Investimet në zonat rurale, Bashkia e Tiranës rehabiliton rrugën për në fshatin Dritas

Investimet në zonat rurale, Bashkia e Tiranës rehabiliton rrugën për në fshatin Dritas

Punimet ne fshatin Dritas

Paralelisht me investimet brenda qytetit, fokusi i punës së Bashkisë së Tiranës ka qenë edhe përmirësimi i infrastrukturës dhe i shërbimeve në zonat rurale.

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rehabilitimin e rrugës për në fshatin Dritas në njësinë administrative të Zall-Herrit, duke zgjidhur një problem disavjeçar të këtyre banorëve që ishin të detyruar të kalonin përmes gropave dhe baltës duke e bërë pothuajse të pamundur kalimin në këtë rrugë. 

Mjetet e rënda dhe punonjësit po hedhin edhe shtresat e para të asfaltit duke hapur në këtë mënyrë një perspektivë të re zhvillimi për gjithë këtë zonë, thotë bashkia e Tiranës.

Kjo rrugë jo vetëm do të lehtësojë lëvizjen e automjeteve, por në të njëjtën kohë do të afrojë edhe më shumë banorët që tregtojnë produktet bujqësore të zonës me tregjet e Tiranës.

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në zonat rurale, shoqërohet me rritje dhe diversifikim të prodhimit bujqësor, që në periudhën afatgjatë rrit të ardhurat dhe përmirëson cilësinë e jetës së banorëve të këtyre zonave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës