Pas qëndrimit në rrugën pranë Parlamentit, grupi i vogël i protestuesve të lëvizjes “Flamingo” është nisur në këmbë drejt Kryeministrisë.

Aktivistët po ecin përgjatë rrugës që të çon drejt Bashkisë së Tiranës, për të marrë më pas drejtimin e Kryeministrisë, ku pritet të vijojnë protestën kundër qeverisë dhe të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.


Lajmi kryesor:

Pas Ministrisë së Arsimit, ‘Flamingot’ mblidhen pranë Kuvendit, policia bllokon rrugën me kordon! Pjesëmarrje e ulët në të dyja tubimet (VIDEO)