dalip Zavalani”, punonjësit e terrenit janë në zbatim të projektit në rrjetin e ujësjellësit në rrugën "Dritan Hoxha". 

Gjithashtu, Bashkia e Tiranës po punon në rrjetin e shpërndarjes në rrugën “Artan Lenja”, pranë Fushës së Aviacionit.

Një tjetër lagje që ka përfituar nga investimet e UKT është edhe ajo përgjatë rrugës "Bako Dervishaj". Edhe në këtë lagje grupet punës të UKT po kryejnë një investim të ri në rrjetin e shpërndarjes, duke sjellë një furnizim më të mirë dhe më cilësor të banorëve.

Në këto rrugë po punohet me ritme të shpejta për të përfunduar në kohë investimet e nisura, sipas të gjithë parametrave bashkëkohorë dhe me cilësi më të mirë. Falë rrjetit të ri të ujësjellës-kanalizimeve, tashmë banorët e këtyre zonave do të përfitojnë rritje të ndjeshme të kapacitetit të furnizimit me ujë të pijshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit