TIRANË- Një shumë prej 120 mijë eurosh ka qenë fundi i sagës së vjedhjeve të Rozeta dhe Havier Dobit, nënë e bir të cilët u kapën pas denoncimit të pronares së banesës Alda Klosi në rrugën e ‘Kosovarëve’ në Tiranë. Por mesa duket, telashe nuk kanë pasur vetëm sanitarja Rozeta Dobi dhe djali i saj, adhurues i jetës së luksit, por edhe Klosin, e cila rezulton të ketë qenë Shefe e Kabinetit të ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj. Për 42-vjeçaren kanë nisur hetimet lidhur me shumën e majme të parave të gjetura në banesën e saj.

Sa u përket dy hajdutëve, pastrueses së familjeve VIP i gjenden në shtëpi rreth 500 mijë euro, teksa u arrestua së bashku me të birin pas denoncimit të zyrtares Alda Klosi për vjedhjen e 120 mijë eurove. Ditën e sotme përpos shifrës në banesën e Klosit, i janë sekuestruar 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat i kishin fshehur në tubin e aspirimit të banesës së tyre. Sipas gazetarit së Report Tv, Sokol Dema, burimi i këtyre parave mendohet të ketë qenë nga grabitje të ndryshme të banesave nga të cilat, dyshja vidhte çdo gjë me vlerë. Nënë e bir dyshohen si hajdutët e shumë vjedhjeve të cilët ende nuk u është gjetur autori.

Rozeta Dobi së bashku me të birin pasi vodhën paratë në banesën në rrugën e Kosovarëve, një zonë e shtrenjtë në kryeqytet, kanë blerë edhe 2 makina Benz, të cilat 23-vjeçari i reklamonte në rrjetet sociale. Po ashtu policia ka sekuestruar edhe një makinë të tretë që përdorej nga i riu si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi.

Havier Dobi, 23-vjeçari i arrestuar nën akuzën e vjedhjes bashkë me të ëmën Rozetën, ishte frekuentues i lokaleve dhe restoranteve të shtrenjta në kryeqytet. Pavarësisht se nuk kishte një punë të mirëfillitë që të justifikonte shpenzimet e shfrenuara, i riu nuk e vriste asnjëherë mendjen kur dilte. Në rrethin e personave që e kishin njohur së fundmi ai trajtohej si njeri i pasur dhe madje ishte dorëlëshuar edhe për miqtë e shokët e tij. Por të habitur kanë mbetur miqtë e tij të hershëm, të cilët e kanë njohur të riun në të dyja kohët, edhe atë të 'mjerimit' dhe atë të 'luksit'.

Kush është Alda Klosi: 

Alda Klosi 42 vjeç është nën hetim për pastrim parash nga Prokuroria e Tiranës pasi në banesën e saj u vodhën 120 mijë euro përpos sendeve të tjera me vlerë. Ka qenë denoncimi i vetë Klosit që duket se i ka hapur telashe 42-vjeçares. 42-vjeçarja ka qenë shefe kabineti e ish zv, kryeministrit Arben Ahmetajt ndërsa aktualisht Report Tv mëson se është zyrtare në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.

Dinamika e ngjarjes, si u grabit shefja e kabinetit:

Gjithçka nisi pas denoncimit për vjedhjen e banesës te “Rruga e Kosovarëve” nga zyrtarja shtetërore Alda Klosi, të cilët duket se zbulimi i vjedhjes së shtëpisë i ka sjellë edhe pasoja hetimore.

120 mijë euro u referua se janë vjedhur në shtëpinë se Alda Klosi. Por shuma kap një vlerë shumë të lartë krahasuar me të ardhurat e saj si e punësuar në shtet dhe përse i mbante në banesë një shumë të tillë.

Pastruesja e banesës së Klosit, Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier, prej të shtunës janë vënë në prangat e policisë dhe pritet që ditën hënë të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Të dy këta persona, nënë e bir, akuzohen se kanë vjedhur disa banesa, ku 49-vjeçarja punonte si pastruese. Policia bën me dije se gjatë kontrollit të banesën e dy të arrestuarve, janë gjetur të fshehura edhe te tjera para si dhe sende me vlere që kapin vlere të konsiderueshme në tubin e aspirimit të kuzhinës.

Sipas skemës së zbuluar nga policia, Rozeta e cila punonte si pastruese prej 20 vjetësh, në bashkëpunim me djalin e saj, vidhte të pasurit duke shfrytëzuar momentin kur pronarët nuk ndodheshin aty, përmes çelësit që kishte kopjuar. I biri i pastrueses reklamonte në rrjetet sociale jetën e tij të luksit, duke treguar para kesh, makina, varëse floriri e rroba të shtrenjta, por në rrethin e tij miqësor ai shprehej se makinat i kishte marrë me qira.

Ndërkohë banesa e fundit e grabitur nga nënë e bir me 120 mijë euro, i përket shefes së kabinetit të ish ministrit Ahmetaj, Alda Klosi. Burimet bëjnë me dije se policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet pasurore edhe për Klosin dhe mënyrën se si i ka siguruar të ardhurat në vlera kaq të larta.

Por vjedhja e shtëpive të zyrtarëve, prokurorëve, gjyqtarëve, deputetëve apo të afërmëve të tyre nuk është denoncuar më herët. Të gjitha banesat që janë vjedhur në muajt e fundit dhe që kanë mbetur të pazbardhura janë në fokus të hetimeve, mbi dyshimin se mund të jetë autor dy të arrestuarit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:47
Iu gjetën rreth 500 mijë euro në shtëpi, kush është pastruesja që bënte namin në shtëpitë e punëdhënësve

1673210555_Screenshot3.jpg

Në foto është Rozeta Dobi, gruaja e cila bashkë me djalin e saj Havier, tashmë janë vënë në prangat e policisë për shkak se dyshohen se kanë vjedhur disa qindra mijëra euro në shtëpitë ku ajo punonte si pastruese.

Të dy kanë vjedhur në total rreth 500 mijë euro nga disa banesa, ku 49-vjeçarja punonte.

Ora 18:28
I morën 120 mijë euro, zyrtarja: Ja si më vodhi pastruesja, i kisha të deklaruara dhe për xhaxhain e sëmurë

Alda Klosi, e cila ka mbajtur postin e shefes së kabinetit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, ka folur sot për vjedhjen në banesën e saj nga pastruesja e djali i saj, një vjedhje mbi 120 mijë euro.

Klosi ka thënë se ka qenë ajo vetë që ka bërë denoncimin për policinë dhe se të gjithë shumën e kishte të deklaruar. Madje ajo tregon se shumën e kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait të saj i cili sipas saj është në gjendje të rëndë në spital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Lekët i kam të gjitha të deklaruara. Lekët i kisha për një rast fatkeqësie, për xhaxhin tim që e kam me tumor. Ndodhet në SHBA. I kemi gjetur, mbledhur lekët për këtë rast. Unë kam qenë në Amerikë. Denoncimin e bëra vetë. E kisha punësuar prej 5 vitesh. Ajo ka bërë masakër në hapjen e derës. Ka inskenuar një skemë llahtari. Ka inskenuar vjedhjen. Banesa është hapur me çelës. Por ajo e inskenoi. Kishte inskenuar sikur ishte grabitje. Hedhur rrobat, shqyer dollapi”, ka thënë ajo për ‘5pyetjet.al’.

Policia arrestoi sot Rozeta dhe Havier Dobin, ndërsa brenda banesës së tyre sot u zbuluan edhe 404,800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të gjitha të fshehura në tubin e aspirimit.

Ora 13:57
Nënë e bir grabitën mbi 500 mijë €, justifikimi i Havier Dobit para shokëve: Makinat i marr me qira

1673182684_111.jpg

Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier, tashmë janë vënë në prangat e policisë dhe pritet që ditën e nesërme të dalin para trupës gjykuese për t’u njohur me masën e sigurisë, raporton gazetari i Report Tv, Sokol Dema.

Të dy këta persona akuzohen se kanë vjedhur në total rreth 500 mijë euro nga disa banesa, ku 49-vjeçarja punonte si pastruese.

Havier Dobi në rrjete sociale paraqitej si adhurues i jetës së luksit, makinave të shtrenjta. Para shokëve, i riu thoshte se makinat i merrte me qira, në mënyrë që të mos nxiste dyshime për vjedhjet që bënte së bashku me të ëmën e tij Rozeta Dobi e cila punonte si sanitare. Dyshja u kapën për shifrën 120 mijë euro të gjetura në banesën e Alda Klosit, e cila ishte shefe e kabinetit të zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj.  

