Fier/ Vjedhja e zyrtares së lartë, Balla: Llumi duhet pastruar, drejtësia po funksionon

Fier/ Vjedhja e zyrtares së lartë, Balla: Llumi duhet pastruar, drejtësia po funksionon

Taulant Balla në Fier

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla nga Fieri u ka shpallur aksionin e ri politik për zgjedhjet vendore ka shprehur opinionin e tij edhe për skandalin e vjedhjes se 520 mije eurove që implikojnë edhe një ish zyrtare te qeverisë.  

"Llumi duhet pastruar dhe drejtësia po funksion. Kjo çështje i takon drejtësisë. Duhet të marri fund kjo kohë kur  ne i bëjmë gjyqin njëri-tjetrit, është standard që po përpiqem ta implementoj, edhe Sali Berisha të më dal të më thotë që kam ngritur një akuzë dhe se kam çuar në prokurori. Edhe për rastin në fjalë, ka ardhur koha të presim hetimet.”- tha Balla.

Duke ju rikthyer procesit te nisur në PS për zgjedhjet vendore Balla ka dhënë detaje mbi aktivitetin e strukturave të PS për të përmbushur synimin e fitores në zgjedhjet vendore të këtij viti.

“Partia socialiste për këtë qëllim është edhe në proces konsultimi që nga anëtarësia dhe strukturat e PS por edhe me qytetarin për zgjedhjen e kandidatit qe do përfaqësojë PS në bashkitë e qarkut Fier. Ne po vlerësojmë edhe kandidatura alternative por ajo që është më e rëndësishme është puna që është bërë në këto vite nga drejtuesit vendore.”- tha Balla.

Ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetaj, Alda Klosi sipas të dhënave që Shqiptarja.com disponon është pronare dhe bashkëpronare e 7 pasurive të paluajtshme në Shëngjin dhe në Tiranë. Dy apartamente në Shëngjin në pronësi të saj i ka marrë me kontratë dhurimi në tetor 2021 dhe nuk dihet nga kush janë dhuruar dhe as rrethanat. Në kryeqytet Klosi është bashkëpronare në 3 apartamente, dy truall me sipërfaqe 376 m2 dhe makinë Toyota RAV4, e vitit 2013. Mbetet për t'u parë nëse Alda Klosi, si subjekt i deklarimit të pasurive, i ka deklaruar apo jo paratë që mbante në banesë, bizhuteritë si dhe pasuritë e paluajtshme në Shëngjin dhe Tiranë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 11/01/2023 17:59

    Taulant Daçiçi shqipfolës, vrasësi me pages

    Përgjigju
  • Taos: 11/01/2023 16:58

    Hahhhahaha drejtsia e pastrueses. Do te vij ora edhe ty zoti balla se skeni ku ti fshihni aq shume sa keni vjedh.as me betonin as me miq e shoke.

    Përgjigju
  • Alb: 11/01/2023 15:49

    Cit tao tao ekspert llumrash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Art, kulturë dhe spektakël/ Krishtlindjet në Oborrin Shkodran!

Art, kulturë dhe spektakël/ Krishtlindjet në Oborrin Shkodran! "Grinchmas" në sheshin “Skënderbej” sjell muzikën më të mirë elektronike