Ora 13:27
Ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt iu vodhën 120 mijë euro, Berisha: Policia e mbajti të fshehtë

1673087415_gSGsg.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për zbardhjen e vjedhjes në Tiranë, ku ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt i janë vjehdur 120 mijë euro në banesë. Berisha shkruan se Policia e mbajti të fshehtë identitetin e Alda Klosit për të mos u zbuluar se ka qenë shefe e kabinetit të Arben Ahmetajt.

“Shuma përrallore vidhen tek këshilltarja e kryeministrisë! Nënë e birë kishin vjedhur tek zyrtarja e lartë Kryeministrisë qindra mijëra euro. Policia në komunikatën e saj mban sekret emrin e zyrtares së vjedhur Alda Klosit, ish shefe e kabinetit të zv.Kryeministrit famoz Arben Ahmetaj, tani këshilltare në kryeministri mbasi del problem origjina e parave të vjedhura.

Burime dixhitale nga policia njoftojnë se shuma e gjetur tek nënë e birë është deri tani mbi 540 mijë euro. Kjo është shuma më e madhe e kapur ndonjëherë hajdutëve. Sipas këtyre burimeve hajdutët, parat i kanë gjetur të fshehura në dy dyshekë. Ndërkohë policia ka marrë urdhër i prerë të mos përmendet emri i këshilltares së Kryeministrisë të zhytur në euro smeralde, safire flori dhe rubinë”, shkruan Berisha.

Ora 13:27
Tiranë/ Iu vodhën 120 mijë € nga pastruesja, ja ndryshimi drastik i ish shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt

1673180874_222222222.jpg

Ndryshimi drastik në fotot që qarkullojnë në arkiva të Alda Klosit janë mjaft të dukshme. Ish shefja e kabinetit duket se është kuruar në imazhin e saj me ndërhyrje kirurgjikale.

Ora 13:01
I vodhën 120 mijë euro ish shefes së kabinetit të Ahmetajt, nënë e bir pranojnë krimin! Dyshohen si autorë të vjedhjeve të tjera

1673179308_1673085437dobi.jpg

Policia ka dyshime se nënë e bir nuk janë vetëm autorë të vjedhjes së banesës në Rrugën e Kosovarëve, por edhe në banesa të tjera për shkak të shumave të mëdha që janë gjetur. Në marrjen e parë në pyetje pas arrestimit Rozeta e Havier Dobi kanë pranuar vjedhjen në banesën e Klosit, teksa pas gjetjes së parave të tjera pritet të ketë një tjetër seancë për marrje në pyetje. Të gjitha banesat që janë vjedhur në muajt e fundit dhe që kanë mbetur të pazbardhura kanë në fokus të hetimeve, mbi dyshimin se mund të jetë autor nënë e bir.

Ora 12:54
Pastruesja i vodhi 120 mijë euro, nën hetim edhe pronarja e shtëpisë Alda Klosi! Ish shefja e kabinetit të Ahmetajt

1673179139_1111.jpg

Nën hetim për vjedhjen e një shumë me vlerë me 120 mijë euro është edhe pronarja e banesës, Alda Klosi ishte me pozicion si Shefe e Kabinetit të ish zv kryeminisrit Arben Ahmetaj. Aktualisht, pas shkarkimit të Ahmetaj, Alda Klosi është zyrtare e lartë në Ministrinë Ekonomisë dhe Financave.  

Sa u përket dy hajdutëve, pastrueses së familjeve VIP i gjenden në shtëpi rreth 500 mijë euro, teksa u arrestua së bashku me të birin pas denoncimit të zyrtares Alda Klosi për vjedhjen e 120 mijë eurove. Ditën e sotme përpos shifrës në banesën e Klosit, i janë sekuestruar 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat i kishin fshehur në tubin e aspirimit të banesës së tyre. Sipas gazetarit së Report Tv, Sokol Dema, burimi i këtyre parave mendohet të ketë qenë nga grabitje të ndryshme të banesave nga të cilat, dyshja vidhte çdo gjë me vlerë. Nënë e bir dyshohen si hajdutët e shumë vjedhjeve të cilët ende nuk u është gjetur autori.